Amerikanët nxjerrin faktet, Rusët kanë financuar lobimin e PD-së dhe Lulzim Bashës në Uashington

“A e shfrytëzuan rusët sistemin politik amerikan për të promovuar të djathtën shqiptare në Uashington dhe nxitur trazira në Ballkan?”.

Me këtë përshkrim revista “Mother Jones” nis artikullin e saj të gjatë investigativ.

“Një ish-ndihmës i fushatës Trump që punon si lobist, një pagesë gjysmë milion dollarëshe, një parti politike konservatore shqiptare, katër kongresmenë republikanë, Breitbart News dhe kompani të fshehta të lidhura me Rusinë. Këto janë disa nga elementet që nxit dyshimin se rusët përdorën fshehurazi republikanët në Uashington në një përpjekje për të nxitur konflikt politik në Ballkan”, thotë në hyrje të tij artikulli.

Revista e cilëson një histori të komplikuar, që nis një vit me parë me kompaninë skoceze Biniatta Trade, e krijuar nga “Asverro Corporation & Liminez Commerce”, me bazë në parajsën fiskale, Belize.

“Rastësisht, ose jo, dy kompanitë e regjistruara në Belize, e që qëndronin pas Biniatta Trade ishin që të dyja të lidhura e të kontrolluara nga rusët”, vijon artikulli.

“Asverro Corporation & Liminez Commerce” vetë është e krijuar nga “Babyonica” dhe “KF Global Management”, që të dyja të regjistruara në Britaninë e Madhe, e para me aksioner kryesor mbi 75 për qind, Evgeny Shermetyev dhe e dyta me Konstantin Ferulev, që të dy shtetas rusë.

“Biniatta Trade” pagoi një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump i quajtur Nick Muzin “për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë me një shumë që në total shkon në 150 mijë dollarë”, thotë revista.

Pagesa është kryer disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe në kohën kur Partia Demokratike shqiptare ishte futur në një protestë kundër Qeverisë.

Më tej, shkrimi vijon me një përshkrim të shkurtër për Nick Muzin. MotherJones thotë se ai është diplomuar për drejtësi në Yale. Pas inaugurimit të Donald Trump si President, nuk arriti që të bëhej pjesë e administratës së tij, por më 31 mars të 2017 regjistrohet në Departamentin e Drejtësisë si lobist me kliente Partinë Demokratike shqiptare, me të cilën, sipas revistës, kishte nënshkruar më herët një kontratë.

“Kontrata e firmosur nga Nick Muzin dhe për Partinë Demokratike nga Lulzim Basha kërkon nga ana e lobistit që të promovojë Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në të përcaktohet se ai do të paguhet me 25 mijë dollarë për tre muaj, mars, prill dhe maj”, vijon revista në shkrimin e saj.

Revista kujton se në atë kohë, vendi ndodhej në një klimë politike ekstremisht të polarizuar. Për javë me radhë, PD protestonte para Kryeministrisë dhe kishte zëra se PD dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet e qershorit. Vendi po u drejtohej trazirave dhe Partia Demokratike kërkoi ndihmën e republikanëve në Uashington.

Në fund të marsit, shkruan Mother Jones, Nick Muzin rregulloi një vizitë të Lulzim Bashës në Uashington, ku në axhendë ishte edhe takimi me tre kongresmenët republikanë, Ed Royce, Dana Rohrbacher, cilësuar gjithashtu edhe si kongresmeni i parapëlqyer i Vladimir Putin dhe Pete Sessions. Basha mori pjesë gjithashtu në Kongresin e Komitetit Kombëtar të republikanëve, ku foli edhe Donald Trump.

Pas kësaj, Nick Muzin kontaktoi me Stephen Bannon, në atë kohë një këshilltar me peshë i Trump dhe i të tjerë zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë për llogari të Bashës dhe organizoi intervistimin e tij nga “Breitbart News”, faqe ultrakonservatore e informacionit online, që drejtohej nga Stephen Bannon deri para se ai t’i bashkohej fushatës së Trump në 2016.

“Nëse Basha do të siguronte mbështetjen në SHBA, ai do ta trumpetonte këtë në Shqipëri. Mes konservatorëve ai ishte i familjes, por në kundërshtim me qëndrimin pro-europian dhe pro-perëndimor të shqiptarëve, Lulzim Basha po flirtonte me populizmin nacionalist dhe po shtynte gjithnjë e më shumë me sloganin “Make Albania Great Again”, shtohet më tej.

“MotherJones” kujton qëndrimin e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi dhe veçanërisht vettingun, që sipas revistës kërkohej me ngulm nga Bashkimi Europian.

“Pak para zgjedhjeve, Basha dhe Rama arritën një marrëveshje, që mundësoi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Një javë e gjysmë para se këto zgjedhje të zhvilloheshin, Basha u rikthye në Shtetet e Bashkuara, gjatë një takimi bamirësie të organizuar nga republikani Scott Walker, ku i pranishëm do të ishte edhe Donald Trump. Duheshin 20 mijë dollarë që në këtë event të Walker të hyje në zonën VIP, që mundësonte edhe një foto me Donald Trump. Basha ja arriti që të ketë foton e tij me Donald Trump dhe të deklaronte se kishte pasur një takim të jashtëzakonshëm me të”, shtohet më tej.

Megjithatë, vijon shkrimi, magjia e Trumpit nuk funksionoi me Bashën, pasi ai nuk i fitoi zgjedhjet.

Revista shton gjithashtu se lobisti Nick Muzin refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të drejtuara prej saj, ndërsa Partia Demokratike shqiptare nuk i është përgjigjur një e-maili të dërguar më herët.

Artikulli ka për autorë David Corn, Hannah Levintova dhe Dan Friedman.

Revista “Mother Jones” doli për herë të parë në shkurt të 1976-s si një revistë progresive me fokus te informacionet, komentet, investigimet dhe reportazhet politike, ekonomike, për të drejtat e njeriut dhe kulturës. Për artikujt dhe investigimet është fituese e shumë çmimeve në SHBA./dita/ZgjohuShqiptar.info

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KETU

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Amerikanët nxjerrin faktet, Rusët kanë financuar lobimin e PD-së dhe Lulzim Bashës në Uashington
Amerikanët nxjerrin faktet, Rusët kanë financuar lobimin e PD-së dhe Lulzim Bashës në Uashington
Amerikanët nxjerrin faktet, Rusët kanë financuar lobimin e PD-së dhe Lulzim Bashës në Uashington
https://4.bp.blogspot.com/-1EFzs9hYJVk/WqAizVnO-1I/AAAAAAAAUKE/3IvTvHGSv18e9jw4EqJEJyCLyJDI3AaawCLcBGAs/s640/fotojaok-1-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-1EFzs9hYJVk/WqAizVnO-1I/AAAAAAAAUKE/3IvTvHGSv18e9jw4EqJEJyCLyJDI3AaawCLcBGAs/s72-c/fotojaok-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/amerikanet-nxjerrin-faktet-ruset-kane.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/amerikanet-nxjerrin-faktet-ruset-kane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy