Ballsh, atje ku “ari i zi” është bukë e përditshme dhe vdekje e sigurt

Foto e qytetit te Ballshit nga Helikopteri

Reportazh

Niveli i ndotjes në nivele alarmante

Kur udhëton prej Fierit drejt qytetit të Ballshit, ende pa ju afruar këtij të fundit, në vendin e quajtur Ofiçinë ose Patosi Fshat, ndihet era e rëndë e naftës virxhin e cila rrjedh prej puseve dhe depozitave. Duke ju afruar sa më shumë qytetit naftëtar, kjo erë sa vjen dhe bëhet më e rëndë. Dhe kur kalon Qafën e Visokës, aty ku rruga nacionale është mbushur me pllakat përkujtimore prej mermeri të të aksidentuarve, shihet edhe tymi që del prej oxhakëve të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës. Mëngjesi në këtë luginë të krijuar prej lumit të Gjanicës, ku shtrihet gjiganti i përpunimit të naftës, zgjohet gati çdo ditë nën mjegullën e oksideve dhe lëndëve kimike. Ndërkaq, qyteti i Ballshit dhe fshatrat aty përreth ngjajnë si të veshur në gri. E ndërsa kalon mbi urën e “Shaban Agait”, në të hyrë të Ballshit, lumi i Gjanicës ngjan si një gjarpër ngjyrë vjollcë dhe në sipërfaqe lundrojnë mijëra bulëza yndyre. Por krejt ndryshe është ky lumë në pjesën e sipërme të tij, atje ku uzina nuk i derdh mbetjet e saj të papërpunuara. Aty gjen edhe fëmijë, të cilët lahen për të shuar vapën e këtij gushti përvëlues. Ndërsa duke kaluar gjithë pjesën ku lumi përshkon një anë të të gjithë uzinës, aty shikon të derdhen ujëra me ngjyra nga më të ndryshmet, deri tek e zeza, që janë mbetjet e naftës virxhin.

Por, ndonëse këto detaje nuk i shpëtojnë nga syri askujt, ata që jetojnë aty vazhdojnë ende ta shikojnë si shpresë të jetës së tyre këtë kombinat që përpunon “arin e zi”. Qytetarë të ndryshëm, të pyetur rreth ndotjes që i sjellë kjo uzinë zonës përreth, shprehen me rezerva. Madje, disa shprehin edhe faktin se, ndonëse janë të vetëdijshëm për pasojat e rënda që ajo i sjell florës, faunës, por edhe vetë njerëzve, mbetet ende e dobishme, sepse ju mundëson një pagë për familjen. Sipas tyre, mbyllja e uzinës do ishte edhe fundi i tyre, duke pranuar kështu këtë “vrasje” të ngadaltë. Ndërkaq, nga burime të sigurta pranë uzinës mësohet se aty nuk funksionon as impianti i hidropastrimit. Ky i fundit duhet të kryejë procesin e ndarjes së lëndëve toksike dhe helmuese nga pjesa tjetër e ujit, para se të derdhen në lumin Gjanicë.

Ish-mjeku

Më në fund dikush pranon të flasë, dhe ai është pikërisht ish-mjeku që kujdesej deri para pak kohësh për shëndetin e punëtorëve të uzinës, Kastriot Ahmetaj. Ai shprehet se tashmë asnjë prej punonjësve të uzinës nuk merr më dietat që kanë qenë të parashikuara me ligj. Gjithashtu, prej mjekut Kastriot Ahmetaj mësohet se drejtuesit e gjigantit të përpunimit të naftës kanë prishur edhe kontratën që kanë pasur me spitalin e Janinës. “Dëmet në shëndetin e punëtorëve të uzinës, por edhe të zonës përreth janë të pallogaritshme. Dikur gjithë punëtorët e uzinës trajtoheshin me ushqim special, u jepej një sasi e caktuar qumështi që ta pinin çdo mëngjes. Kurse tani nuk aplikohet më. Një në pesë punëtorë vuajnë nga diabeti profesional. Intoksikimi, veç të tjerash, ndikon edhe në sistemin nervor. Tjetër sëmundje që shkaktohet prej kësaj ndotjeje është hepatiti kronik. Nga analizat që ju kryen para disa vitesh 1200 punëtorëve, rezultuan që rreth 13% e tyre të vuanin prej diabetit. Ndërkohë, nuk u kryen analizat për të vërejtur përqendrimin e fenolit në gjak”, -sqaron më tej mjeku Ahmetaj, i cili nuk harron të theksojë faktin se, edhe mundësia e vetme që ishte për kurimin e punëtorëve të sëmurë tani është privuar. “Dikur, uzina kishte lidhur një kontratë me spitalin e Janinës në Greqi, për kurimin e gjithë punëtorëve që shfaqnin sëmundje profesionale për shkak të punës që kryenin. Duke qenë se spitali i Janinës ishte edhe afër gjeografikisht, u vendos që kontrata do të kryhej me të. Por, prej më shumë se një viti kjo kontratë nuk ekziston më”, -përfundon ai.

Analizat për ndotjen

Burime pranë Drejtorisë rajonale të Shëndetit në Fier shprehen se kanë filluar të kryejnë gjithë analizat e ujit të lumit të Gjanicës të marra në disa zona të tij. Gjithashtu, analizat janë përqendruar edhe në kampionet e ajrit, të tokës, bimësisë etj. Sakaq, mësohet se do të kryhen edhe analiza të qumështit dhe mishit të bagëtive që rriten në zonat përreth, me qëllim konstatimin e fenolit dhe të dioksinës që mund të kenë në gjak këto të fundit. Pas kësaj do të vihen në dijeni qytetarët për rreziqet që mund të ketë konsumimi i këtyre produkteve ushqimore. Ndërkohë, nga analiza të kryera më parë është konstatuar se uji i lumit Gjanica i marrë pranë daljes nga uzina, krahasuar me atë në Fier, është dhjetë herë më i ndotur.

Taksa e ndotjes

Ndonëse qyteti i Ballshit është një prej zonave që ndotet më shumë prej lëndëve toksike të uzinës, bashkia nuk ka arritur ende të përfitojë taksën e ndotjes së mjedisit nga ky subjekt. Burime pranë Drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik bëjnë me dije se, çdo komunë apo bashki që pëson ndotje prej kombinatit të përpunimit të thellë të naftës duhet të trajtohet me taksë për ndotjen që shkakton. Kjo, pasi nisur vetëm prej analizave që janë kryer edhe në vitet në vazhdim, shënohet një nivel ndotjeje që duhet të trajtohet ekonomikisht. Ndërkaq, mësohet se një komunë ka arritur të marrë këtë taksë, duke e vënë në dispozicion të qytetarëve./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ballsh, atje ku “ari i zi” është bukë e përditshme dhe vdekje e sigurt
Ballsh, atje ku “ari i zi” është bukë e përditshme dhe vdekje e sigurt
https://2.bp.blogspot.com/-p9xBz-RDddg/TlfdSSor6wI/AAAAAAAAAv0/n2AlGvNx3no/s640/Ballshi%2Bnga%2Bhelikopteri.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-p9xBz-RDddg/TlfdSSor6wI/AAAAAAAAAv0/n2AlGvNx3no/s72-c/Ballshi%2Bnga%2Bhelikopteri.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ballsh-atje-ku-ari-i-zi-eshte-buke-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ballsh-atje-ku-ari-i-zi-eshte-buke-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy