”Thaçi, Rama dhe Ahmeti po bëjnë plan për t’i ndryshuar kufijtë në Ballkan”/Presidenca: Ja e vërteta

Gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

“Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI’se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës”, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.

“Si rrjedhoj do te kemi reagime te ketilla, sikur ky i zevendeskryeministrit te Austrise”, ka shtuar Buzhala.

Sipas tij, koordinimi me Ramën për kufijtë në Ballkan është sikur me pas pajtim me i ndryshu kufijtë e Arqipelagut.

“Kurse, dihet boterisht, Hasha eshte ne kerkim te fatkeqesive kolektive, vetem dhe vetem me e zhvendose vemendjen nga nje e tija qe po i qendron mbi koke. Per Ali Ahmetin a ia vlene me diskutu seriozisht?”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Zëvendës-kancelari austriak ka propozuar “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës

Express ka raportuar të premten mbrëma se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi ta zhbëjë Tribunalin Special, e ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion si këmbim i territoreve.

Në Presidencë kanë thënë se është herët të flitet për përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet me Serbinë. Madje, kanë thënë se në këtë fazë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve është vetëm spekulim.

Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijëve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.

“Ndërsa se cila do të jetë përmbajtja e marrëveshjes përfundimtare historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të presim përfundimin e dialogut. Gjithçka tjetër në këtë fazë, është vetem spekulim, duke përfshirë edhe çeshtjen e ngritur nga ju”, thuhet në përgjigjen e Çollakut.

Sidoqoftë, ky zyrtar i Presidencës ka thënë se pozicioni i Hashim Thaçit është i qartë për kufijtë e Kosovës.

“Pozicioni i Presidentit të Republikës së Kosovës mbetet i qartë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkimbëtarisht”, kishte thënë Çollaku.EXPRESS/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ”Thaçi, Rama dhe Ahmeti po bëjnë plan për t’i ndryshuar kufijtë në Ballkan”/Presidenca: Ja e vërteta
”Thaçi, Rama dhe Ahmeti po bëjnë plan për t’i ndryshuar kufijtë në Ballkan”/Presidenca: Ja e vërteta
https://4.bp.blogspot.com/-cVSgRpfViYU/WoBJEjYUzGI/AAAAAAAABeA/zGp9E1ROAHgudhWgySISdXniQ8FW-sU5QCLcBGAs/s640/z_1518342184-2327189.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-cVSgRpfViYU/WoBJEjYUzGI/AAAAAAAABeA/zGp9E1ROAHgudhWgySISdXniQ8FW-sU5QCLcBGAs/s72-c/z_1518342184-2327189.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/thaci-rama-dhe-ahmeti-po-bejne-plan-per.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/thaci-rama-dhe-ahmeti-po-bejne-plan-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy