The Telegraph: Shqipëria si Amalfi, udhëtimi i familjes britanike që u befasua me vendin tonë

Në një shkrim të botuar sot nga gazeta britanike The Telegraph, në versionin e saj online, dhe që mban firmën e Thomas Harding, kjo e fundit e ka krahasuar Shqipërinë me bregun piktoresk të Amalfit, pranë Napolit, i njohur përveçse për peizazhin e rrallë të tij, gjithashtu edhe për luksin e personave të famshëm që e frekuentojnë.

 

“A është Shqipëria përgjigja e Evropës Lindore ndaj Bregut të Amalfit?”, – ka qenë ky titulli i përdorur nga autori, i shoqëruar me foton e zonës së Borshit, ku spikasin ullinjtë që paraprijnë vijën e bardhë gurore të plazhit dhe më pas ujin blu të kristaltë.

 

Autori e rrëfen kështu udhëtimin e tij nga Gatwick për në Tiranë, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

“Bregu i parë ndodhej në jug pas pesë orësh udhëtim me makinë. Por fatmirësisht, Korfuzi ndodhet vetëm pak kilometra larg Shqipërisë, dhe ka një aeropor që mbulohet më së miri nga easyJet, dhe ka plot tragete, që të çojnë për në portin shqiptar të sarandës. Destinacioni ynë i fundit, fshati i vogël i Dhërmiut, ndodhej 90 minuta prej aty me makinë, duke kaluar nëpër malet që ngrihen mbi det. Vendi duket virtualisht i pandryshuar që prej shekullit të 19-të, kur Lord bajroni udhëtoi për atje. Enver Hoxha, i cili udhëhoqi si diktator që prej 1944-s deri kur vdiq më 1985-n, e shpalli bregun zonë ushtarake, në të cilën nuk lejohej askush.

Në fshatin e vjetër të Qeparoit që ndodhet mbi det, u vendosëm në vilën tonë, të cilën e zgjodhëm nga një agjenci shqiptare. Për shumë arsye turizmi është ende në fazën e tij foshnjarake ende…

Kaluam disa ditë të kënaqshme të izoluar nëpër plazhet e Qeparoit, Dhërmiut dhe Borshit. Një ditë ne e thyem monotoninë me një udhëtim për në gjirin e Jalës, ku Albania Adventure çon familjet me gomone përgjatë një bregu që ka shpella sekrete dhe plazhe të paprekura, e gjithë kjo për 30 euro Ndalesat kishin emra të epokës komuniste, “plazhi një”, “shpella katër”, por bukuria ishte e paçmueshme”.

Hardings rrëfeu bisedën që familja e tij pati me një çift italianësh që ndodheshin në tryezën pranë tyre në një restorant dhe që vinin rregullisht në Shqipëri. “Frutat e detit janë kaq të lira dhe të shijshme”, thanë ata. Por ishin tepër të surprizuar që na gjetën ne aty: “Nuk kemi parë asnjëherë më parë një familje angleze këtu”, thanë ata. “përse keni ardhur në Shqipëri?”.

Sepse ajo është në njëfarë mënyre ndryshe në Evropë. Nuk është bregu i Amalfit, por ka një sharm të madh të sajin, dhe ka patur fat që ka qenë kaq e izoluar. Mendoj se pafajësia e Shqipërisë do të shërbejë si trampolinë kur sekreti i saj të zbulohet”.

Familja Hardings mori një vilë me qira për një javë duke paguar 700 paund, ata paguan gjithashtu 308 paund për avionin nga Korfuzi në Britani dhe 22 euro për person për tragetin Korfuz-Sarandë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7953,Camëri,108,Editorial,1707,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2368,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: The Telegraph: Shqipëria si Amalfi, udhëtimi i familjes britanike që u befasua me vendin tonë
The Telegraph: Shqipëria si Amalfi, udhëtimi i familjes britanike që u befasua me vendin tonë
The Telegraph: Shqipëria si Amalfi, udhëtimi i familjes britanike që u befasua me vendin tonë
https://3.bp.blogspot.com/-wlVu0dmyMas/WnnpyJxY53I/AAAAAAAARto/DtJIdbugexs0hyoKJ9OiczIkNoJws_3BQCLcBGAs/s640/amalfi-coast-highway-GettyImages-524151707-640x480.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-wlVu0dmyMas/WnnpyJxY53I/AAAAAAAARto/DtJIdbugexs0hyoKJ9OiczIkNoJws_3BQCLcBGAs/s72-c/amalfi-coast-highway-GettyImages-524151707-640x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/the-telegraph-shqiperia-si-amalfi_6.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/the-telegraph-shqiperia-si-amalfi_6.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy