A i ka ardhur fundi ligjit 7501?

Deputeti demokrat Dashamir Shehi thotë se ligji 7501, i cili ndau tokën bujqësore pas rënies së regjimit komunist, ka paralizuar ekonominë shqiptare.

“Ky ka bllokuar ndërtimet e ligjshme, por mbi të gjitha ka blloku reformimin e bujqësisë. Sot 27 vjet pas ne kemi akoma fermë mesatare me 1.2 hektarë, që është qesharake për një bujqësi moderne. Pse? Sepse ai që e ka tokën nuk e shet dot, sepse ai që do e blejë nuk është i sigurt”, thotë Shehi.

I votuar në vitin 1991, ligji 7501 ishte akti i parë dhe ndër të vetmit që bashkoi ish-partinë e Punës të sapo kthyer në Socialiste me Partinë Demokratike. Përmes tij u ndanë 580 mijë hektarë tokë bujqësore për 420 mijë familje fermerë.

“Në kushtet e sotme mund të thuhet që mund të ishte përdorur një skemë, apo skenar tjetër nga ai që u paraqit. Por asokohe ishim në kushtet e një e trysnie dhe emergjence sociale dhe vendimi ishte emergjent, pse jo edhe populist”, thotë Eduard Shalsi.

Shqipëria ka paguar mbi 80 milionë euro si dënime nga Gjykata e Strasburgut për pronat. Sipas Bankës Botërore pasiguria e pronës bashkë me korrupsionin janë dy pengesat më të mëdha për investimet e huaja.

“Ne kemi pranuar këtu që të bëjnë kulla 40-katëshe dhe nuk kemi pranuar që t’i njohim të drejtën dikujt që ka pasur dikur 10 hektarë të veten. I ka bërë një dëm të madh moral shoqërisë shqiptare. Na bëri lëmsh vëlla me vëlla”, shprehet Dashamir Shehi.

“Kemi me mijëra jetë të humbura për shkak të konflikteve të pronësisë, kemi një mungesë aplikimi uniforme nga veriu në jug. Mund të thuhet që pasojat që prodhoi ishin negative”, mendon Eduard Shalsi.

Tre dekada pas miratimit të ligjit, të gjithë e pranojnë se pasojat e tij negative kanë qenë të mëdha. Por a mund të riparohen një pjesë e tyre?

“Nëse ka dëshirë politike, që unë nuk e shikoj. S’e shikoj në krahun e majtë, që ligjin e kompensimit e ka reduktuar në një paçavure. Nuk shikoj as ndonjë agresivitet nga pala jonë, që pati 8 vite mundësi që të bënte ndonjë rikuperim”, mendon Dashamir Shehi.

“Nuk mund të gjykoj sesa mund të rikuperohet, por di të them me bindje se ka ardhur fundi i këtij ligji”, deklaron Shalsi.

Përveç pasigurive, ligji 7501 u përdor edhe për të tjetërsuar padrejtësisht mijëra hektarë toka në bregdet, të cilat u falsifikuan si toka bujqësore. Rasti me i fundit ishte grabitja e tokës, duke e kthyer nga rërë dhe pyll në tokë bujqësore dhe duke e përvetësuar me falsifikim të dokumentave./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A i ka ardhur fundi ligjit 7501?
A i ka ardhur fundi ligjit 7501?
https://3.bp.blogspot.com/-9gOWrZIYNFY/Wqm4Mc2fIaI/AAAAAAAAECY/RA3s4dlCOXoztCxnTuoL8-zoHbu7or6wQCLcBGAs/s640/download-1-2-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-9gOWrZIYNFY/Wqm4Mc2fIaI/AAAAAAAAECY/RA3s4dlCOXoztCxnTuoL8-zoHbu7or6wQCLcBGAs/s72-c/download-1-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/a-i-ka-ardhur-fundi-ligjit-7501.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/a-i-ka-ardhur-fundi-ligjit-7501.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy