Ballkani në rrezik, SHBA-ja ngre qendër në Tiranë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të marrin masa për shkak të shtimit të rrezikut të terrorizmit në Ballkan. Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera furnizojnë ISIS me ushtarë dhe kjo ka alarmuar amerikanët, të cilët janë vënë në lëvizje. Sipas një dokumenti, në gusht SHBA do të sjellë ekspertë në Tiranë për shkak të rritjes së rrezikut të terrorizmit.

Dokumenti ka dalë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe përmes tij, institucioni ka hapur aplikimet për ekspertë të fushës, që do të vijnë në Tiranë në verë. Sipas raportit, SHBA do të asistojë të gjitha institucionet shqiptare dhe po ashtu do të ndihmojë dhe shtetet rajonale.

Pra duket se SHBA do të ketë një qendër të vetën në Tiranë për të mbikëqyrur Ballkanin sa i takon rrezikut terrorist. Ekspertët që do të vijnë do jenë pjesë e OPDAT dhe në fokus do kenë dhe pastrimin e parave, pasi ka shumë raste kur individë të caktuar financojnë terrorizmin.

“Personi do të përfaqësojë Departamentin e Drejtësisë me anë të OPDAT për zbatimin e asistencës teknike në sektorin gjyqësor dhe përforcimin e përpjekjeve antiterroriste në vendet e Ballkanit, veçanërisht në lidhje me luftën ndaj luftëtarëve të huaj, pastrimit të parave/ financimeve terroriste. Asistenca do të fokusohet në zhvillimin e hetimeve më efektive dhe përforcimin e legjislacionit anti-terrorist.

Do të nxiten dhe inkurajohen përpjekjet e vendeve të Ballkanit për zbatimin dhe përdorimin e 15 Praktikave të Dobishme, siç janë artikuluar në Forumin Global Anti-terrorizëm (GCTF) dhe grupin e punës për rendin ligjor sipas Memorandumit të Praktikave efektive antiterroriste në sektorin e drejtësisë”, thuhet aty.

Sipas dokumentit, eksperti që do të vijë, i cili do të jetë prokuror, do të ndihmojë një sërë autoritetesh për të luftuar terrorizmin. “Gjatë mandatit të tij, prokurori i zgjedhur do të punojë ngushtë me autoritetet lokale ligjore dhe zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë hetues, prokurorë, etj.

Kjo përfshin asistencë teknike, konsultim mbi rastet e hetimit dhe ndjekjes penale. Përfshihet gjithashtu analizë mbi legjislacionin anti-terrorizëm ekzistues ose të ri dhe çështje të tjera të lidhura. Prokurori do të koordinojë dhe veprojë ngushtë me detyrat e OPDAT për vende të ndryshme të Ballkanit, si dhe me stafin e ambasadës amerikane në këto vende.

Posti përfshin gjithashtu udhëtime të shpeshta në rajon dhe ndërveprim me zyrtarë të ndryshëm të drejtësisë së rajonit, në kuadër të luftës ndaj terrorizmit me anë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Roli i degës kriminale

Raporti në fjalë ka dalë nga Dega Kriminale e Zhvillimit të Prokurorisë me Asistencë e Trajnim. Ky dikaster ka si qëllim zhvillimin dhe asistencën teknike për zgjerimin e kapaciteteve të institucioneve të huaja të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Kjo asistencë jepet me qëllim që këto institucione dhe personeli i tyre të luftojnë me më shumë efektivitet e terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin, krimin financiar dhe tipe të tjera krimi si përhapja e armëve të shkatërrimit në masë apo mjetet e tyre të shpërndarjes.

Asistenca jepet gjithashtu për aftësimin e institucioneve dhe personalit të tyre të bashkëpunojnë më me efektivitet në nivel rajonal dhe me Shtetet e Bashkuara për çështjen. Sipas dokumentit, SHBA duket qartë se është e shqetësuar nga terrorizmi i cili prej kohësh ka gjetur strehë në Ballkan.

Shumë xhihadistë nga Shqipëria e Kosova kanë vdekur, ndërsa pak ditë më parë u kapën dhe dy persona iranianë, të dyshuar si terroristë. Për këtë arsye amerikanët po marrin masa për të ndalur rekrutimet e ISIS, por dhe për të shmangur sulme të mundshme terroriste në Shqipëri dhe rajon./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ballkani në rrezik, SHBA-ja ngre qendër në Tiranë
Ballkani në rrezik, SHBA-ja ngre qendër në Tiranë
https://2.bp.blogspot.com/-3OQHh8LP4AE/WrjdPgrUjoI/AAAAAAAAVjo/-bRa-4-MdRgsa4KE6F-Bmc2fYLYuAvwuwCLcBGAs/s640/77-c1200x600.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3OQHh8LP4AE/WrjdPgrUjoI/AAAAAAAAVjo/-bRa-4-MdRgsa4KE6F-Bmc2fYLYuAvwuwCLcBGAs/s72-c/77-c1200x600.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ballkani-ne-rrezik-shba-ja-ngre-qender.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ballkani-ne-rrezik-shba-ja-ngre-qender.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy