Si po tenton Moska instalimin e shërbimeve të saj në Kosovë nën maskën e misioneve në manastire

Rusia bën gati kërkesën që pritet të bëhet zyrtare këto ditë. OKB-së do t’i kërkohet që të vendosë që atje ku ndodhet manastiret serbe në Kosovë, të jenë përfaqësues të Moskës që do të qëndrojnë për së paku 10 vjet.

Nëse ndodh kjo,nuk bëhet fjalë vetëm për ndarjen e Kosovës në veri, por për një “marrje peng” nga brenda saj.

Portali i Kremlinit, Sputnik thekson se zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandar Lukasheviç ka lëshuar alarmin se Prishtina kërkon të bllokojë pasuritë e Kishës Ortodokse Serbe, ndaj duhet një masë e menjëhershme e komunitetit ndërkombëtar për ta mbrojtur.

Lukasheviç deklaroi se “Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të përballet me një trajtim të keq.

Shqiptarët në Kosovë po përpiqen të imponojnë një pengesë ekonomike, që të bllokohen pasuritë dhe mjetet që ata sigurojnë të ardhurat ekonomike”, tha diplomati rus në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Lukasheviç ka marrë si shembull Manastirin e Deçanit.

“Pushteti lokal i Kosovës injoron disa vendime, duke përfshirë gjykimet gjyqësore, të cilat vërtetojnë të drejtën pronësore të Manastirit në territorin e rrethuar”, tha diplomati rus.

Lukasheviç ka propozuar krijimin e një trupe të policisë ndërkombëtare që të ofrojë mbrojtjen por edhe mbijetesën ekonomike të Manastirit që ndodhet në krahinën e Gjakovës.

Diplomati i Moskës paralajmëroi se Rusia do të forcojë përpjekjet e veta në mënyrë që të kundërshtohet “nacionalizmi radikal në mesin e shqiptarëve në Kosovë”.

Pritet që ky propozim të bëhet pjesë e një kërkese në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe do të nxitet Beogradi që ta bëjë pjesë e negociatave me Prishtinën.

Ky variant është që ta zhvendosësh Veriun e Kosovës në zemër të saj, duke i kthyer vendbanimet e serbëve në enklava të ngjashme me Republika Srbska, e cilat po ta shohësh në hartë, ka marrë pjesë jo-organike të vendbanimeve serbe.

Loja synon që të krijohen këto vatra në zonën e perëndimit të Kosovës, pikërisht në kufi me Shqipëri, për të ngritur të ashtuquajturat “zona tampon” që prish lidhjen organike të kufirit.

Vendosja e misioneve ruse në Rrafshin e Dukagjinit nuk bën gjë tjetër veçse krijon vatra tensioni pikërisht në kufi me Shqipëri.

Ekziston rreziku që të ngrihen qendra paralele si ajo e Nishit. Në qytetin jugor të Serbisë është ngritur një qendër e quajtur për “emergjencat civile”. Por sipas SHBA dhe BE ajo nuk është gjë tjetër veçse një bërthamë e operacioneve të shërbimeve sekrete.

Nëse në Gjakovë, Deçan, apo manastiret e tjera do të ngrihen misione ruse, ata mund të shndërrohen lehtësisht në “Nishin 2” apo “Nishin 3” e kështu me radhë…(tesheshi)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si po tenton Moska instalimin e shërbimeve të saj në Kosovë nën maskën e misioneve në manastire
Si po tenton Moska instalimin e shërbimeve të saj në Kosovë nën maskën e misioneve në manastire
https://3.bp.blogspot.com/-KdHMxcfRiYc/WodsldNHGDI/AAAAAAAAB-Q/gmfbSXSYrtcEPPEB__m5mutBku5GT1_EQCLcBGAs/s640/sputnik-misioni-540x360.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-KdHMxcfRiYc/WodsldNHGDI/AAAAAAAAB-Q/gmfbSXSYrtcEPPEB__m5mutBku5GT1_EQCLcBGAs/s72-c/sputnik-misioni-540x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-po-tenton-moska-instalimin-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-po-tenton-moska-instalimin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy