Telegraph Travel: Shqipëria në 10 destinationet turistike të paragjykuara

Destinacionet nuk rezultojnë gjithnjë kënaqësi dhe kjo na bën që të gjykojmë një vend sipas reputacionit. Parisi duhet vizituar në pranverë; destinacionet me det në verë, etj. Për udhëtimet, ekspertet sugjerojnë se duhet zgjedhur momenti i duhur dhe madje thonë se duhet të rishikoni një vend, për ta rizbuluar atë në mënyrën tuaj.

Por, një tjetër çështje kthehet në optikën e britanikëve të Telegraph Travel. Mos paragjykoni destinacione. E në listën e destinacioneve të paragjykuara kudo në botë, ata vendosin edhe Shqipërinë.

Me më shumë se 100 editorë të fushës së udhëtimeve kudo në botë, redaksia e britanikes Telegraph Travel i bën thirrje ekspertëve të udhëtimeve – që edhe mjeshtri bën gabime. Pra, kurrë mos nënvlerësoni apo shmangni një udhëtim nga një këshillë e dikujt, se kjo mund tju bëjë të humbisni udhëtimin e një jete.

Telegraph shkruan “Në fund të fundit, vendet ndryshojnë. Reputacioni shpesh është i merituar, por mos harroni, bota është sheshi juaj i lojës: shkoni ta provoni për veten tuaj.”

Ku është brutaliteti që prisja të shihja? Kështu e nis artikullin Telegraph për Shqipërinë.

“Poshtë vendit ku isha ulur, i mbështetur në jastekë duke pirë kafe, vura re se disa shkallë të çonin drejt detit. I ndoqa ata, kalova pishinën, poshtë zbrita në plazh. Megjithëse ishte ende herët, ora 9 e mëngjesit, një grup të rinjsh tashmë po merrnin rreze të shtrirë. Njëra prej tyre vendosi që kishte ardhur koha e duhur, duke rregulluar flokët e saj ngjyrë kafe, u hodh me një kërcim të furishëm nga shkëmbinjtë. Momentalisht, e humba atë, u përhumb në det dhe nga reflektimi i diellit mbi gadishullin Karaburun përtej saj. Por pastaj ajo doli, u shfaq me një buzëqeshje dhe me gëzim, kërkoi që miqtë e saj të bashkohen me të.

Ata nuk pritën për një ftesë të dytë. Ishte një skenë që përngjante me filmat e xhiruar në Riviera italiane – braktisje rinore, plazh privat, bukuria dekadente e mjedisit. Në të vërtetë, krahasimi mund të mos jetë aq i ngarkuar. Në këtë pikë në hartë – aty ku takohen detet Adriatik dhe Jon – Italia është vetëm 60 kilometra në perëndim. Ne ndodhemi në bregun e Radhimës, jashtë qytetit të Vlorës në Shqipërinë jugore. Aty ku paragjykimet ishin të shumta. Të miat gjithashtu. Unë kisha udhëtuar në një nga destinacionet e fundit “të fshehura” të Evropës, të ndërgjegjshëm për të kaluarën dhe imazhin e saj – me sundimin komunist që zgjati deri në vitin 1992; me një reputacion për hotele jo të mira dhe që shtoheshin në mënyrë të papërshtatshme mbi rërë.

E kisha hasur këtë të fundit në qytetin e Durrësit. Por kisha gjetur edhe diçka tjetër. Ndonëse Shqipëria u ndërtua keq në bumin e turizmit vendas, i cili pasoi ndarjen e ‘Perdes së Hekurt’, ajo la vetëm, të paprekur, një pjesë tjetër të 296 miljeve të bregdetit të saj. Radhima duket e paprekur, edhe elegante. Ku ishte brutaliteti konkret që kisha supozuar të ishte kudo? Jo këtu.”/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Telegraph Travel: Shqipëria në 10 destinationet turistike të paragjykuara
Telegraph Travel: Shqipëria në 10 destinationet turistike të paragjykuara
https://3.bp.blogspot.com/-peWouQ89L7I/WoyufCkWTvI/AAAAAAAACQE/bJW4CeSnw5IVoG6h40MGoPntzOXqqLqdACLcBGAs/s640/dfs-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-peWouQ89L7I/WoyufCkWTvI/AAAAAAAACQE/bJW4CeSnw5IVoG6h40MGoPntzOXqqLqdACLcBGAs/s72-c/dfs-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/telegraph-travel-shqiperia-ne-10.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/telegraph-travel-shqiperia-ne-10.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy