Zv.kancelari austriak që po "lobon" kundër Kosovës, i fejuar me një bukuroshe serbe

Heinz Christian Strache zv/kancelarit austriak, që udhëheq me partinë e ekstremit të djathtë, FPO, i cili bëri bujë në mediet serbe me deklaratën se Kosova është ‘pjesë’ e Serbisë, sipas medieve serbe në vitin 2015 ishte fejuar me këngëtaren serbe Teodora Kuniq, vajzën e Suzana Mançiqit, e cila u bë e famshme në ish-Jugosllavi si prezantuese e Loto-s.

 

Me sa duket, shkruan portali austriak “Kosmo” në artikullin e publikuar më 14 tetor 2015, kolegët serbë duket se nuk kanë asnjë ide se kush është politikani i njohur austriak. Vërtetë, kambanat e dasmës do të bien për Teodorën së shpejti, por për Strache-n ato mbeten të heshtura. Shefi i FPÖ ishte vetëm një mysafir në mbrëmjen e fejesës.

Ndërsa, portali “Populismobserver” në një artikull me 15 dhjetor 2015 të titulluar “The freedom party of Austria and their serbian migrant supporters (Partia e lirisë e Austrisë dhe mbështetësit e tyre, emigrantët serbë” ndër të tjera shkruan se: Ajo që është specifike për FPÖ, megjithatë, është se ata filluan të kërkonin vota nga emigrantët.

Nga emigrantët serbë, më saktësisht. Duke parë Heinz Christian Strache – Kryetarin e FPÖ – me një litar lutjeje ortodokse serbe nuk është më një lajm i paparë në Vjenë.


Politikanët e FPÖ-së, përfshirë vetë Strache-n, shfaqen shpesh në restorantet dhe klubet e natës serbe, ku ata bëjnë foto para “qebapëve” dhe vallojnë “Turbo-Folkun” serb. Në një emision të njohur satirik në vitin 2010, “Wir Sind Kaiser”, Strache tha: “Nuk e kuptoj se nga vjen kjo urrejtje (…).

Unë jam një person i ngrohtë dhe nuk urrej. Kur dikush më madhëron në gjuhën serbe, Pomozi Bog, i përgjigjem me tri gishta. Unë jam multikulturor”. Referimi i Strache për shumëkulturalizmin e tij vazhdon, ndërsa dialogu vijon:

Moderatori: Ne flasim pak serbisht, apo jo? A flisni edhe serbisht?

Strache: Po disa fjali, mund të them… ‘Kosova është zemra e Serbisë’, për shembull.

Moderatori: Por ka shumë njerëz me një mendim krejtësisht të ndryshëm.

Strache: Po, ju keni të drejtë.

Moderatori: Çfarë do të thotë juaji?

Strache: Ku ka padrejtësi, unë jam atje për këdo që është kundër saj… dhe ‘Kosova është zemra e Serbisë’.

Dashuria e Strache dhe FPÖ për Serbinë shtrihet tek emigrantët serbë në Vjenë dhe Austri, dhe kjo ka qenë e vazhdueshme nga 2010 e tutje.

Kërkimi i FPÖ për emigrantët serbë është bërë një temë e përgjithshme e fushatës së tyre. Në një video të botuar në internet para zgjedhjeve të 2015, Strache deklaroi: “Serbët janë grupi më i madh i emigrantëve në Austri. Ata janë të integruar shkëlqyeshëm. Ata janë njerëz punëtor. Ata e vlerësojnë shtëpinë e tyre të re dhe ata qëndrojnë në shtëpinë e tyre të re, Austri. /Zeri/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zv.kancelari austriak që po "lobon" kundër Kosovës, i fejuar me një bukuroshe serbe
Zv.kancelari austriak që po "lobon" kundër Kosovës, i fejuar me një bukuroshe serbe
https://3.bp.blogspot.com/-m4OcFsxgeMc/WoMZtmPnpfI/AAAAAAAASm8/4qa43AIW7WkxSu0Hmv3qspEZViHHwn5mwCLcBGAs/s640/capture_1518521221-1491356.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-m4OcFsxgeMc/WoMZtmPnpfI/AAAAAAAASm8/4qa43AIW7WkxSu0Hmv3qspEZViHHwn5mwCLcBGAs/s72-c/capture_1518521221-1491356.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zvkancelari-austriak-qe-po-lobon-kunder.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zvkancelari-austriak-qe-po-lobon-kunder.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy