Shqipëria (si dikur Arbëria), vendstrehim i dy opozitave të huaja

, Shqipëria (si dikur Arbëria), vendstrehim i dy opozitave të huaja

38 470 është numri i gulenistëve të dënuar në Turqi së fundmi. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Hurriyet” e cila shton se listës së anëtarëve të organizatës së Fetullah Gulen i pasojnë kurdët e Partisë Popullore dhe anëtarë të Shtetit Islamik.
Gazeta i referohet të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme titullari i të cilës, Soylu ka deklaruar se vetëm në vitin 2017 në Turqi janë arrestuar për lidhje me Gulenin, 48 305 njerëz.
Kjo është një politikë që prek edhe Shqipërinë – shkruan portali ResPublica.
Shkrimet e shpeshta në gazetën radikale Yeni Akit që sillen edhe në shqip, flasin për ndikime të forta të Gulenit në Shqipëri, sidomos në arsim dhe në drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, sipas Yeni Akit.
Është e pamundur të bësh një vlerësim të rolit dhe shtrirjes së gulenistëve në vendin tonë, por një gjë është e qartë: krahas opozitës iraniane të MEK, muxhahedinëve që strehohen këtu prej vitesh, gulenistët janë grupimi i dytë që gjen strehë në Shqipëri si pasojë e ndjekjes politike në vendin e origjinës.
Nëse për iranianët ka një politikë të qartë nga Tirana zyrtare, për gulenistët nuk dihet mirë se cili është qëndrimi zyrtar.
Ky është një realitet që përsërit deri diku mesjetën, në periudha të së cilës Arbëria konsiderohej edhe si vendstrehimi heretikësh./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button