VENDIMI AKEP: FAVORIZIM I BIZNESEVE TURKE APO HISTORI KORRUPSIONI?!

Pak kohë pasi erdhi në detyrë, Kryetari i AKEP, Ilir Zela, në mungesë të plotë transparences, është në prag të marrjes së një vendimi arbitrar, duke synuar të favorizojë hapur me letra, kompaninë turke Albtelekom duke shkelur çdo ligj shqiptar dhe ndërkombëtar dhe duke dëmtuar padrejtësisht operatorët e tjerë europianë në treg.

Ky vendim, duke tentuar të bazohet në parimin e proporcionalitetit dhe ndryshimeve të ndodhura në treg gjatë periudhës 2014-2017, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile.

AKEP kërkon t’ ja heqë këtë detyrim Albtelecom, duke filluar nga dt 1 Prill i këtij viti.

Sipas dokumentit paraprak, AKEP e justifikon këtë vendim duke gjykuar se heqja e këtij detyrimi duhet bërë pasi sipas të dhënave Albtelecom është operatori më i vogël në treg dhe me proporcionin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë dhe me heqjen e ketij detyrimi këtij operatori të vogël në treg i jepet stimuli të ofrojë tarifa konkurruese off net.

Në këtë dokument thuhet gjithashtu se problemi që mund të shkaktojë në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelcom është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj.

Ndryshimet e ndodhura në tregun celular, si dalja nga tregu i Plus, rrisin theksin për një qasje më të kujdesshme ndaj operatorëve më të vegjël në tregun celular dhe mbijetësen e tyre.

Në fakt të gjitha këto justifikime, nuk janë asgjë më shumë e më pak se shkelje, jo të një, por të disa ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, shklejeve të rregullave të tregut dhe të konkurencës së lirë: janë shkelje brutale të rregullave ligjore dhe financiare, ndaj dy kompanive më të mëdha celularë në vend, investitorë të mëdhenj që operojnë me sukses prej vitesh në ekonominë shqiptare.

Eshtë e qartë se dy kompanitë e mëdha Europiane që operojnë prej vitesh në vendin tonë, do të sensibilozojnë qeveritë e tyre respektive, BE-në, do të ndjekin rrugën e vet ligjore, do të përgatisin letrat për abitrazhet dhe mund të shkojnë aq larg sa atyre që guxojnë të bëjnë realitet kto lloj vendimesh mund të mos jua marë mendja.

Po për shkak të mungesës së transparencës në përgatitjet e këtij dokumenti, si rrallëherë në historikun e AKEP, dyshimet janë shumëngjyrëshe. Për dikë është e thejshtë. Fatkti që kreu aktual I AKEP-it Ilir Zela, ka qenë punjonjës për disa vite i kompanisë Albtelekom shpjegon gjithcka. Dhe këtu fillon dhe mbaron kjo histori. Po për disa të tjerë dyshimet shkojnë dhe përtej një historie korrupsioni tipik shqiptar. Dyshimet shkojnë te poltika dhe tek pyetja që tashmë kanë filluar të ngrejnë nëpër komisone dhe deputetë: A po hymë në epokën e favorizimit me pahir të kompanive turke, për shkak të miqësisë me shumë skuta të errëta Rama- Erdogan? A mos janë pikërisht kurbani I parë I kësaj miqësie, pikërsisht dy kompanitë europiane celularë më të vjetra në treg?

Kushdo do ishte i lumtur, që këto pyetje të mbeteshin pa përgjigje dhe e gjitha të konsiderohej një lajthitje, një nxitim I kreut të ri të AKEP Ilir Zela. E kundërta do të ishte një fatkeqësi e madhe për të gjithë shqiptarët.

Gjithesesi kësaj dileme kanë mundësi t’i japin përgjigje dhe 5 anëtarët e Bordit që do të shqyrtojnë dhe votojnë këtë vendim. Do ishte jo vetëm e ndëshkushme penalisht, por edhe e rëndë moralisht, nëqoftëse qoftë dhe një nga këta anëtarë do të firmoste verbërisht një vendim që cënon regullat e tregut të lirë, që mund ta coj Shqipërinë si imazh andej nga nuk kemi dashur të shkojmë kurrë./newsbomb.al/ZgjohuShqiptar.info

Burimi: http://www.newsbomb.al/vendimi-akep-favorizim-i-bizneseve-turke-apo-histori-korrupsioni-109996

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: VENDIMI AKEP: FAVORIZIM I BIZNESEVE TURKE APO HISTORI KORRUPSIONI?!
VENDIMI AKEP: FAVORIZIM I BIZNESEVE TURKE APO HISTORI KORRUPSIONI?!
https://2.bp.blogspot.com/-J1NepjmTJeA/WoMfuoA2c8I/AAAAAAAASnU/GiB6RRvU7yQ2sqM202A9Nxdn_GOITYdwgCLcBGAs/s640/b5db66849904abacdee93f9162308715_L.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-J1NepjmTJeA/WoMfuoA2c8I/AAAAAAAASnU/GiB6RRvU7yQ2sqM202A9Nxdn_GOITYdwgCLcBGAs/s72-c/b5db66849904abacdee93f9162308715_L.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vendimi-akep-favorizim-i-bizneseve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vendimi-akep-favorizim-i-bizneseve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy