Sulmohet Ambasada e SHBA në Malin e Zi. Agresori ish-ushtarak i Millosheviçit, hedh veten në erë

Ambasada amerikane në Podgoricë është sulmuar me bomba. Autori, është identifikuar ai quhet Dalibor Jaukovic, 43 vjeçar me origjinë serbe, ish-ushtarak, i dekoruar nga Sllobodan Milosheviç në vitin 1999. Autori ka vrarë edhe veten gjatë sulmit. Policia malazeze ka shtuar sigurinë në të gjithë vendin, ndërsa ambasada amerikane ndërpreu shërbimet konsullore.

Policia malazeze ka identifikuar Dalibor Jaukovic, 43 vjeç, si personin që hodhi një granatë në ambasadën amerikane në Podgoricë dhe më pas hodhi edhe veten në erë. Jaukoviq, sipas mediave malazeze, ka jetuar në Podgoricë ndërsa ka lindur në Kraljevë.

Sipas tyre, ai ka shërbyer në radhët e ushtrisë jugosllave edhe në Kosovë dhe është nderuar me një medalje për merita për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës Federale të Jugosllavisë në 1999 nga vetë presidenti i atëhershëm Sllobodan Milloshevic.

Në motivacionin e dekoratës që i është dhënë atij, shkruhej ‘për merita të veçanta në kryerjen e detyrave në mbrojtje dhe siguri’. Shpërthimi, për të cilin policia konsideron përgjegjës Jaukovic, ndodhi pak pas mesnate. Nuk është ende i qartë motivi i këtij sulmi dhe as nëse ai synonte të shkaktonte viktima.

Sidoqoftë, Prokurorja e përgjithshme Tanja Colan Deretic, thotë se do të ketë një hetim të plotë.

“Njësitë e posacme kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin, janë veçuar disa prova që do ti nënshtrohen ekspertizës ndërsa një trup i pajetë ndodhet në morg”, është shprehur Tanja Colan Deretiç, kryeprokurore.

Vetë ambasada ka këshilluar shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambientet e saj. “Shmangeni ambasadën deri në lajmërimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e saj të internetit.

Incidenti në Podgoricë ndodh saktësisht dhjetë vjet pasi demonstruesit sulmuan dhe dogjën ambasadën amerikane në Beograd, në shenjë kundërshtimi ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sulmohet Ambasada e SHBA në Malin e Zi. Agresori ish-ushtarak i Millosheviçit, hedh veten në erë
Sulmohet Ambasada e SHBA në Malin e Zi. Agresori ish-ushtarak i Millosheviçit, hedh veten në erë
https://2.bp.blogspot.com/-2xHAzDHGzyg/Wo7wl5_KJsI/AAAAAAAATWA/a3AtyXxQJMogA3FWNMEgRdNl5akwf8bCACLcBGAs/s640/pg.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-2xHAzDHGzyg/Wo7wl5_KJsI/AAAAAAAATWA/a3AtyXxQJMogA3FWNMEgRdNl5akwf8bCACLcBGAs/s72-c/pg.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/sulmohet-ambasada-e-shba-ne-malin-e-zi.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/sulmohet-ambasada-e-shba-ne-malin-e-zi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy