“The Economist”: Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid

Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid për “The Economist”. Raporti më i fundit i njësisë së tij ekonomike të inteligjencës del në përfundimin se, ashtu si Maqedonia, edhe vendi ynë ka shënuar disa përmirësime gjatë vitit 2017, por i mbetet ende shumë për të bërë për të avancuar drejt kategorisë së “demokracive me të meta”.

Indeksi e kategorizon si “pjesërisht të lirë” median në Shqipëri. Europa Lindore ka shënuar tradicionalisht pak pikë në indekset e kësaj njësie, e kjo i detyrohet pjesërisht kulturës së dobët politike, tranzicionit kaotik në demokraci dhe vështirësive për ruajtjen e ligjit e atyre në luftën ndaj korrupsionit.

Në tablonë e tij më të përgjithshme, raporti del në përfundimin se, si “plotësisht demokratike” nuk mund të konsiderohen veçse më pak se gjysma e anëtarëve të Bashkimit Europian.

Kategorinë e më të mirëve e kanë pushtuar vendet skandinave: Norvegjia, Islanda e Suedia. Të vetmet shtete nga jugu i Europës që arritën të rreshtoheshin lart në listë janë Malta e Spanja.

Pjesa më e madhe e demokracive me “cene” gjenden në Europën Lindore. Vlerësimin më të keq në të gjithë BE-në e ka marrë Rumania. Në të njëjtën kategori hyjnë edhe Italia, Qipro, Greqia e Portugalia.

Asnjëri prej shteteve anëtare të bllokut europian nuk klasifikohet në këtë indeks si “regjim hibrid”, apo “autoritar”. Vlerësimi është dhënë nga 8 pikë e lart si “demokraci e plotë”, 6 deri në 8 si “demokraci me të meta”, 4 deri në 6 si “regjim hibrid” dhe 0 deri në 4 si “regjim autoritar”.

Secili vend klasifikohet në një nga 4 llojet e regjimeve sipas pikëve në këto kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, liritë civile, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike dhe kultura politike./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “The Economist”: Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid
“The Economist”: Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid
“The Economist”: Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid
https://3.bp.blogspot.com/-c_tZErtNoXk/WnVx2tywE1I/AAAAAAAARN0/wAEhvVq2QVsDo27f_HmNrgedTTPkO41XwCLcBGAs/s640/ddddd-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-c_tZErtNoXk/WnVx2tywE1I/AAAAAAAARN0/wAEhvVq2QVsDo27f_HmNrgedTTPkO41XwCLcBGAs/s72-c/ddddd-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/the-economist-shqiperia-vazhdon-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/the-economist-shqiperia-vazhdon-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy