SKANDALI: U hapet rrugë tre HEC-eve në Osum, pas të cilëve qëndrojnë deputetë e ish ministra

Vendi më i vizituar në Shqipëri për sportet e ujit në turizmin malor, Kanoni i Osumit në Skrapar, është dënuar me vdekje. Qeveria shqiptare po i hap rrugë ndërtimit të tre hidrocentraleve në Bigas dhe Veleshnje, të cilët praktikisht asgjesojnë gjithë industrinë e turizmit në atë zonë.

Edhe pse Kanionet e Osumit janë “Monument Natyre” dhe çdo gozhdë që mund të ngulet aty, ka nevojë për leje nga institucionet përkatëse, kjo nuk i ka penguar autoritetet që të japin lejen ndaj një subjekti privat, i cili do ta shfrytëzoj këtë pasuri publike dhe jetike për vendin për 35 vite.

Qeveria po jep lejet e ndërtimit në kundërshtim me rekomandimin e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi

Injorimi i kundërshtimeve zyrtare për tre hidrocentralet

Të tre hidrocentralet janë bërë pjesë e shqetësimit publik të Ministrisë së Mjedisit qysh në fillim të vitit 2017. Shoqatat e mjedisit kanë tentuar të përdorin autoritetin e Ilir Metës si ish- kryetar Kuvendi për të ndalur masakrën, dhe i kanë formuluar atij shqetësimet për ministrin Lefter Koka.

Por për çudi, Lefter Koka nuk ka “denjuar” t’i kthejë përgjigje shqetësimit të Ilir Metës.

Në letrën që mban datën 9 mars 2017, Meta thekson se ndërtimi i tre hidrocentraleve në kanione do të dëmtojë shumë ndjeshëm mjedisin.

Ndërtimi i tre hidrocentraleve do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme ujëvarat e kanionit “Kaskada e Bigasit”, do të ndikojë negativisht në ekosistemin e kanioneve të Skraparit, do të shkatërrojë florën dhe faunën përreth dhe do të cenojë aktivitetin turistik të kësaj zone të mbrojtur, do të ndotë mjedisin e do të dëmtojë tokën duke nxitur degradimin e saj mjedisor, do të pengojë zhvillimin e natyrshëm të biodiversitetit dhe do të shkaktojë një impakt negativ social për komunitetin që jeton në atë zonë të rëndësishme”, shkruhet në letrën e Ilir Metës, që i drejtohet ish-ministrit Lefter Koka, ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Letër kjo që ka mbetur pa një përgjigje nga personat që u është adresuar! Është pak e çuditshme se si një ministër i LSI nuk ka denjuar të përfillë shqetësimin e kryetarit të LSI dhe i vetmi shpjegim, është se pas hidrocentralit është një tjetër ish- ministër dhe deputet i LSI, i cili ka zgjidhur problemin me shefat e partisë. Enigmë është përse Edi Rama dhe Gjiknuri vazhdojnë të respektojnë këtë marrëveshje shkatërruese për mjedisin.

Klosi kërkesë Gjiknurit: Rishiko lejet e konçesioneve

Një vit me vonë, pikërisht në fillim të janarit 2018, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i dërgon një kërkesë ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të rishikuar lejet e koncesioneve të dhëna për t’u ndërtuar afër kanioneve të lumit Osum.

Në kuadër të rishikimit të disa lejeve të dhëna për aktivitete që kanë ndikim të madh në mjedis dhe bien ndesh me legjislacionin mjedisor, ju bëj me dije se kemi evidentuar rastin e kompanisë “HP Bigas & Veleshnja Energy” me vendndodhje në derdhjen e përrenjve Bigas dhe Veleshnje që përfundojnë në Kanionet e lumit Osum.

Nga shqyrtimin i vendimeve të marrë më parë sipas koordinatave të vendosura rezulton se ujërat nuk shkarkohen në Përroin Bigasit për HEC-in Bigas, por në fshatin Dhorës ku kalon një përrua tjetër ai i Dhorasit, dhe kuota është mbi 500 metra. Kjo shkel pikën e kushteve të lejes nga Këshilli Kombëtar i Ujit që duhet të shkarkojë ujin në të njëjtin përrua, dhe nga ana tjetër duke mos respektuar kuotat e dhëna bën absurd funksionin e tij hidrik.

Gjithashtu, vendimi i ish- Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake, thotë se “subjekti të kryej aktivitetin vetëm brenda koordinatave të dhëna në kontratën koncesionare dhe kontratat shtese”, gjë që e bën të pavlefshme lejet e tjera që kontradiktojnë ng këto koordinata.

Gjithashtu leja për përdorimin e ujit që jepet nga KKU-ja mungon për HEC-in Veleshnje dhe për këtë arsye propozojmë se për këtë HEC nuk duhet të jepet leja e ndërtimit” thuhet në letrën që ministri Klosi i dërgon kolegut të tij Gjiknuri, për rastin në fjalë.

Më tej shpjegohet se këto HEC-e do të ndërtohen në përrenjtë që janë tributar të lumit që formon kanionet e Osumit, me statusin me të lartë të mbrojtjes mjedisore si Monumente Natyre të shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2002, dhe do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në jetesën e këtij fenomeni unikal natyror të vendit tone, tashmë edhe një nga atraksionet turistike më të frekuentuar, duke dëmtuar ndër të tjera edhe ujvarën më të bukur të kanionit, Ujvarën e Bigasit.

Në të njëjtën linjë edhe drejtori i Përgjithshme i Agjencisë kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, i ka dërguar një memo sqaruese ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ku shpjegon se AKZM ka identifikuar disa parregullsi që lidhen me mospërputhjen e vendndodhjes sipas koordinatave me lejet e marra, të cilat janë në kundërshtim me miratimin e dhënë dhe i bëjnë të pavlefshme vendimet e ish- Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake.

Siç shihet, situata alarmante ka shkuar deri të shkresat, ndërsa nuk është nisur asnjë veprim konkret.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka kthyer një përgjigje, e pyetur nga shoqatat mjedisore, ndërsa ka hedhur një hap përpara për ndërtimin e HEC.

SHËNIM: Kanionet dhe një marrëzi pa fund e qeverisë shqiptare!

Kanionet e Osumit janë kthyer në trendin turistik vitet e fundit në Shqipëri.

Për të huajt rafting, kanotazhi, zbritja e ujëvares së Bigasit me litarë, eksplorimi dhe vëzhgimi i natyrës së egër që bëhet në atë zone, janë disa nga aktivitetet më të preferuara.

Ndërkohë, viti 2017 ka qenë një sukses i padiskutueshëm për turizmin e aventurës në Shqipëri.

Mbi 7 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar kanionet shqiptare në vitin 2017, një numër ndjeshëm në rritje krahasuar me vitet e kaluara për aktivitete sportive dhe 2 herë më shumë për të parë kanionin dhe shijuar ushqimin e shijshëm dhe traditat autentike të Skraparit mikpritës.

Në shumë shkrime dhe raporte që janë bërë në mediat e huaja, turistët e huaj janë të magjepsur pas Shqipërisë, veçanërisht kanioneve të Osumit e luginës së Vjosës.

E njëjta situatë si në Osum po përsëritet në Kanionin e Nivicës në Kurvelesh, një nga perlat e malësisë së jugut, si dhe në lumin e Zagories dhe Grykë të Mezhgoranit, ku po ashtu qeveria po avancon lejet për disa subjekte.

Nga të gjitha pikëpamjet, ndërtimi i HEC të vogla është një dështim në tregun e liberalizuar të energjisë, por ndërtimi i tyre në zona me potencial turistik është një shkatërrim dhjetëfish, pasi je duke prishur një industri të ngritur në shërbim të komunitetit, për ta kthyer në një biznes shkatërrues me përfitim për një apo dy persona me pushtet./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: SKANDALI: U hapet rrugë tre HEC-eve në Osum, pas të cilëve qëndrojnë deputetë e ish ministra
SKANDALI: U hapet rrugë tre HEC-eve në Osum, pas të cilëve qëndrojnë deputetë e ish ministra
SKANDALI: U hapet rrugë tre HEC-eve në Osum, pas të cilëve qëndrojnë deputetë e ish ministra
https://3.bp.blogspot.com/-7HTDm0pPXfs/WnwTL1pS8II/AAAAAAAAR7c/XeAMkJFaJF0e0648AP3gyLYCeQi7mzx8wCLcBGAs/s640/kanioni-Osum-824x540.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-7HTDm0pPXfs/WnwTL1pS8II/AAAAAAAAR7c/XeAMkJFaJF0e0648AP3gyLYCeQi7mzx8wCLcBGAs/s72-c/kanioni-Osum-824x540.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/skandali-u-hapet-rruge-tre-hec-eve-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/skandali-u-hapet-rruge-tre-hec-eve-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy