BERZH-i përzgjedh Tiranën, financim për Bovillën dhe linjën e furnizimit te Unaza e Re

Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruan sot në Londër marrëveshjen e financimit për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe ndërtimin e një linje të re për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit. Tirana është autoriteti i parë lokal që përzgjidhet nga BERZH-i, duke nënshkruar një marrëdhënie direkte bashkëpunimi.

Marrëveshja mundëson dyfishimin e sasisë së filtrimit të ujit, që furnizon qytetarët e Tiranës dhe njëkohësisht, shtrirjen e një rrjeti të ri edhe në zona të cilat, vitet e fundit kanë njohur një zhvillim tepër të madh, pa menduar më parë për urbanizimin. “Mezi pres që në këtë paketë të parë të bëjmë dy investime kryesore: Së pari, zgjerimin e kapacitetit të Bovillës, që është sistemi ynë filtrues. Do dyfishojmë sasinë e ujit që filtrohet për qytetin e Tiranës. Së dyti, ky financim na mundëson një linjë të re magjistrale, nga liqeni i Bovillës direkt në zonën e Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit. Një zonë e cila, kur njerëzit u transferuan aty, furnizohej me ujë pusesh e shumë prej banorëve, të nxitur nga çmimet e lira, morën vendime të shpejta, pa menduar që kjo zonë, tashmë me 80 mijë banorë, nuk mund të përballohet me ujë pusi, siç na tregoi vera e kaluar”, deklaroi Veliaj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryebashkiaku Veliaj tha se ajo u dedikohet qytetarëve të Tiranës, të cilët janë treguar korrekt me detyrimet ndaj bashkisë. “Kemi bërë shumë sakrifica për të ardhur në këtë ditë. Sot jemi qyteti numër një në Shqipëri për korrektesën ndaj pagesave të shtetit, sepse e kemi kuptuar që nëse nuk ndihmojmë në mëkëmbjen e shtetit tonë, të ujit, energjisë, hapësirës sonë publike, jemi ne vetë që e vuajmë të parët”, tha Veliaj.

Ai falenderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për zbatimin e reformave në këtë sektor. “Falenderoj jo vetëm aksionerët e BERZH-it dhe qeverinë austriake që do të na ndihmojë me një pjesë të grantit, por mbi të gjitha qytetarët e Tiranës, sepse besoj se të shkosh në Evropë, do të thotë të sillesh si evropian. Jam krenar që drejtoj një qytet me 1 milionë evropianë, ku njerëzit kanë kuptuar që pa paguar taksat, pa paguar detyrimet, nuk mund të kemi qytetin e ëndrrave tona”, shtoi Veliaj.

Drejtori i BERZH-it për Shqipërinë, Matteo Colangeli, vlerësoi faktin që kjo është hera e parë që banka financon një projekt bashkie, pa mbështetjen e buxhetit të shtetit, ndërsa theksoi se investimi do të rrisë kapacitetet dhe standardin e shërbimit të UKT-së. “Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne. Po financojmë investime të rëndësishme për të përmirësuar furnizimin me ujë të Tiranës. Për herë të parë në Shqipëri, po financojmë një projekt bashkie pa mbështetjen e buxhetit të shtetit. Kjo gjë është e rëndësishme, por me siguri po shikojmë të bashkëpunojmë më shumë me UKT dhe qytetin, për të realizuar më shumë investime dhe për të zbatuar agjendën e qytetit, për ta bërë Tiranën një hapësirë të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Ky projekt i rëndësishëm u bë i mundur nga donacionet financiare të Fondit Special të BERZH-it, gjithashtu edhe nga qeveria austriake”, tha Colangeli.

Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se pas formalizimit të financimit, Bashkia e Tiranës do të fillojë menjëherë punën për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës dhe ndërtimin e rrjetit të ri. “Mezi pres të fillojmë menjëherë nga puna, si për të dyfishuar Bovillën në kapacitet filtrimi, si për të bërë magjistralen, e cila sjell ujë drejtpërdrejt nga Bovilla në një prej zonave më problematike të Tiranës, për t’u siguruar që brenda 5 viteve të mundësojmë ambicjen tonë dhe vendimet e rëndësishme që morëm në Këshillin Bashkiak, për t’i dhënë qytetit ujë 24 orë të pijshëm”, përfundoi Veliaj./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: BERZH-i përzgjedh Tiranën, financim për Bovillën dhe linjën e furnizimit te Unaza e Re
BERZH-i përzgjedh Tiranën, financim për Bovillën dhe linjën e furnizimit te Unaza e Re
https://2.bp.blogspot.com/-VbnMgcsOdrc/WrBklOZ8gqI/AAAAAAAAEjE/Sb7F5kFnnH4CxTtf5mAa93HEVgT_SkcggCLcBGAs/s640/thumbnail-1-11-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-VbnMgcsOdrc/WrBklOZ8gqI/AAAAAAAAEjE/Sb7F5kFnnH4CxTtf5mAa93HEVgT_SkcggCLcBGAs/s72-c/thumbnail-1-11-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/berzh-i-perzgjedh-tiranen-financim-per.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/berzh-i-perzgjedh-tiranen-financim-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy