Surprizon shqiptarja, paraqitet me plis në kokë para Trump në Kongresin Amerikan

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptar, është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimin e Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën më 30 Janar 2018, shkruan Indeksonline.

milicaj

Të ftuarit e Presidentit Trump, ishin njerez emocionalisht të fuqishëm si shembuj të vlerave, në të cilat shumica e amerikanëve besojnë, do të thoshte pas këtij fjalimi të rëndësishëm të Presidentit të SHBA, ish drejtuesi i të dy Dhomave të Senatit e Kongresit Newt Greenwich, duke shtuar se : Impakti i historive të tyre personale lidheshin me principe më të mëdha që fjalimi kërkonte të frymëzonte. Ata nuk ishin vetëm të ftuar emocionalë. Ata ishin të ftuar didaktikë, historitë e të cilëve na mësuan diçka rreth vetes tonë dhe rreth vlerave që e bëjnë Amerikën unike dhe të jashtëzakonshme”.

Ish- këshilltaria në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptar, tërhoqi vemendjen e Presidentit Trump edhe gjatë fushatës së tij, për kandidat nga partia republikane, për President.

Ajo u citua një vit më nga presidenti Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Vete Presidenti Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.

Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruante një vit më parë gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.

“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

Mirëpo kësaj rradhe shqiptaro amerikania Lisa Milicaj, jo vetëm që ka marrë pjesë së bashku me Harry Bajraktarin një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, së bashku me kongresitin demokrat Eliot Engel dhe bashkëshorten Patty, por ka vendosur mbi kokë në mes sallës së Kongresit dhe Senatit, gjatë Fjalimit të Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plisin e bardhë të Kosovës, dhe ka pozuar duke bashkuar dy pëllëmbat e dyarve, duke bërë kështu edhe simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalë së gjatë vuri theksin tek gjendja e mirë ekonomike dhe bëri thirrje për përpjekje dypalëshe lidhur me emigracionin, gjatë fjalimit të tij të martën në mbrëmje mbi gjendjen e vendit.

Fjalimi i tij përpara të dy dhomave të Kongresit erdhi një vit pasi Donald Trump ka marrë detyrën e Presidentit dhe rreth një javë nga debatet mbi buxhetin dhe politikën që duhet ndjekur në raport me një grup emigrantësh që kanë ardhur në Amerikë ilegalisht në moshë të mitur. Debatet çuan në mbylljen për tre ditë të qeverisë.

Presidenti Trump foli mbi çështje që lidhen me punësimin, ekonominë dhe reformën e taksave, si dhe kërkojë ligjvënësve të miratojnë planin e tij prej triliona dollarësh mbi infrastrukturën.

Ai foli gjithashtu për çështje të sigurisë kombëtare, përfshirë aktivitetin bërthamor dhe programin e raketave të Koresë së Veriut, si dhe nevojën për politika të drejta tregtare, njoftojë në komentin e saj Zëri i Amerikës, emisioni televizivë Ditari në shqip..

Mirëpo, për të gjithë ato vende që preken nga fjalimi i Presidentit, jo me pak vemendje është ndjekur edhe ajo pjesë e fjalimit, të tij, kur Presidenti i SHBA, Donald tha se :”Asnjë dollar për ata që votuan kundër nesh në OKB më 20 Dhjetor 2017”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me këtë rast edhe një herë ka paralajmëruar ndërprerjen e fondeve për të gjitha ato shtete, që simbas tij nuk votuan rezolutën e Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Në fjalimin e tij, Trump ka qenë shumë i ashpër me vendet që dolën kundër nismës së SHBA dhe qëndrimit të tij si President i vendit. “Kush votoi kundër nesh nuk ka pse përfiton nga paratë amerikane! Ndihma jonë për miqtë e jo për armiqtë e Amerikës”,- është shprehur Trump.

Ai tha se do t’i kërkonte Kongresit që nisma për ndërprerjen e fondeve për këto shtete, rreth 20 miliardë dollarë, të shoqërohej dhe me ndryshimet ligjore.

Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dihet se kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën, qeverinë e Edi Ramës.

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, e cila është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimin e Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideruar nga disa media në Shqipëri, si mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë, për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin, më 21 Dhjetor 2017./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Surprizon shqiptarja, paraqitet me plis në kokë para Trump në Kongresin Amerikan
Surprizon shqiptarja, paraqitet me plis në kokë para Trump në Kongresin Amerikan
https://4.bp.blogspot.com/-cPVPnkM5sRs/WnbNFa1ep1I/AAAAAAAARYQ/6ZbOinfkRf81TF68URhwmbnhSiIL_yrLQCLcBGAs/s640/lisa.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-cPVPnkM5sRs/WnbNFa1ep1I/AAAAAAAARYQ/6ZbOinfkRf81TF68URhwmbnhSiIL_yrLQCLcBGAs/s72-c/lisa.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/surprizon-shqiptarja-paraqitet-me-plis.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/surprizon-shqiptarja-paraqitet-me-plis.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy