Auron Tare: Mbretin serb në Shqipëri e shpëtoi Esat Toptani

Nga FATMIRA NIKOLLI

Një ekspozitë me 45 fotografi, që çelet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, tregon tërheqjen e ushtrisë së mundur serbe më 1915 nga Shqipëria.

Fotografitë e marra nga arkivi i Beogradit dhe nga koleksioni i një gazetari rus që ka qenë dëshmitar okular ekspozohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në përkujtim të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Auron Tare, armatat serbe janë tërhequr nga veriu i Shqipërisë specifikisht nga zona e Lumës, Matit dhe përgjatë lumit me të njëjtin emër, kanë dalë në Krujë dhe me pas në Durrës.

Prej këtej me anijet italiane dhe franceze janë larguar për në Korfuz dhe në Itali. Tare tregon se mes armatës që tërhiqej ishte edhe vetë mbreti serb i kohës.

“Mbreti Petër dhe Princi Regjent i Kurorës ishin pjesë e marshimit mes një dimri të ashpër”, thotë ai, duke shpjeguar edhe arsyet pse shqiptarët nuk u hakmorën ndaj ushtrisë që vite më parë.

“Ishte dashamirësia e fiseve shqiptare, të cilët edhe pse disa vite më parë ishin prekur rëndë nga Lufta Ballkanike dhe në veçanti nga mësymja e serbëve në malësi nuk u hakmorën ndaj ushtarëve që po vdisnin urie, nuk u hakmorën.

Kjo mund të shpjegohet për disa arsye, në veçanti ndërhyrja e fortë e Esat Pashë Toptanit te krerët e fiseve të Mirditës, por unë do të thosha se në përgjithësi në këtë histori del në pah një veçori shumë e veçantë dhe mjaft e çuditshme e shqiptarëve, të cilët nuk i kanë prekur ushtritë e huaja, të cilat janë dorëzuar apo janë ndodhur në rrethana të tilla”.

“Gazeta Shqiptare” boton sot disa prej fotografive të armatës serbe, mbretit serb, apo regjentit nën shoqërinë e Esat Pashë Toptanit. Më poshtë, intervista e Tares për “GSH”.

– AKB sjell një ekspozitë mbi tërheqjen e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Parë Botërore. Më konkretisht, çfarë imazhesh sjellin fotografitë?

Në fakt, ky projekt nëse do ta quajmë kështu, ka filluar që vitin e kaluar me një bashkëpunim shumë të mirë me Arkivin ushtarak Italian, i cili na mundësoi që të organizojmë një ekspozitë me fotot nga Fronti Italian në Shqipëri.

Ky projekt është pjesë e një thirrjeje të UNESCO-s, e cila vitin e kaluar kërkonte dhe inkurajonte të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate të përkujtonin ngjarje të mëdha në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Duke pasur parasysh se historia jonë ende ka mungesa të mëdha në njohjen e kësaj pjese të rëndësishme historike, ne kemi vendosur që të organizojmë disa ekspozita të këtij karakteri me ushtritë ndërluftuese në frontin shqiptar.

Shumë shpejt do të kemi një bashkëpunim me arkivin austro-hungarez, francez, anglez, holandez, grek e kështu me radhë. Në këtë kuadër sjellim edhe këtë ekspozitë modeste, por mjaft interesante mbi një prej ngjarjeve ende të panjohura mirë, por shumë të rëndësishme të asaj kohe.

Tërheqjen e armatave serbe nëpër malet shqiptare.

– Cili ka qenë itinerari i tërheqjes?

Armatat serbe janë tërhequr nga veriu i Shqipërisë specifikisht nga zona e Lumës, Matit dhe përgjatë lumit me të njëjtin emër, kanë dalë në Krujë dhe me pas në Durrës. Prej këtej me anijet italiane dhe franceze janë larguar për në Korfuz dhe në Itali.

Pjesa tjetër e ushtrisë ka arritur të tërhiqet nga krahu i Malit të Zi duke marrë rrugën e bregdetit për të dalë në Shëngjin, ku prej këtej janë hedhur në Itali.

Duhet thënë se udhëtimi ka qenë i gjatë dhe shumë i vështirë në malet e zhveshura dhe shtigjet e bllokuara nga bora dhe stuhitë. Italianët tentuan disa herë të sillnin ushqime për ushtrinë e rraskapitur, por hasen në pengesa të mëdha nga flota austro-hungareze, e cila nën komandën e një emri shumë të famshëm, i cili më vonë u bë edhe lideri i Hungarisë, Admirali Horthi fundosi disa anije italiane dhe malazeze.

– Mes ushtrisë ishin dhe mbreti dhe oficerë të lartë. Çfarë ka shkruar historiografia serbe për këtë dhe vetë të mbijetuarit?

Për historiografinë serbe, kjo tërheqje e armatave të saja është një prej ngjarjeve më të rënda që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kombëtare. E gjithë ushtria me udhëheqjen e saj më të lartë, civile por edhe fëmijë të vegjël që iu bashkuan kolonës ushtarake, iu drejtuan maleve shqiptare për të shpëtuar. E gjithë familja mbretërore dhe mbreti Petër dhe princi Regjent i Kurorës ishin pjesë e marshimit mes një dimri të ashpër. Shifrat serbe flasin për rreth 200 mijë të vdekur dhe të humbur në malet tona dhe moçalet e bregdetit shqiptar. Ka mjaft dokumente të kohës që flasin për këtë ngjarje, po kështu edhe disa europiane, të cilët si pjesë e kolonës serbe kanë përshkruar këto ngjarje.

– Si shpjegohet që gjatë kthimit nuk u sulmuan nga shqiptarët, anipse ata kishin kryer krime në Shqipëri?

Ne kemi përzgjedhur rreth 43 foto, të cilat janë pjesë e arkivit të Beogradit, por edhe nga koleksioni i një gazetari rus, i cili ka qenë dëshmitar okular i këtij shpartallimi të ushtrisë serbe dhe mbijetesës së ushtarëve falë edhe dashamirësisë së fiseve shqiptare, të cilët edhe pse disa vite më parë ishin prekur rëndë nga Lufta Ballkanike dhe në veçanti nga mësymja e serbëve në malësi, nuk u hakmorën ndaj ushtarëve që po vdisnin urie. Historiografia serbe flet për rreth 200 mijë të vdekur dhe të humbur në ketë marshim tragjik, por çuditërisht në dokumente, të paktën ato që unë kam lexuar, nuk flitet për hakmarrje të shqiptarëve ndaj tyre. Kjo mund të shpjegohet për disa arsye, në veçanti ndërhyrja e fortë e Esat Pashë Toptanit te krerët e fiseve të Mirditës, por unë do të thosha se në përgjithësi në këtë histori del në pah një veçori shumë e veçantë dhe mjaft e çuditshme e shqiptarëve, të cilët nuk i kanë prekur ushtritë e huaja, të cilat janë dorëzuar apo janë ndodhur në rrethana të tilla. Mund të përmend tërheqjen e ushtrisë italiane në 1920 apo kapitullimi dhe dorëzimi i ushtrive italiane në vitin 1943. Çuditërisht edhe në këto raste shqiptarët nuk u hakmorën ndaj ushtarëve, të cilët kishin qenë pushtues për vite me radhë.

– Ku i keni marrë ju fotot?

Fotot janë sjellë nga Arkivi Ushtarak i Beogradit me ndihmën e ambasadorit të Serbisë, i cili kërkesës sonë dhe interesimit për një bashkëpunim të tillë iu përgjigj me shumë shpejtësi dhe korrektësi.

– Pse i konsideroni dëshmi unike?

“Tërheqja e Madhe” është një histori tejet e panjohur nga historia jonë dhe nga publiku i gjerë. Është një histori, e cila ka shumë dimensione. Sjell në dritë fakte të panjohura për një moment të historisë sonë, për të cilën ende kemi boshllëqe të mëdha. Mund të sjellë një kontribut modest në njohjen e historisë së përbashkët, apo të luftës së madhe botërore, e cila solli përmbysje të mëdha në rendin europian. Por, më e rëndësishmja është kontributi shumë modest në thyerjen e disa miteve ballkanike./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7000,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Auron Tare: Mbretin serb në Shqipëri e shpëtoi Esat Toptani
Auron Tare: Mbretin serb në Shqipëri e shpëtoi Esat Toptani
https://1.bp.blogspot.com/-w6TfEgolaio/Wp0eZFci0TI/AAAAAAAADIE/ybyfVvHP6mMycgm0XDrPq7R-6ld2P6B1QCLcBGAs/s640/auto_serbet131442423024-1-640x455.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-w6TfEgolaio/Wp0eZFci0TI/AAAAAAAADIE/ybyfVvHP6mMycgm0XDrPq7R-6ld2P6B1QCLcBGAs/s72-c/auto_serbet131442423024-1-640x455.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/auron-tare-mbretin-serb-ne-shqiperi-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/auron-tare-mbretin-serb-ne-shqiperi-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy