Turizmin në Shqipëri e ka ruajtur varfëria dhe po e prishin parellinjtë e pangopur

Nga Mero Baze

Ndërtimi i tre HEC-ve në Kanionet e Osumit po pezullohet për shkak të mashtrimit me koordinatat dhe afatet e lejes së ndërtimit, por thelbi i problemit me HEC-et e vegjël në Shqipëri, duhet të kapërcejë këtë prag. Në rastin konkret për shkak të alarmit të shtypit dhe faktorëve të turizmit në atë zonë, qeveria po reagon shpejt dhe me përgjegjësi, por problemi që shtrohet për të ardhmen e zhvillimit të vendit është më shumë se kaq.

Pyetja e thjeshtë që shtron një operator i turizmit malor në Shqipëri, në Valbonë, në Vermosh, në Osum, në Nivicë apo Zagorie, është se ku t’i gjejnë ata garancitë që të investojnë në turizmin malor?

Nëse në këto zona investitorët e brishtë të turizmit kanë filluar të ngjallin zona të panjohura të Shqipërisë, duke i kthyer në vlera kombëtare, ata jo vetëm që kanë përcaktuar me investimet e tyre të ardhmen e atyre zonave, por duhet të jenë njëkohësisht “reper” për të orientuar qeverinë në politikat e saj të zhvillimit. Pra në një farë mënyre qeveria “Rama”, nuk duhet të përsërisë politikat e zhvillimit kaotik dhe rastësor të vendit, siç bëri qeveria “Berisha”. Tashmë jemi në minutat e fundit të kohës kur duhet ta bëjmë të qartë, çfarë do bëjmë me pasuritë tona gjeografike, siç janë së paku këto pesë zona, Vermoshi, Valbona, Osumi, Kurveleshi dhe Zagoria. A do të bëjmë turizëm, apo do bëjmë industri? Politika e Berishës edhe pak turizëm edhe pak industri, edhe pak HEC-e edhe TEC-e nafte në Vlorë edhe turizëm elitar, edhe fabrika në Grykë të Këlcyrës edhe hidrocentrale, dhe kanotazh apo rafting, apo ecje malore, nuk shkon.

Për këtë arsye më shumë se sa pezullimi dhe më pas anulimi i këtyre lejeve të HEC-ve të vogla, vlen një politikë e qartë afatgjatë, shumë e mbështetur juridikisht e qeverisë për të garantuar investitorët e turizmit malor në Shqipëri. Nëse dikush shkon në Vermosh, shikon Lepushën dhe vendos të investojë aty për turizmin malor, dhe pas dy vjetësh i shfaqet një investitor tjetër të bëjë hidrocentral apo një produkt tjetër industrial, në fakt i ke asgjesuar të dyja dhe turizmin dhe industrinë.

Është e njëjta gjë që po rrezikon t’i ndodhë Osumit, Kurveleshit, dhe Zagories me lejet e HEC-ve të vogla, siç i ka ndodhur ndërkohë Valbonës, që në të gjitha variantet janë një zhvillim i gabuar i ekonomisë. Ato mund të shërbejnë vetëm për statistika të përkohshme për rritjen ekonomike përmes ndërtimit dhe mobilizimit të parave nga disa banka për të hedhur beton në përrenjtë tanë malorë, por më pas ata vdesin gjithçka.

Edhe nga pikëpamja ekonomike, ata janë pjesë e një tregu jo të lirë, me çmim të fiksuar që do kthehen në një pengesë dhe për liberalizimin e tregut të energjisë, për të mos thënë se sasia anomalisht e madhe e dhënë si “qoka” nga qeveritë shqiptare, do të bëjë të pamundur dhe do të rrisë dhe koston e lidhjes së tyre me rrjetin qëndror.

Por përtej kësaj, duhet të jemi të qartë tek garancitë që duhet t’u japim atyre që duan të zhvillojnë turizmin malor dhe agroturizmin, përballë alternativës së HEC-eve. Kjo që po ndodh në Osum, është një nga pasojat e këtij zhvillimi kaotik që tregon se qeveria edhe pse flet për turizmin malor dhe agroturizmin, në fakt e ka shumë të përciptë dhe të pathelluar objektivin rreth saj. Ndryshe nuk do të kishte shpjegim që të vazhdojë të noterizojë ende lejet e papërgjegjshme të qeverisë “Berisha” dhe të shtojë dhe aktorë të tjerë me lidhje politike, deputetë e ministra siç është në këtë rast.

Ajo që duhet të dëgjojnë investitorët e turizmit malor dhe agroturizmit, është që qeveria të heqë disa ‘vija të kuqe’ të paprekshme në këto zona, ku ne kemi potencial turistik për turizmin malor dhe agroturizmin dhe t’i kthejë ato në oferta për biznesin vendas dhe të huaj për ta zhvilluar realisht këtë ekonomi të re në Shqipëri. Ndryshe Shqipëria do të kthehet në një varrezë betoni pa prespektivë, ku dikush do bëj ca para me disa HEC-e, do shpërndajë ndonjë bakshish dhe tek ndonjë zyrtar dhe do do t’i lërë ato zona në mjerim. Mbi të gjitha do të vrasë interesin e investitorëve të huaj për Shqipërinë turistike të cilën për fat të mirë e ka ruajtur varfëria shqiptare dhe për fat të keq, po e prishin “parelinjtë” e papërgjshëm dhe të pangopur të Shqipërisë./TemA

Titulli origjinal: Për disa “vija të kuqe” për të ardhmen e turizmit në Shqipëri!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Turizmin në Shqipëri e ka ruajtur varfëria dhe po e prishin parellinjtë e pangopur
Turizmin në Shqipëri e ka ruajtur varfëria dhe po e prishin parellinjtë e pangopur
https://3.bp.blogspot.com/-smlYGADuu_g/Wn2rdrhS3II/AAAAAAAASF0/h0MqhppXadImYavJtepVjiXSyM3sqhKQgCLcBGAs/s640/20171023061632_art.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-smlYGADuu_g/Wn2rdrhS3II/AAAAAAAASF0/h0MqhppXadImYavJtepVjiXSyM3sqhKQgCLcBGAs/s72-c/20171023061632_art.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/turizmin-ne-shqiperi-e-ka-ruajtur.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/turizmin-ne-shqiperi-e-ka-ruajtur.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy