Vajzat e "pallatit të drejtësisë" jete luksi. 6500 euro fustani, 5500 dollarë pulovra...

Postime me rroba dhe aksesorë luksi, nga kryeqytetet e Europës dhe Amerikës…

Vajza e ish-kryeprokurorit Llalla ishte njëra prej tyre.

Para disa ditësh, ajo e mbylli profilin e saj dëshmi mendjelehtë e kamjes së pajustifikuar.

Por si ajo ka edhe të tjera.

Kjo më poshtë është njëra prej tyre.

Quhet Erisa Kaçupi, vajza e Skënder Kaçupit.

Skënderi nuk është as biznesmen, as nga ndonjë derë e kamur linjë trashëgimie.

Është ish-dekani i Fakultetit Juridik për shumë vjet, tashmë përgjegjës i Departamentit për të Drejtën Penale në të njëjtin fakultet.

Disa e njohin si “miku i Argita Berishës”, të tjerë e përflasin si “tmerrin e studentëve” pasi nuk kalon në provime, pa paguar.

Këto ndoshta janë supozime, por luksi i dëshmuar pa hezitim nga vajza e tij në rrjete sociale, është fakt.

I dukshëm dhe provokativ.

Kur sheh postimet e zonjushës Kaçupi, e cila tashmë është edhe pedagoge e jashtme në Fakultetin ku punon babai, nuk ke si të mos pyesësh: Nga burojnë këto të ardhura?

Rroga e një dekani është diçka mbi 100 mijë lekë në muaj pas ndryshimeve, rroga e një pedagogu të jashtëm është diku te 30 mijë lekë.

Erisa pozon nga kryeqytete të Europës apo Nju Jorku me tesha dhe aksesorë që do t’i mendonte dy herë edhe fëmija e një milioneri.

6570 euro një fustan. 5655 dollarë një pulovër, 2490 euro një çantë, 1051 dollarë një rrip mesi, etj etj.

Dhe këto që kemi renditur më poshtë janë vetëm një pjesë e atyre që hedh znjsh.Kaçupi në rrjetet sociale.

Kush dëshiron të shohë të tjera mund të vizitojë profilin e saj, nëse nuk e mbyll së shpejti si vajza e zotit Llalla.

Fakulteti Juridik është vendi nga kanë dalë gjykatësit dhe prokurorët e sotëm.

A ka nisur që aty korrupsioni? A ka nisur padrejtësia që tek Fakulteti i Drejtësisë?/n.s./ dita/ZgjohuShqiptar.info

Erisa na uron Vitin e Ri me një fustan Balman. Shikoni foton poshtë sa kushton ai

 

 

Erisa na përshëndet nga Nju Jorku e mbështjellë me një pulovër Gucci. Shikoni foton poshtë sa kushton ajo

Erisa me të pasmet në një automjet luksi. Shikoni foton poshtë për çmimin e rripit që ka nxjerrë në dukje

Një nga çantat e koleksionit të pedagoges së re Kaçupi. Shikoni çmimin në foton poshtë


Xhaketa e Erisës. Çmimin shikojeni në foton poshtë



Atletet e Erisës, çmimin shiheni poshtë



Familja Kaçupi na uron të gjithëve t’ia kalojmë gëzuar

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vajzat e "pallatit të drejtësisë" jete luksi. 6500 euro fustani, 5500 dollarë pulovra...
Vajzat e "pallatit të drejtësisë" jete luksi. 6500 euro fustani, 5500 dollarë pulovra...
https://4.bp.blogspot.com/-sUJ4SDOw-h0/WoqCl1xv6lI/AAAAAAAATFg/kqdty3YF5pAhTa567CojSjpoZ-C6TbI9wCLcBGAs/s640/IMG-20180218-WA0059-2-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-sUJ4SDOw-h0/WoqCl1xv6lI/AAAAAAAATFg/kqdty3YF5pAhTa567CojSjpoZ-C6TbI9wCLcBGAs/s72-c/IMG-20180218-WA0059-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vajzat-e-pallatit-te-drejtesise-jete.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vajzat-e-pallatit-te-drejtesise-jete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy