8-marsi, festa e Ditës së Gruas dhe e të drejtave të saj

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Një ditë shumë e rëndësishme kjo, në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shënua fillimisht më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara pas një deklaratë nga Partia Socialiste e Amerikës. Ideja e të pasurit një ditë ndërkombëtare për gratë, ishte hedhur që në shek 20, në një botë e cila po haste në industrializim të shpejtë, por një situatë e tillë çoi në protesta për kushtet e punës. Në vitin 1910 Konferenca e parë ndërkombëtare e grave u mbajt në Kopenhagen. por kjo histori është edhe më e lashtë se kaq.

Fillimisht më 8 mars 1875, në ndërmarrjen e tekstilit në Nju-Jork gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës, orarit të gjatë të punës dhe pagave të ulëta. Më pas në Kopenhagen u vendos te merreshin parasysh disa nga kërkesat e grave. Në mbledhje morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës, por nuk u vendos data se kur duhej të kujtohej kjo ditë. Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielën e fundit të fund shkurtit, por në vitin 1911, Danimarka,Gjermania, Zvicra dhe Austria, shënuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra, ku veç kërkesave të mëparshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

Në Ditën e Gruas protestohet dhe festohet në shumë vende të botës. Në këtë ditë organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuar grave.

Në Shqipëri kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7953,Camëri,108,Editorial,1707,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2368,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 8-marsi, festa e Ditës së Gruas dhe e të drejtave të saj
8-marsi, festa e Ditës së Gruas dhe e të drejtave të saj
8-marsi, festa e Ditës së Gruas dhe e të drejtave të saj
https://4.bp.blogspot.com/-DWfMd2YKgHc/WqF1kNBMvVI/AAAAAAAAUPY/CY2GZp3ECmUFGMp7mly_TJN26ddq5152ACLcBGAs/s640/auto_captionit063634I506D341488962690.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-DWfMd2YKgHc/WqF1kNBMvVI/AAAAAAAAUPY/CY2GZp3ECmUFGMp7mly_TJN26ddq5152ACLcBGAs/s72-c/auto_captionit063634I506D341488962690.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/8-marsi-festa-e-dites-se-gruas-dhe-e-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/8-marsi-festa-e-dites-se-gruas-dhe-e-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy