Artan Shkreli: Pse burrat shqiptarë mbanin flokë të gjatë si Vikingët

Që arbnorët kanë qenë një popull origjinal në fund të mesjetës, atëherë kur po lindte Europa e Re, kjo nuk ha shume diskutim, thotë Artan Shkreli.

Sipas tij, origjinalë në shumë pikëpamje, ata ndaheshin në mjaft pika prej fqinjëve të tyre jugorë e veriorë, dhe pavarësisht ndërlidhjeve të paevitueshme me ta, në shumë aspekte, shfaqeshin ndonjëhere me afër me popujt matanë detit se me këta fqinjë të vjetër.

Artan Shkreli shkruan se dukja i tyre i bënte ata të dallueshëm menjëherë. Shumë autorë të asaj kohë përshembull, sa për të ndaluar në një anë të saj, i përshkruajnë me flokë të gjatë të cilave u kushtonin vëmendje të posaçme. Po aq e veçantë ishte mbi kryet e tyre dhe kësula prej leshi me strehë, e njohur si “albanais”.

Duket se ka qenë e rëndësishme për ta të dalloheshin prej të huajve të shumtë, që shpesh jetonin në territoret arbënore, kryesisht në vijën bregdetare.

Artan Shkreli shkruan se flokët e gjatë pra përshkruhen jo vetëm nga të huajt por edhe nga “Kronika” e vetë Gjon Muzakës i cili e quan Teodor Muzakën me apelativin “këshetësi”, e për të cilin saktëson se: “kështu i mbante ai flokët, dhe që në gjuhën “albanesca” kuptimi i fjalës “chiscetisi” do të thotë gërshetesi (origj. trezze)”.

Sipas Artan Shkrelit veç faktit interesant nga pikëpamja gjuhësore (termi është gegnisht, gjë që tregon se njëfarë varieteti gegë është përdorur në Mesjetë deri thellë në zonat e Beratit e Vlorës) mësojmë për një zakon që në Europën e kohës e kishin veç Vikingët dhe Normanët aty pranë (Itali e jugut). Do patur parasysh dhe se sipas përshkrimeve të autorëve antikë me një formë të ngjashme i mbanin flokët edhe një pjesë e fiseve iliro-kelte.

Shkreli shkruan se në rrjedhë të kohërave fjala “këshetës” u bor, por jo zakoni, i cili ndonëse përjashtimor, rezistoi në fiset e veriut deri në kohërat moderne të fundshek XIX, sikur te ky i riosh i bukur nga Dukagjini dalë në vitin 1885.

Një fakt i mrekullueshëm trashedental ky dhe vështirësisht i kontestueshëm./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Artan Shkreli: Pse burrat shqiptarë mbanin flokë të gjatë si Vikingët
Artan Shkreli: Pse burrat shqiptarë mbanin flokë të gjatë si Vikingët
Artan Shkreli: Pse burrat shqiptarë mbanin flokë të gjatë si Vikingët
https://1.bp.blogspot.com/-znfcI01wOQA/Wp1Cze6QAZI/AAAAAAAAT_I/ktUmyoSZe28Y5I9U68KF_NGaau_pqTTPgCLcBGAs/s640/received_10155153101542044-301x400.jpeg
https://1.bp.blogspot.com/-znfcI01wOQA/Wp1Cze6QAZI/AAAAAAAAT_I/ktUmyoSZe28Y5I9U68KF_NGaau_pqTTPgCLcBGAs/s72-c/received_10155153101542044-301x400.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/artan-shkreli-pse-burrat-shqiptare.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/artan-shkreli-pse-burrat-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy