Aktori i dërgon mesazh deputetëve: Mallkuar ata që po falin tokën e Kosovës

Aktori i njohur me prejardhje nga Dukagjini Çun Lajçi, i ka dërguar një mesazh deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mesazhi për ata vjen vetëm një ditë para seancës së Kuvendit për votimin e demarkacionit.

Lajçi i cili ka qenë vazhdimisht pjesë e protestave kundër demarkacionit me Malin e Zi, përmes një poezie kushtuar pikërisht kufirit me Malin e Zi, e tokave që supozohet se kanë mbetur jashtë Kosovës me këtë marrëveshje, i ka “mallkue” ata që po falin tokën e Kosovës. Kjo është poezia dhe shkrimi i Lajçit.

(VETËM PËR DEPUTETËT)

Se mbaj kot mbi ball qefinin

Mos lasht Zoti pa t’marrua
Ty që lunë gurt e kufinit
Qysh po don me m’largua
Prej Çakorrit e Qafës Diellit.
*
Çelë Shabani m’ka kallxua
Guri ngulun ku asht kanë
Halil Turku me pushkë n’faqe
E ka ruejt, tue kullotë gjanë
**
Ti po don me i kallxu’ plakut
Gur kufini ku asht kanë,
Pak po të duket Plavë Guci
Karadakut që ja ke lanë.
***
Zoti Ty të past marrua
Që ma luen përditë kufinin
Nuk ta la pa m’i k’putë duert
Se mbaj kot mbi ball qefinin.
****
Pra unë sot p’e lidhi shallin
E koburet po i fus në brez
Pip n’kamë me Demë Isufin
N’Qafë t’Çakorrit po ju pres!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Aktori i dërgon mesazh deputetëve: Mallkuar ata që po falin tokën e Kosovës
Aktori i dërgon mesazh deputetëve: Mallkuar ata që po falin tokën e Kosovës
https://2.bp.blogspot.com/-K3AuOCk2QuY/WrB0-P-MxlI/AAAAAAAAEmU/neX7xc-3yGwDG2x-Rh9el7WVp-sR477CACLcBGAs/s640/maxresdefault-6-1-800x445.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-K3AuOCk2QuY/WrB0-P-MxlI/AAAAAAAAEmU/neX7xc-3yGwDG2x-Rh9el7WVp-sR477CACLcBGAs/s72-c/maxresdefault-6-1-800x445.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/aktori-i-dergon-mesazh-deputeteve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/aktori-i-dergon-mesazh-deputeteve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy