Tirana e parafundit në Evropë sa i takon fuqisë blerëse në 2018-n

Tirana renditet e parafundit në Europë për sa i përket fuqisë blerëse relative në 2018-n. Sipas të dhënave të publikuara nga numbeo.com, kryeqyteti shqiptar ka fuqinë më të ulët blerëse në Ballkanin Perëndimor, ku indeksi shënon 38.05, dhe në Europë është vetëm mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

Në vend të dytë si qytet me fuqinë më të vogël blerëse në Ballkan dhe Europë është Beogradi, me 40.25.

Më pas renditet Shkupi, ku indeksi i fuqisë blerëse shënoi 41.9 dhe Sarajeva me 48.8.

Me nivel më të lartë të fuqisë blerëse renditet Podgorica dhe Prishtina, me një indeks më të madh se 50, përkatësisht 51.8 dhe 64.57.

Fuqia Blerëse është një teori ekonomike që thotë se banorët e një vendi duhet të blejnë të mira dhe shërbime me të njëjtin çmim si banorët e një shteti tjetër. Ky tregues zgjidh problemin e të krahasuarit të shteteve me standarde të ndryshme jetese duke ri-llogaritur vlerën e të mirave dhe shërbimeve n.q.s. do të shiteshin me çmimet e Shteteve të Bashkuara. (indeksi për Shtetet e Bashkuara është 100)

Duke qenë se pagat (si dhe produktiviteti) ndryshojnë nga vendet e pasura tek ekonomitë në zhvillim, janë marrë në shqyrtim vetëm gjashtë vendeve e Ballkanit Perëndimor.

Nëse fuqia blerës e Shqipërisë është 38.05, kjo do të thotë shqiptarët mund të përballojnë të blejnë më pak se 62 për qind të të mirave dhe shërbimeve që blejnë qytetarët e New Yorkut, apo 26 për qind më pak se shqiptarët e Kosovës.

Shqiptarët blejnë 14 për qind më pak të mira dhe shërbim edhe se malazezët dhe 10 për qind më pak se boshnjakët. Diferencat janë më të ulëta me Shkupin dhe Beogradin, përkatësisht 4 dhe 2 për qind.

Vendet me fuqinë blerëse me të lartë në Europë

Luksemburgu është kryeqyteti europian me fuqinë më të lartë blerëse në Europë. Indeksi i fuqisë blerëse relative shënon 127.4, që do të thotë se vendasit atje blejnë rreth 27 për qind më shumë të mira se në New York. Vendet e tjera ku indeksi shënon mbi 100 janë: Malmo, kryeqyteti i Suedisë me 120.9; Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë me 114.09; kryeqyteti i Danimarkës me 113.8; kryeqyteti i Zvicrës me 112.7; Brukseli me 104.5 dhe Amsterdami me 101. (Burimi: Monitor)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tirana e parafundit në Evropë sa i takon fuqisë blerëse në 2018-n
Tirana e parafundit në Evropë sa i takon fuqisë blerëse në 2018-n
https://2.bp.blogspot.com/-nMlT_pRK0c8/WodpugJo6ZI/AAAAAAAAB9A/AF0bzSQynfcFVTjLx0UK_M18gCCjd-nSACLcBGAs/s640/fuqia-blerese-696x401.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-nMlT_pRK0c8/WodpugJo6ZI/AAAAAAAAB9A/AF0bzSQynfcFVTjLx0UK_M18gCCjd-nSACLcBGAs/s72-c/fuqia-blerese-696x401.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/tirana-e-parafundit-ne-evrope-sa-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/tirana-e-parafundit-ne-evrope-sa-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy