Anijet që bombarduan forcat e Millosheviçit 19 vite më parë rikthehen në Tivar, tërbohen rusët

Është rikthyer në brigjet e Malit të Zi grupi i anijeve që bombarduan flotën detare të Millosheviçit, pikërisht në vendin ku ndodhi aksioni 19 vjet më parë.

Pikërisht si sot më 24 mars 1999, anijet e NATO-s kanë lëshuar një seri raketash ndaj anijeve dhe vendstrehimeve të flotës jugosllave që ishin vendosur kryesisht në portin e Tivarit.

Dje ato anije kanë ardhur në atë vend të ftuar nga qeveria e Malit të Zi, vend i cili është anëtar i NATO-s tashmë.

Ky demonstrim ka irrituar rusët, që nëpërmjet portalit kryesor të propagandës, Sputnik e kanë cilësuar këtë veprim si “kthim në vendin e krimit”.

Duket se nuk është fare rastësi por një marketing politik nga ana e NATO-s, e cila jo rastësisht ka zgjedhur Tivarin, një qytet shqiptar që u dha Malit të Zi në Kongresin e Berlinit në vitin 1878.

Kanë qenë pikërisht një grup anijesh të Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës që kanë lundruar dhe ankoruar në portin e Tivarit.

Dhe Sputnik nuk mbahet, por lëshon siluret e sulmeve ndaj Aleancës Veriatlantike.

“Kjo ndodhi vetëm një ditë përpara 19-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, kur humbën jetën 2.000 njerëz”, shkruan Sputnik, i cili shton se edhe pritja e bërë nga një oficer shqiptar i marinës ushtarake malazeze nuk është rastësi.

“Zëvendës komandanti i Marinës së Malit të Zi, KapiteniYusuf Jonuzi ka ofruar një pritje për komandantin i grupit të anijes së NATO-s thekson Sputnik, duke referuar si burim televizionin e Malit të ZI.

“HMS Duncan” (D-37) është një destrojer me një gjatësi prej 152.4 m, gjerësi prej 13.8 metra, kapacitet maksimal mbajtës të 8.500 ton, dhe ecën me shpejtësi maksimale 30 nyje.

“SPS Victoria” (F-82), është një Fregatë, në përdorim operacional që nga viti 1987. Anija ka një gjatësi prej 137,7 m, një gjerësi prej 14.3 metra kapacitet maksimal 4,445 ton dhe me shpejtësia maksimale 30 nyje.

Gjatë vizitës së anijeve janë planifikuar një sërë aktivitetesh të përbashkëta. /tesheshi/ZgjohuShqiptar.info


KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Anijet që bombarduan forcat e Millosheviçit 19 vite më parë rikthehen në Tivar, tërbohen rusët
Anijet që bombarduan forcat e Millosheviçit 19 vite më parë rikthehen në Tivar, tërbohen rusët
https://4.bp.blogspot.com/-8Dlf-5L_aHM/Wrffzb1tfpI/AAAAAAAAVgM/ohYGKmi5A24Alsf1R0tR441pBd892igrgCLcBGAs/s640/sputnik-nato-tivar.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-8Dlf-5L_aHM/Wrffzb1tfpI/AAAAAAAAVgM/ohYGKmi5A24Alsf1R0tR441pBd892igrgCLcBGAs/s72-c/sputnik-nato-tivar.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/anijet-qe-bombarduan-forcat-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/anijet-qe-bombarduan-forcat-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy