Vettingu, vaksina e nevojshme për shtetin

Spartak Braho*

Duket se, ora historike që shteti dhe institucionet e tij të marrin frymë lehtësisht e të painfektuara nga spazmat e korrupsionit po afron, ndonëse me ritëm të ngadaltë.

Pas 27 vitesh tranzicion të lodhshëm, me një demokraci dhe pluralizëm të deformuar, të cilat kanë bërë që vendi të ngelet në një stanjacion të dhimbshëm ekonomik dhe institucional me deformime të llahtarshme morale me moton të zhvasim kudo e këdo në emër të postit, në emër të zyrës së shtetit, në emër të ligjit, po troket ora për vendosjen e shtetit të së drejtës.

Tik-taku i Reformës në Drejtësi po ecën me siguri dhe të gjithë, po i ndjejnë efektet e para. Zembereku i kësaj reforme historike është padiskutim, “Vettingu”.

Ky term me prejardhje të hershme nga gjuha angleze, u përdor fillimisht në vendin tonë gjatë vitit 2016, kur edhe nisi projekti i madh i Reformës në Drejtësi, i iniciuar me ngulm dhe ne partneritet me SHBA dhe BE.

  1. Vetingu është dhe duhet të jetë filozofia e re e drejtimit dhe e organizimit të shtetit

Tashmë shqiptarët po familjarizohen me këtë term, e cila në fakt është bërë kryefjalë e diskursit jo vetëm politik por edhe jashtë ambienteve politike, në opinionin e gjerë.

Për shumicën e opinionit shqiptarë ai nënkupton shpresë, se më në fund punët në këtë vend do të shkojnë në drejtimin e duhur, se po lind një rreze drite e cila do të udhëheqë rrugën për një zhvillim normal demokratik dhe të konsolidimit të plotë të shtetit të së drejtës.

Për të tjerët, pra për një pakicë, për ata që kundërshtojnë dhe nuk e mirëpresin, këtë proces, “Vetting”, do të thotë dizinfektim i plehut të korrupsionit moral, financiar e institucional, për ti dhënë kështu fund fushës së lirë për të abuzuar me punët, me paratë dhe me pasuritë e shtetit, nëpërmjet uzurpimit dhe shfrytëzimit të funksioneve publike.

Por cili është kuptimi dhe etimologjia e fjalës “Vetting”?

Për kulturë dhe hollësisht, po shpjegojmë se:

Sipas Diksionierit të fjalorit anglez, fjala “vet” është shkurtimi i fjalës veteriner”, ndërsa“Vetting” ka qenë një proces për “kontrollin e imtësishëm shëndetësor të kafshëve!”. Fjala “Vetting” është përdorur për herë të parë në shekullin e 18-ë në Britani, në kohën kur lindi edhe sporti i garave me kuaj. Një kalë, para se të hynte në garë, i nënshtrohej një kontrolli të rreptë prej një veterineri me integritet të lartë profesional, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe të rezistencës.

Më pas jo vetëm në Angli, por edhe në SHBA dhe vende të tjera, ky term mori kuptim dhe u aplikua. si sistem i organizuar i kontrollit shtetëror që nënkuptonte verifikimin e investigimin e hollësishëm të atyre individëve, që do të ngarkoheshin për të kryer funksione publike dhe shtetërore.

Në Shqipëri, vetëm me rastin nisjes se procesit të Reformës në organet e Drejtësisë, edhe nën ndikimin e specialistëve të huaj, euro-amerikanë, nisi përdorimi publik dhe aplikimi i kësaj fjale.

Vettingu sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ndryshimeve kushtetuese për aplikimin e reformës në sistemin e drejtësisë, aktualisht është i kufizuar vetëm në kontrollin e pastërtisë së figurës të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të një reforme të thellë në këtë sistem.

Fatmir Xhafaj, si deputet dhe drejtues i Komisionit për Reformën në Drejtësi, dhe pas emërimit si Ministër i Brendshëm, me iniciativën e tij, por edhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar e ka shtrire këtë proces, edhe në strukturat e Policisë së Shtetit.

Padyshim që kjo ishte një iniciativë e nevojshme dhe e domosdoshme, e konkretizuar me ligj të posaçëm pas “plagëve” që mori Policia e Shtetit prej elementeve të veçantë të saj, të implikuar dhe të kriminalizuar në prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

Duhet thënë, se ligji i Vettingut, për rivlerësimin e verifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve si dhe punonjësve të policisë ndaj të cilëve ka nisur të kryhet procesi i vetting-ut ka për qëllim thelbësor ngritjen dhe funksionimin e një sistemi të ri, ku nëpunësit e aparatit shtetëror dhe sistemit të drejtësisë, të arrijnë jo vetëm parametrat e nevojshëm profesional, por edhe në luftën ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit mbi politikën, dekurajimin e fenomeneve të paligjshmërisë dhe të paprekshmërisë, me synimin dhënien e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ky proces reformimi, siç synohet të kryhet dhe kuptohet nga ligji përkatës i vettingut mbështetet mbi tre kolona thelbësore:

Së pari, synohet evidentimi real dhe individual i nivelit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe marrjen e masave përkatëse për rritjen e nivelit profesional të atyre që kanë mangësi dhe largimin nga sistemi i drejtësisë të atyre personave që janë tërësisht të paaftë, të korruptuar, që dëmtojnë procesin e punës së organeve të drejtësisë dhe sjellin pasoja katastrofale e të pariparueshme, në dhënien e drejtësisë ndaj të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.

Së dyti, synohet evidentimi real dhe individual i origjinës së pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga gjyqtarët dhe prokurorët, duke e shtrirë procesin e verifikimit, edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Së treti, synohet evidentimi i elementëve dhe personave konkretë të lidhur me krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit, me anë të instrumenteve ligjorë në bashkëpunim, edhe me agjencitë e specializuara për këtë qëllim.

Pra ky ekzaminim i bazuar në elementët e mësipërm ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve por, dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit së shpejti, ka për qëllim “pastrimin” e strukturave të sistemit të drejtësisë dhe policisë nga elementë të lidhur me krimin, por edhe të atyre që janë të korruptuar e të paaftë dhe që i kanë përfituar vendet e punës (dhe i shfrytëzojnë ato) mbi bazat e lidhjeve, nën ndikimin e politikes si dhe ndikimit financiar.

Është evidente, se vetëm pas fillimit të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë dhe të policisë, shoqëria shqiptare po merr e do marre frymë lirisht dhe po rritet shpresa e besimi, për instalimin e shtetit të së drejtës, më në fund edhe në vendin tonë. Duhet pranuar se sistemi i deri tanishëm i vlerësimit, dhe rekrutimit, i nivelit profesional në organet e drejtësisë ka dështuar plotësisht.

Rregullimet dhe ndryshimet e reja kushtetuese kanë normuar një mënyrë më eficente, për promovimin e punonjësve të drejtësisë larg ndikimeve politike, e që garantojnë pavarësinë e këtyre organeve.

  1. Por a është i mjaftueshëm procesi i vettingut vetëm ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të policisë?

Mendoj se jo. Kemi nisur të pastrojmë qelbin e një kolone të strukturës së shtetit, por shteti ka edhe kolona të tjera të rëndësishme dhe jetike, të cilat domosdoshmërisht duhen pastruar. Kur them “pastrim”, kam parasysh procesin e verifikimit dhe zbatimit të të gjithë atyre elementëve, që duhet te zbatohen sipas kritereve të ligjit të vettingut.

Në këtë kuptim, shoqëria dhe strukturat e shtetit shqiptar duhet të pastrohen nga të zhyturit në llumin e korrupsionit dhe të paaftësisë së qëllimshme, rrjedhojë e rekrutimit mbi baza jo ligjore. Këta elementë, procesi i zbatimit të ligjit të vettingut duhet t’i detyrojë të lënë vendet e punës, por edhe të përgjigjen për aktivitetin dhe veprimtarinë e kryer prej tyre. Të aftët profesionalisht, të ndershmit dhe ata me integritet, duhet të promovohen duke u përgatitur gradualisht për t’iu zënë vendin e nxjerrë nga strukturat e organeve të drejtësisë, të paaftit e të korruptuarit.

Ky është edhe synimi madhor i mazhorancës socialiste dhe progresiste. Pra nëpërmjet këtij reformimi total të kolonave të shtetit, me këtë synim dhe mision historik kjo mazhorancë duhet e do të jetë e vendosur deri në fund, që ta çojë atë përpara pa mëdyshje, pa u ndalur dhe pa u tërhequr nga sulmet dhe shkopinjtë që opozita e sotme tenton që t’i fusë nën rrota.

III. Vetting për të gjithë strukturat e rëndësishme shtetërore

Por kësaj mazhorance i del për detyrë që ta shtrijë procesin e vettingut, edhe më tej. Me këtë ide kam parasysh që ai të shtrihet, edhe në strukturat politikë-bërëse dhe në radhë të parë, në strukturat legjislative. Vettingu duhet të shtrihet domosdoshmërisht, edhe ndaj deputetëve e politikanëve, pavarësisht se ndaj tyre funksionon, edhe ligji i dekriminalizimit.

Por, procesi i “Vettingut”, ashtu si po veprohet së fundmi me Policinë e Shtetit duhet të shtrihet e të përfshijë sa më shpejtë, edhe institucione të tjera të rëndësishme të piramidës shtetërore, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, sistemin e Tatim Taksave dhe atyre të Doganave, sistemi penitenciare ( të burgjeve ) sistemin e agjensive të shërbimeve sekrete, sistemin diplomatik etj.

Le ti marrim shkurtimisht me radhë:

Kontrolli i Lartë të Shtetit është një institucion i një rëndësie të veçantë te cilit Kushtetuta e ka përcaktuar si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar i shtetit.

Ai varet nga parlamenti dhe raporton përpara tij një herë në vit, por punonjësit e tij duhet urgjentisht ti nënshtrohen Vettingut. KLSH e mbuluar gjithmonë nën aureolën e “pavarësisë”, dhe i argumentuar e ndërtuar si element i kontrollit të opozitës ndaj strukturave shtetërore, ka në përbërjen e vet aktualisht, afro 200 punonjës. Pra një armatë të tërë kontrollorësh, që kanë për detyrë mirëmbajtjen e punëve të administratës shtetërore, por dhe mirë-administrimin në përdorimin e mjeteve monetare dhe vlerave financiare.

Është në detyrën e këtij institucioni të kontrollojë, por edhe të denoncojë shkeljet ligjore dhe veprimet korruptive në përdorimin e fondeve publike nga administrata shtetërore.

Por si i ka kryer ky institucion, funksionet e tij?

Mendoj, se jo si duhet. Një nga faktorët kryesorë të dështimit të luftës ndaj korrupsionit në përdorimin e fondeve publike, si dhe dënimit dhe eleminimit të tyre është pikërisht, edhe KLSH-ja. Është fakt, se shumica e denoncimeve të KLSH pranë organeve të drejtësisë, në prokurori më konkretisht, kanë mbetur “stok” edhe si rezultat i investigimit të dobët të shkeljeve korruptive, pa përjashtuar natyrisht, edhe nivelin e dobët të punës zbuluese dhe hetimore të organit të akuzës në mjaft raste.

KLSH është një institucion jetik për rolin monitorues, ndihmës dhe denoncues të shkeljeve në përdorimin e vlerave financiare nga administrata shtetërore, që i paraprinë punës së organeve të drejtësisë. Prandaj të gjithë ata që punojnë aty, nëpunës dhe kontrollorë, që kanë të bëjnë me kontrollin e përdorimit të vlerave monetare e financiare, me paratë e shtetit, duhet të kalojnë urgjentisht në sitën e procesit të vettingut. Kështu ky organ do të çlirohet, edhe nga akuzat e paragjykimet jo të rralla, si organ “gjobvënës”.

Sistemi i Tatim-Taksave e Doganave, punonjësit e tij janë rojet e financave të shtetit

Të dyja këto institucione në varësi të ministrisë së Financave janë më të përfolurat në 27 vite, si djep i korrupsionit dhe abuzimit me ligjin. Dhe në fakt ky nuk është një opinion dhe perceptim në hava, por shpesh edhe një realitet. Ndaj punonjësit e këtij sistemi, doganierët e inspektorët tatimore, si roje të financave të shtetit nuk mund të lihen, “të qetë”, jashtë procesit të vettingut.

Është për t’u çuditur që drejtuesit e institucioneve të mësipërme si i KLSH-së, Ministri i Financave, i Drejtësisë, i Punëve të Jashtme, i SHISH-it deri tani nuk ndjehen të detyruar për t’u organizuar e iniciuar edhe ata në dikasteret që drejtojnë vettingun ashtu si kolegu i tyre Ministri i Brendshëm Xhafaj, por nëqoftëse ata nuk ndjehen apo heshtin duhet ti nxisë Kryeministri Rama për të shtyrë më tej procesin e vettingut si drejtues i mazhorancës që ka marrë përsipër misionin për reformimin e shtetit.

Padyshim, mund të ketë edhe struktura të tjera të administratës shtetërore që duhet të vettingohen. Por kjo kërkon studim të hollësishëm, në radhë të parë nga ligjvënësit si dhe vullnet politik të mazhorancës që e ka nisur dhe po udhëheq procesin e reformimit të strukturave të shtetit.

Së fundmi shtrohet pyetja; se si do të realizohet e zbatohet ky proces vettingu për të gjitha strukturat e kolonat e shtetit?

Ka vetëm një përgjigje dhe një mënyrë, e cila është: Jo me arbitraritet, por vetëm me ligj e konsensus mbarë politik. Përvoja, tashmë po fitohet, ingranazhi ka nisur të punojë!.

Realizimi i këtij misioni të madh historik i reformës të strukturave të shtetit tashmë ka filluar e duhet të vazhdojë, por vetëm pas përfundimit të tij me sukses mund të themi, se Shqipëria është futur në rrugën e instalimit përfundimtar të shtetit të së drejtës, si shansi i vetëm që mundëson zhvillimin ekonomik, barazinë përpara ligjit dhe mirëqenie, për të gjithë.

*Këshilltar i Kryeministrit/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7959,Camëri,108,Editorial,1708,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vettingu, vaksina e nevojshme për shtetin
Vettingu, vaksina e nevojshme për shtetin
Vettingu, vaksina e nevojshme për shtetin
https://1.bp.blogspot.com/-bipYH2CxQdE/WpPevGIbY6I/AAAAAAAATis/ZdcPUljj0587e8ff6q2F8dylpUJBiHS2gCLcBGAs/s640/Vetting-in-Recruitment-SND-2-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bipYH2CxQdE/WpPevGIbY6I/AAAAAAAATis/ZdcPUljj0587e8ff6q2F8dylpUJBiHS2gCLcBGAs/s72-c/Vetting-in-Recruitment-SND-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vettingu-vaksina-e-nevojshme-per-shtetin.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vettingu-vaksina-e-nevojshme-per-shtetin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy