Akademia e Shkencave: Shqipja, gjuhë zyrtare në tre shtete

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për njohje e shqipes si gjuhë zyrtare.

“Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit”,- thuhet në deklaratën e Akademisë.

Deklarata e plotë:

Prej datës 14 mars 2018 gjuha shqipe ka statusin e një gjuhe zyrtare edhe në Republikën e Maqedonisë. Me vendimin që mori Kuvendi i shtetit fqinj, shqipja tashmë shenjohet si gjuhë zyrtare në tre shtete.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e përshëndet me gëzim të madh këtë ngjarje me rëndësi historike, duke vlerësuar se me vendimin e tyre ligjvënësit e shtetit fqinj jo vetëm u njohën shqiptarëve një të drejtë të merituar, por dhe shfaqën para botës së qytetëruar një mendësi krejt të re.

Europeizmi, thelbi i të cilit është tejkalimi i kompleksit të antagonizmit dhe konfliktualitetit me fqinjët, iu bë i njohur botës si prirja sunduese dhe më autoritare edhe në institucionin më të lartë shtetëror në Maqedoni, bashkë me njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Gjuha shqipe ka mbijetuar nëpër mjegullën e shekujve në bashkëjetesë dhe marrëdhënie të natyrshme me gjuhët e gjalla e ato të vdekura të rajonit; me gjuhët e perandorive dhe të supershteteve; me gjuhët e qytetërimeve dhe të liturgjive, me gjuhët e fqinjëve dhe të jofqinjëve.

Njësia e gjuhës shqipe në funksionet e saj zyrtare është përbërësja e vetme njësuese e shqiptarëve në pikëpamjen kombëtare. Shekujt i kanë ndarë ata nga pikëpamja territoriale në disa shtete dhe nga pikëpamja e besimit janë të bashkuar në disa komunitete fetare.

Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë.

Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare me siguri do të forcojë paqen e brendshme shoqërore në Maqedoni dhe do të inkurajojë hapa të tjerë emancipues në rrugën e përbashkët drejt procesit europeizues.

Shqiptarët në Maqedoni me siguri do ta shohin shtetin e tyre të përbashkët me popullsinë shumicë si qytetarë që gjenden sovranë në vendin e tyre.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet të gjitha përpjekjet e intelektualëve dhe të ligjvënësve të vendit fqinj për ta arritur këtë rezultat./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Akademia e Shkencave: Shqipja, gjuhë zyrtare në tre shtete
Akademia e Shkencave: Shqipja, gjuhë zyrtare në tre shtete
https://3.bp.blogspot.com/-LRSpWkdjlCo/WrBnlGLA1uI/AAAAAAAAEj8/MH68hY_e2U8YAeVCuEdRxb5p-Tya-_ojACLcBGAs/s640/gjuha_shqipe.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-LRSpWkdjlCo/WrBnlGLA1uI/AAAAAAAAEj8/MH68hY_e2U8YAeVCuEdRxb5p-Tya-_ojACLcBGAs/s72-c/gjuha_shqipe.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/akademia-e-shkencave-shqipja-gjuhe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/akademia-e-shkencave-shqipja-gjuhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy