Skandali me borxhin e ARMO-s, si e fali Bashkia Mallakastër detyrimin prej 7 milionë dollarësh (Dokumentet)

Një raport hetimor I mbajtur nga Ministria e Drejtësisë në Dhjetor të vitit 2016, lidhur me kompaninë ARMO ka nxjerrë shkelje skandaloze nga institucione të ndryshme shtetërore të implikuara drejtpërdrejtë në historine e borxheve.

Raporti I është dorëzuar asokohe edhe Prokurorisë, por Gjykata e Fierit e ka mbyllur cështjen.
Ndër të tjera në raport, vihet në dukje skandali i Bashkisë Ballsh, e cila ndonëse kishte të drejtën si kreditor preferencial, ka hequr dorë nga debia e ARMO-s, duke pranuar që kjo pagesë t’I bëhet me këste në bazasë të një marrëveshje. Megjithatë, raporti vë në dukje një tjetër sjellje skandaloze të këtij institucioni, është fakti që kjo marrëveshje nuk përcakton se me cilin subject është lidhur.


Në skandalin e shkeljeve të vënë në dukje nga Ministria e Drejtësisë, vërehet edhe mosveprimi I ZVRPP Mallasktër për vendosjen e barrës hipotekore mbi pasuritë e paluajtshme të kompanisë ARMO.
Ndërkohë një tjetër institucion, që gjithhashtu kishte të drejta preferenciale mbi asetet e kompanisë, nuk kthen asnjë përgjigje duke treguar një neglizhencë totale për të marrë detyrimet që I takojnë nga borxhet që I ka kompania



Me poshte , nje pjese e raportit te Ministrise se Drejtesise

Me poshte , nje pjese e raportit te Ministrise se Drejtesise

· Konkluzione

Konkluzionet lidhur me hetimin administrativ të procedurës së tjetërsimit të pasurive të paluajtshme të subjektit “ARMO” sh.a., janë mbështetur në rrethanat e faktit, legjislacionin në fuqi; si dhe analizën ligjore të veprimtarisë së përmbaruesit gjyqësor privat dhe ZVRPP Mallakastër gjatë gjithë procesit të tjetërsimit, nga vendosja e sekuestros konservative mbi 54 pasuri të paluajtshme dhe deri tek shitja në ankand e tyre dhe kalimi i pronësisë tek kreditori – “Banka Credins” sh.a.


Konkretisht konkluzionet e nxjerra janë si mëposhtë:

  • – Janë konstatuar shkelje nga ZVRPP Mallakastër, të analizuara më sipër.
  • – Rezulton se përmbaruesi gjyqësor ka kryer veprimet ekzekutuese në referim të përmbushjes së detyrimit ndaj kreditorit Banka Credins. Megjithatë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimorejanë konstatuar parregullsi, të cilat janë analizuar më sipër në raport.
  • – Mungon njoftimi ngaDrejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë drejtuar QKB lidhur me vendosjen e barrës hipotekore për pasuritëe paluajtshme të subjektit “ARMO”sh.a.
  • – Rezulton se ndaj subjektit debitor janë duke u zhvilluar një sërë procedurash përmbarimore, të cilat do të konkludojnë me tjetërsimin e pasurive, duke sjellë pasoja të tjera financiare lidhur me detyrimet që “ ARMO” sh.a. i ka shtetit si subjekt preferencial në kuptim të K.Pr.Civile.
  • – Lidhur me institucionet e tjera

Në kuadër të analizës së procedurës përmbarimore në tërësi është konstatuar:

(i) Bashkia Ballsh, edhe pse kreditor preferencial, ka hequr dorë nga mundësia për të likuiduar debinë nga “ ARMO” sh.a. nga shumat e nxjerra nga ankandi, duke lidhur një marrëveshje për likuidim me këste të shumës(marrëveshje e përmendur vetëm si numër dhe datë, pa përcaktuar se me cilin subjekt është lidhur kjo marrëveshje);

(ii) mungesa e reagimit gjatë gjithë fazave të ekzekutimit nga institucionet pjesëmarrëse në këtë procedurë(pavarësisht njoftimeve të kryera dhe faktit që 15 % e aksioneve të “ARMO” sh.a. i përkasin shtetit shqiptar).

· REKOMANDIME

 

  • o Rekomandime të përgjithshme

Rregullimi i mëtejshëm i detajuar i procedurës së ankandit, duke krijuar një sistem elektronik online për paraqitjen e të dhënave lidhur me ankandin(regjistrimi i sendeve, njoftimet, paraqitja e dokumentacionit të pjesëmarrësve,etj.) Nëpërmjet këtij sistemi, tëmundësohet gjithashtu kontrolli i procedurës sëzhvillimit të ankandit dhe kalimi i pronësisë mbi sendet.

  • – Rregullimii procedurës së administrimit dhe trajtimit të njoftimeve të organeve tatimore ose organeve të tjera shtetërore, nga zyrat e regjistrimit, në rastet kur pronari i një pasurie të paluajtshme ka detyrime ndaj shtetit, si dhe regjistrimin e akteve të sekuestrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

 

  • o Rekomandime të posaçme

  • – Informimi i Prokurorit të Përgjithshëm, duke i përcjellënjë kopje të raportit për njohje me konkluzionet e nxjerra nga ky hetim administrativ, për vlerësim nëse mund të ketë vend për fillimin e procedimit penal .

 

  • – Vlerësimin për fillimin e procedimit disiplinor ndaj regjistruesit të ZVRPP, Mallakastër, për mos ushtrim të funksioneve dhe mos përmbushje të detyrave, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

 

  • – Informimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në cilësinë e organit mbikqyrës të veprimtarisë bankare në përputhje me ligjin me ligjin nr.8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; me sugjerimin për ndërhyrje në veprimtarinë financiare të bankave të nivelit të dytë gjatë procedurave të ekzekutimit të kredive bankare të siguruara me hipotekë.
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Skandali me borxhin e ARMO-s, si e fali Bashkia Mallakastër detyrimin prej 7 milionë dollarësh (Dokumentet)
Skandali me borxhin e ARMO-s, si e fali Bashkia Mallakastër detyrimin prej 7 milionë dollarësh (Dokumentet)
https://2.bp.blogspot.com/-zS_PH5v5Gkk/WnlolyPW4DI/AAAAAAAARpY/VKUgH9kfKuYRssIKaysuVWM6Ig7rq2yNACLcBGAs/s640/FotoJet-7.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-zS_PH5v5Gkk/WnlolyPW4DI/AAAAAAAARpY/VKUgH9kfKuYRssIKaysuVWM6Ig7rq2yNACLcBGAs/s72-c/FotoJet-7.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/skandali-me-borxhin-e-armo-s-si-e-fali.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/skandali-me-borxhin-e-armo-s-si-e-fali.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy