BE dërgon në Tiranë 27 inspektorë të posaçëm për “peshqit e mëdhenj”

Ajo që quhet ministri e Brendshme e BE-së ka zbarkuar në Tiranë me njerëzit e saj më të rëndësishëm.

Grupi i Sigurisë së BE-së është takuar me Ditmir Bushatin, ministwr i Jashtëm dhe Senida Mesin, zv/kryeministre. Në takim ka qenë prezente edhe ambasadorja e BE-së dhe Romana Vlahutin.

Të dërguarit e vendeve anëtare kanë shpallur nga Tirana vendimin e tyre për të qenë tre muaj ditë për ditë në Shqipëri për të parë me sy se si po zbatohen kushtet që Jean Claude Juncker dha gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Në takimet zyrtare u fol për bashkëpunimin në operacione civile dhe ushtarake.

Nesër, të 27 inspektorët do të takohen edhe me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare kërkuan zgjidhjen sa më parë të të gjitha mosmarrëveshjeve dypalëshe si kontribut i rëndësishëm në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit.

27 ekspertët e BE-së nuk janë gjë tjetër por zyrtarë të lartë të ministrive të Jashtme të vendeve anëtare, të cilët do të hartojnë një raport të plotë mbi atë që shikojnë në Shqipëri.

Ata janë në një mision më shumë se vëzhgimi, praktikisht prezencë në tre muaj, se çdo të ndodhë në Tiranë për të bindur qeveritë e tyre që të jepet vota për të dhënë statusin e vendit kandidat në prill.

Raportet e tyre do të jenë të ndara dhe nuk do të influencohen nga ambasada e BE-së apo Task-Forca e Brukselit.

Ndërkohë, Ditmir Bushati do të vazhdojë turin e lobimit për të bindur çdo skeptik që të japë votën në favor të Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm pritet të vizitojë Gjermaninë, ku përveç anëtarëve të qeverisë “Merkel” do të takohet me anëtarë të grupit parlamentar të CDU-së, të cilët si pasojë edhe marrëdhënieve të afërta me PD-në, kanë kritika për qeverinë Shqiptare.

Nesër paradite në Bundestag, Bushati do të jetë në një seancë pyetjesh për trafikun e drogës, kryesisht dhe posaçërisht për hetimet ndaj zyrtarëve të korruptuar. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: BE dërgon në Tiranë 27 inspektorë të posaçëm për “peshqit e mëdhenj”
BE dërgon në Tiranë 27 inspektorë të posaçëm për “peshqit e mëdhenj”
https://1.bp.blogspot.com/-5Pzx9YYKhe8/WrMzHdDnQoI/AAAAAAAAE28/iWB_Pd9oTn4lGveCYFr2fHBW3ZpNI8OCACLcBGAs/s640/330587.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-5Pzx9YYKhe8/WrMzHdDnQoI/AAAAAAAAE28/iWB_Pd9oTn4lGveCYFr2fHBW3ZpNI8OCACLcBGAs/s72-c/330587.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/be-dergon-ne-tirane-27-inspektore-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/be-dergon-ne-tirane-27-inspektore-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy