24 Mars ’99: Orët që vunë në provë unitetin e NATO-s

Azem Parllaku

“Republikë e Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë”. Kjo ka qenë thirrja e njohur me të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës nxori shqiptarët nga letargjia dhe iluzioni se Liria nuk mund të fitohej ndryshe. Në këtë rilexim të së dikurshmes, me ose pa hir, është qartësuar mendimi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm për zhvillimin kombëtar, atë rajonal, pse jo dhe global. 19 vjet më parë, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që bëri aktivizimin e gjithë shqiptarëve kudo ishin, në projektin vizional të çlirimit përfundimtar të Kosovës nga Serbia. Në projektin dhe aktivitetin e saj çlirimtar, ajo rrëzoi mitin sllav për pathyeshmërinë e ushtrisë serbe, ndërkohë, nëpërmjet luftës që kreu, u thye dhe miti i kufijve shqiptarë. Lufta çlirimtare ndikoi në rrëzimin e regjimit të Milosheviçit, duke çliruar përfundimisht popullin serb nga ky diktator. Nëpërmjet kësaj lufte u hoq maska diskriminuese për shqiptarët në Maqedoni, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc, e në Malin e Zi. Kjo luftë i dha një rol të madh e pozitiv Shqipërisë në zhvillimet demokratike rajonale e globale.

Ka qenë kjo luftë, që çoi në test unitetin e NATO-s, dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Kjo luftë shmangi dukshëm burokracinë e komplikuar të OKB-së, duke nxjerrë në pah rolin parësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si superfuqia e vetme dhe mbrojtëse e vlerave demokratike të njerëzimit. “Mendoni për një çast se si do të ndiheshit ju, po të ishit pjesë e atij populli që kanë jetuar në paqe në një vend që duan të përdorin gjuhën e tyre, por që u vajtën në shtëpitë e tyre dhe u thanë: Mblidhni placket dhe ikni! Do t’ju djegim çdo document të pronave dhe identitetit tuaj, dhe nëse burri ose djali juaj do të ishte në një moshë për shërbim ushtarak, ta hiqnin mënjanë e ta vrisnin. Dhe e gjithë kjo sepse ju keni një fe dhe një kulturë tjetër etnike. A do ta donim këtë ne për fëmijët tanë në shekullin e 21-të?” Bill Klinton, nga fjala e mbajtur në Bazën Detare të Norfolkut në Virxhinia, 1999.

Mjetet luftarake të vendosura në dispozicion nga NATO gjatë luftimeve në Kosovë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës; 260 avionë, mes tyre avionë të paperceptueshëm nga radarët, avionë bombardues me raketa të drejtuara, avoinë gjuajtës të fshehtë, avion gjuajtës dhe bombardues, 24 helikopterë Apach të destinuar për luftën kundër tankeve dhe mjeteve të tjera luftarake tokësore, anije amfibe për transportim trupash, 2 kryqëzorë, 3 anije sulmuese dragamina, 2 nëndetëse me predha të drejtuara, Aeroplanmbajtësja “Teodor Rusvelt” në Adriatik me 63 avionë në bord.

Franca; 20-40 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues, avionë për zbulimin e objektivave dhe transmetim të dhënash, avionë për furnizim me karburant në ajër, në gatishmëri luftarake Aeroplanmbajtësja “FOCH”.

Britania e Madhe; 20 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues, avionë zbulues objektivash tokësorë me përmasa të kufizuara, avionë të furnizimit me karburant në ajër, 1 nëndetëse me predha të drejtuara.

Kanadaja; 6 avionë luftarakë.

Gjermania; 14 avionë luftarak “Tornado”, me tyre 8 avionë me pajisje speciale për luftën elektronike dhe asgjësimin e mjeteve kundërajrore, 6 avionë zbulues objektivash.

Italia; 12 avionë luftarak

Spanja; 6 avionë luftarak mes tyre avionë për furnizim me karburant në ajër.

Turqia; 11 avionë luftarak gjuajtës bombardues.

Hollanda; 8 avionë luftarak.

Belgjika; 4 avionë luftarak.

Danimarka; 6 avionë luftarak.

Shqipëria; me Ligjin Nr.8470, datë 07.04.1999, vendos në dispozicion të NATO-s, të gjitha kapacitetet aeroportuale.

Aleanca e Atlantikut të Veriut grumbulloi më shumë se 400 aeroplanë luftarakë, e dhjetëra anije lufte për veprime ushtarake kundër Jugosllavisë. Forcat ushtarake të NATO-s, u komanduan nga gjenerali Uesli Klark.

Në orën 18.00 të datës 24 Mars 1999, mbyllen aeroportet civile që përshkojnë Adriatikun.

Në orën 19.00 të datës 24 Mars 1999, dhjetëra avionë ngrihen nga baza ajrore e Avianos, Itali, shpërthime të fuqishme tronditin të gjitha instalimet ushtarake serbe në Kosovë e Serbi.

Në orën 22.00 të datës 24 Mars 1999, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana pohon: “Ka nisur një sulm kundër objektivave serbe në Jugosllavi”.

Me 24 Mars 1999 në një mesazh televiziv presidenti rus Boris Jelsin i kërkon Bill Klintonit, t’i japë fund ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi.

Në orën 20.15 të datës 24 Mars 1999, alarmi antiajror zhurmon në Beograd e Novi Sad, po në këtë orë Prishtina zhytet në terr, ndërpritet rryma elektrike.

Në orën 21.00 të datës 24 Mars 1999, Presidenti Bill Klinton, nëpërmjet një konference shtypi për mediat, konfirmon sulmin ajror.

Në orën 21.15 të datës 24 Mars 1999, nga Vatikani Papa e konsideron sulmin si “një humbje për njerëzimin”.

Në orët në vijim, Kina kërkon t’i jepet fund bombardimeve!

Presidenti Jelcin dënon agresionin e Aleancës duke cituar: “Rusia do të mbrohet deri në fund, duke rezervuar të drejtën të marrë masa të plota, përfshi dhe ato ushtarake, për të garantuar sigurinë e saj dhe të Evropë”.

Është e vërtetë, NATO nuk mund t’i përgjigjet çdo tragjedie në të njejtën kohë dhe në çdo cep të globit, vërtet Kosova nuk ishte një vend anëtar i NATO-s, por ajo u vlerësua si vendi i vogël në vijën që ndan Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse mes Islamizmit dhe Kristianizmit, vend pranë aleatëve të Jugut të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, vend pranë aleatëve të rinj të NATO-s, Republikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë, vend që kufizohej nga demokraci të brishta si Shqipëria (sot anëtare e NATO-s) dhe Maqedonia./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 24 Mars ’99: Orët që vunë në provë unitetin e NATO-s
24 Mars ’99: Orët që vunë në provë unitetin e NATO-s
https://1.bp.blogspot.com/-Q4Mt6re5Jhg/WrYgKJRx9mI/AAAAAAAAVYE/gER75z50wuAsb6N4ta1WMVyV8krUaMJBQCLcBGAs/s640/5BEACDFB-0182-4631-B498-42F04818DA18.jpeg
https://1.bp.blogspot.com/-Q4Mt6re5Jhg/WrYgKJRx9mI/AAAAAAAAVYE/gER75z50wuAsb6N4ta1WMVyV8krUaMJBQCLcBGAs/s72-c/5BEACDFB-0182-4631-B498-42F04818DA18.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/24-mars-99-oret-qe-vune-ne-prove.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/24-mars-99-oret-qe-vune-ne-prove.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy