“4 milionë banorë në Greqi me origjinë të pastër arvanito-shqiptare”

Popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi.Libri “Demografin e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) flet dhe për ndikimin e luftërave Ballkanike dhe më pas atyre Botërore në këto zona.

Burimet kryesore që Historiani Llalla ka përdorur kanë qenë librat Etnografik të studiuesve francez, gjerman, serb, bullgarë dhe grek si Ami Boues, Adolphe Joanne, Emile Isambert, Guilaume Lejean, J. Lewis Farley, Joannoy N. Kallostipi, Kleanthis Nikolaidhis, Aleksandros Dagas, Nikolaos Th. Shina, Dhimitri Lithoksou, Athanasios Halkopulos, Spiridon Gopsheviç, Borivoje Millojeviç, Vasili Kënçov, Dimitar Mishev – Brancoff etj.

Valeria Dedaj

-Pas një pune disa vjeçare historiani Arben Llalla boton të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptarë në Greqinë e Veriut. Të dhënat fillojnë që në vitin 1913, kur dhe filloj shpërngulja e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme. Fillimisht kanë qenë rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera. Sipas studiuesit Llalla, në një intervistë për “Shekullin” në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, kurse sot pas 100 vitesh gjuha shqipe flitet në 42 fshatra.

Libri “Demografin e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) flet dhe për ndikimin e luftërave Ballkanike dhe më pas atyre Botërore në këto zona Llalla thotë se: “popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundën të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek, derisa dalëngadalë filluan të asimiloheshin ndër vite”.

Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave Llalla i ka vizituar gjatë viteve 1991-‘04, kur ka jetuar në Greqi. Ai ka takuar dhe grekë me origjinë shqiptare të cilët ende flisnin shqip. “Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më vitet 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar se kishte vdekur”.

Por cili është qëllimi i autorit që për disa vjet ka punuar me këtë libër? “Qëllimi im kryesor në këtë libër është të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër.

E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron…”. Ky është libri i parë në shqip ku lexuesit mund të njihet me demografinë e fshatrave shqiptarë në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Burimet kryesore që Llalla ka përdorur kanë qenë librat Etnografik të studiuesve francez, gjerman, serb, bullgarë dhe grek si Ami Boues, Adolphe Joanne, Emile Isambert, Guilaume Lejean, J. Lewis Farley, Joannoy N. Kallostipi, Kleanthis Nikolaidhis, Aleksandros Dagas, Nikolaos Th. Shina, Dhimitri Lithoksou, Athanasios Halkopulos, Spiridon Gopsheviç, Borivoje Millojeviç, Vasili Kënçov, Dimitar Mishev – Brancoff etj.

Si lindi libri “Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke)?

Para disa vitesh kam botuar disa studime rreth fshatrave shqiptarë në Janinë, More-Pelomponezi, Follirin, Kostur dhe Tiqeri, por disa historian me tituj prof.dr të cilët bëjnë histori nga zyrat politike dhe kamerat televizive filluan ti kopjonin studimet e mia pa më cituar, pati edhe nga ata që bënin copi dhe paste. Kështu, mendova të filloj mbledhjen e materialeve për botimin e librit. Deri tani për fat të keq nuk ka asnjë libër për demografinë e viseve shqiptare në Ballkan, prandaj kemi edhe mungesa të informacioneve sepse shpeshherë studiuesit që janë marrë me këto studime i paraqesin shqiptarët si turq, bullgar, serb dhe grek.

Image result for akropoli

Sa ka qenë numri i vendbanimeve shqiptare në të cilat flitej shqip?

Në libër unë flas vetëm për vendbanimet shqiptare në Greqinë e Veriut e njohur ndryshe Maqedonia e Egjeut dhe Trakia greke. Në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 në prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Ka nga ata studiues shqiptarë që japin deklarata se ka pasur 60 apo 100 fshatra, por nuk japin të dhëna vetëm flasin kot. Mendoj që mbi pasionin edhe emocionet duhet thënë e vërteta shkencore ashtu siç ka qenë.

Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Prefektura e Kosturit deri në vitin 1920 njihej si Shqipëri, të paktën nga kartolinat e kohës që janë botuar në Francë dhe shitur në Europë, ku qytetin e Kosturit e përcaktonin si Shqipëri.

Vazhdon të flitet ende në shqip në këto vendbanime?

Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj.

Kur them flitet gjuha shqipe ende, kam parasysh të vërtetuar në bazë të shkencës, deklaratave të tyre dhe medieve greke. Pra, unë si mbështetës kam shfrytëzuar më shumë burimet greke duke ua mbyllur gojën replikave të tyre që mund të kemi për këtë libër. Kurse në tërë Greqinë gjuha shqipe duhet të flitet në rreth 1.5 milion njerëz dhe rreth 4 milion grek kanë origjinë të pastër shqiptare. Për këto ekzistojnë materiale me bollëk nëpër arkivat greke./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “4 milionë banorë në Greqi me origjinë të pastër arvanito-shqiptare”
“4 milionë banorë në Greqi me origjinë të pastër arvanito-shqiptare”
“4 milionë banorë në Greqi me origjinë të pastër arvanito-shqiptare”
https://2.bp.blogspot.com/-4qFZxP_s1PE/WrgCOK-7f4I/AAAAAAAAViY/zO3CKNj-z60VUT13KzT3WLWsJbVYvM0pgCLcBGAs/s640/athina-1-640x320.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-4qFZxP_s1PE/WrgCOK-7f4I/AAAAAAAAViY/zO3CKNj-z60VUT13KzT3WLWsJbVYvM0pgCLcBGAs/s72-c/athina-1-640x320.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/4-milione-banore-ne-greqi-me-origjine.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/4-milione-banore-ne-greqi-me-origjine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy