“Zbulohet kushti që Holanda i ka vënë Shqipërisë për votën pro negociatave”

Ish diplomati shqiptar, Shaban Murati shkruan sot në një opinion në Gazetën Shqiptare se, Holanda i ka vendosur një kusht Shqipërisë për të votuar pro hapjes së negociatave për në BE.

Sipas tij, qeveria holandeze ka kërkuar nga Tirana që të përfshirë një firmë holandeze për menaxhimin e segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP.

Murati, duke cituar burime diplomatike, tha se Holanda po ndjek të njëjtën rrugë si Greqia me kushtet për Shqipërinë.

“Një burim i mirinformuar diplomatik bën të ditur se Holanda i ka paraqitur një kusht Shqipërisë, që do t’ia japë votën për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE-në, vetëm nëse Shqipëria i akordon asaj pjesëmarrjen e një kompanie holandeze të gazit në procesin e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP dhe në ndërtimin e rrjetit të gazifikimit të vendit. Sipas burimit, lëvizja holandeze duhet të ketë ardhur pas efikasitetit të së njëjtës lëvizje kushti, që bëri Greqia me Shqipërinë. Në prag të bisedimeve të raundit të parë midis dy Ministrive të Jashtme shqiptare dhe greke në Kretë, presidenti i Greqisë vjeshtën e kaluar katër herë me radhë parashtroi kushtin grek të përdorimit të vetos për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, nëse Shqipëria nuk lëshon në çështjen e detit, në çështjen e varrezave, në proteksionin grek mbi ortodoksinë shqiptare, në statusin e privilegjuar të minoritetit grek, etj”, shkruan sot Murati në Gazeta Shqiptare.

Sipas tij “fakti që në datën 28 janar, pra pas raundit të dytë të bisedimeve midis dy Ministrive të Jashtme në Korçë, kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras në një mbledhje me krerët e partive politike greke njoftoi vendimin e qeverisë për heqjen e vetos greke për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, të çojnë tek mendimi se Shqipëria mund të ketë ceduar në drejtim të kërkesave greke. Kryeministri grek, i cili si rregull është prononcuar shumë rrallë për marrëdhëniet me Shqipërinë, e quajti të rëndësishëm rezultatin, sa vendosi të njoftojë vetë direkt se: “Ne jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Zbulohet kushti që Holanda i ka vënë Shqipërisë për votën pro negociatave”
“Zbulohet kushti që Holanda i ka vënë Shqipërisë për votën pro negociatave”
“Zbulohet kushti që Holanda i ka vënë Shqipërisë për votën pro negociatave”
https://4.bp.blogspot.com/-9RnQ3leO3Zg/WnmWMUAX57I/AAAAAAAARqI/WyQZ9Q8T87Eeetm0x5dxPEr4tFZahy5TgCLcBGAs/s640/murati.png
https://4.bp.blogspot.com/-9RnQ3leO3Zg/WnmWMUAX57I/AAAAAAAARqI/WyQZ9Q8T87Eeetm0x5dxPEr4tFZahy5TgCLcBGAs/s72-c/murati.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zbulohet-kushti-qe-holanda-i-ka-vene.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zbulohet-kushti-qe-holanda-i-ka-vene.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy