20 arbëreshë të Italisë do të vijnë në Shqipëri për Vitin e Skënderbeut

“Të dua Arbëri” një aktivitet me përmasa mbarëkombëtare pritet të zhvillohet nga data 1 deri ne 6 Maj në Shqipëri në kuadër në kuadër të shpalljes nga Qeveria Shqiptare, të vitit 2018 si Viti i Skënderbeut. Aktivitetet do të shtrihen në Tiranë, Krujë, Lezhë, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër të Madhe. Grupeve etnike do t’u shtohen edhe një grup i madh i shqiptarëve të Italisë. Gjatë ditëve të aktivitetit një grup prej të paktën 20 arbëreshësh, do të përformojnë në muzikë, teatër, kulinari, traditat më të mira të spikatura, nga enciklopedia njerëzore e arbëreshëve, parardhësve të shqiptarëve të Italisë, një nga rastet unikale në botë të ruajtjes në këtë formë kaq sublime të jetës së të parëve të tyre .

Në kuadër të shkëmbimit të këtyre traditave dhe aktivieteve të larmishme që do të zhvillohen në Tiranë dhe në rrethe të vendit, Qendra Albanian Excellence në Tiranë dhe Shoqata Vorea, me qendër në Frascineto, Itali, kanë nënshkruar pak ditë më parë në në këtë qytezë të vogël të Kalabrisë një marrëveshje bashkëpunimi. Frascineto banohet nga shumica e një popullate arbëreshe. Sipas Presidentes së Albanian Excellence, Flora Nikolla: “Marrëveshja ka në qendër të saj, evindentimin ,vlerësimin, njohjen dhe përhapjen e traditës arbëreshe, një qëndrese kjo kolektive e admirueshme ndaj të parëve të tyre, që kurse u detyruan të lënë Arbërinë pas shekullit XV, me vdekjen e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Kjo marrëveshje u nënshkrua në Komunën e Frascineto-s, në prani të Kryetarit të Komunës, Dr. Angelo Catapano, për Albanian Excellence nga Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës, znj. Flora Nikolla dhe për Shoqatën Vorea nga Drejtoresha Ekzekutive, znj. Lucia Martino.

“Kjo marrëveshje parashikon një bashkëpunim dyvjeçar mes dy shoqatave të njohura për aktivitetin e tyre konkret në favor e në mbështetjes të vlerave më të mira shqiptare dhe arbëreshe, në kulturë, art dhe turizëm , një sferë për të cilën dy shoqatat do të angazhohen përmes shumë iniciativa të reja, nisur edhe nga që turizmi është më pak i zhvilluar mes dy vendeve në kohën e ushtrimit të turizmit kulturor, elitar dhe emocional me nota argëtimi:”, tha Flora Nikolla për “Shqiptarja.com”

Marrëveshja, parashtron njëherazi edhe organizimin e aktivitetit shumëdimensional. Në bazë të kësaj Marrëveshje, gjatë këtyre ditëve , grupi prej të paktën 20 arbëreshësh i bashkohet projektit “Të dua Shqipëri ! ” Kryetari i Komunës së Frascinetos, Dr . Catapano , ka përgëzuar palën shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e cilësuar si “një hap më shumë më afrimin mes Arbëreshëve të Italisë dhe Shqipërisë”

Ai falënderoi gjithashtu të dy shoqatat , për vullnetin e tyre të mirë në organizmin e aktivitetit “Të dua Arbëri “ në muajin Maj në Shqipëri, duke u shprehur optimist që ky aktivitet kaq domethënës , do të vijojë edhe me aktivitete të tjera nga të dyja shoqatat , shqiptare dhe italo-arbëreshe.

Zonja Lucia Martino, aktiviste e njohur edhe në bashkëpunimet e mëparshme dhe një zonjë e rrallë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditës arbëreshe tha se, ishte e emocionuar dhe priste me padurim zhvillimin e “Të dua Arbëri”, ku ajo do të prezantonte njëherazi me grupin e saj të gjithë atë punë të vullnetshme e plot dashuri, që ka bërë për një kohë të gjatë, në krijimin e traditës teatrore , të ruajtjes së kulturës së gjithë kahershme shqiptare përfshirë edhe kulinarinë të cilën ajo me shumë zell, dëshëron t’ua bashkangjisë edhe menuve të restoranteve shqiptare.

Flora Nikolla, drejtuese e Qendres Albanian Excellence është shprehur se projekti, “Të dua Arbëri”, është një projekt i ndërtuar, me dhe mbi dashuri e vlerësim për këtë pjesë shqiptaro-italiane, të cilët me devotshmëri kanë ruajtur deri më tani, gjuhën, traditat, doket shkrimin e shqipes, ashtu sikundër edhe ritet fetare.

Flora Nikolla është shprehur më tej se “në të gjitha fushat sikundër edhe letërsia arbëreshe, ka shumë krijues, poetë, shkrimtarë, intelektualë të njohur, jo vetëm në Itali e Shqipëri por kudo edhe në mërgatë dhe kjo është një detyrë më shumë e shoqatës që ajo drejton për evidentimin dhe botimin e tyre në një të afërme, në vëllime të veçanta, si një vlerë e shtuar e këtij fenomeni historik dhe me vlera unikale”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 20 arbëreshë të Italisë do të vijnë në Shqipëri për Vitin e Skënderbeut
20 arbëreshë të Italisë do të vijnë në Shqipëri për Vitin e Skënderbeut
https://3.bp.blogspot.com/-lQsdv5H7ST8/WqXA47wDU0I/AAAAAAAADo0/4wjGUJwKOgE8eVbT4SXyeC3eivVJ7KvPgCLcBGAs/s640/Arbereshet.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-lQsdv5H7ST8/WqXA47wDU0I/AAAAAAAADo0/4wjGUJwKOgE8eVbT4SXyeC3eivVJ7KvPgCLcBGAs/s72-c/Arbereshet.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/20-arbereshe-te-italise-do-te-vijne-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/20-arbereshe-te-italise-do-te-vijne-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy