Bubulina, heroina arvanitase. Një “pirate” që gjunjëzoi otomanët

Historia greke e mesjetës dhe e mëvonshme është e mbushur plot me figura luftëtarësh shqiptarë, të quajtur arvanitë. Heronjëtë kombëtar të Greqisë, por me origjinë shqiptare, janë aq shumë sa ato dominojnë këtë histori.

Kështu, në vitet 1600 e mbrapa janë shquar shumë figura të ndritura shqiptarësh e arvanitësish: Beqir Xhokadori, Kacandoni, Spiro Pinoci, Kico Bocari, Dhimi Bllohava, Sula Proshova Ali Bendo, Mustafa Molla, Veli Beu (babai i Ali Pashë Tepelenës) Jani Prifti, Dhimitër Toska, Velo Gjeka, Tafil Buzi, Shaban Gjika e deri tek heronjtë e Revolucionit grek të 1821 që bënë emër e shkruan histori të rrallë si Pllaputen, Karaiskaqi, Marko Boçari, Foto Xhavella, Odise Andruco, Ali Farmaqi, Kosta Kanari, Kollokontroni si edhe gruaja kapedane Laskarina Bubulina me të cilën do të njihemi sot.

“(…)Vetëm ti mundesh /ende duke qarë,/të kthehesh e kërkosh të shohësh prap fëmijët e tu,/të rotullohesh dhe t’mos dish ç’të thuash/ të heshtësh e mrekulluar/ e të shfaqesh e madhe sa vetë toka/ qiejve duke ngjitur këngën tënde të dashurisë…”, janë këto disa nga vargjet që na vijnë nga (Alda Merini, të cilat i janë kushtuar legjendares Kapedanes Bubulina.

Po cila ka qenë historia e saj?

Jeta e Bubulinës nuk ka qenë fare e lehtë, as ka nisur e as ka përfunduar si e tillë.

Laskarina Bubulina lindi në një burg të Stambollit, ne atë burg që banorët e quanin “Kështjella e shtatë kullave”. Ishte mëngjesi i 11 majit të vitit 1771.

Nëna e saj Shqevo, kishte shkuar të takonte burrin e saj, kapedanin Pinotis, që mbahej i burgosur nga otomanet.

Ishte një luftëtar i rezistencës greke, që ato vite luftonte për çlirimin e Greqisë.

Ajo kishte shitur gjithçka qe kishte, vetëm e vetëm që të shkonte të shihte burrin e saj. Rruga deri në Stamboll kishte qenë e gjatë.

Më kot kishte kërkuar ta ndihmonin në dyert e Fanarit, por më së fundi, kishte mundur ta siguronte një leje që të takonte burrin e saj.

Çuditërisht, atë mëngjes, kur mbërriti në “Kështjellën e shtatë kullave”, burrin e saj e gjeti të vdekur në qeli. Kishte ditë që kishte vdekur.

Nga dhimbja e madhe, gruaja shtatzënë lindi para kohe. Burzino, shoku i armëve të Pinotis, i burgosur bashkë me të, e ndihmoi gjatë lindjes dhe kërkoi t’i vendosi emrin Laskarina, në kujtim të nënës së tij.

Disa javë më vonë, me Laskarinën kerthi, Shqevo zbarkoi në shtëpinë e saj në Hydra, por shumë shpejt largohet në Specaj, ku dhe martohet për së dyti.

Edhe atje banorët ishin arvanitas, por më të butë e më të thjeshtë se ata të Hydrës, rivales së tyre.

“Në Specaj flasin “arvanitika”, pra shqip, gjuhën tonë, – shkruan Michel de Grèce përmes gojës së Laskarinës.

– Në fakt, nëna, ati im dhe unë, ishim greke pa qenë të tillë. Ishim greke me shpirt e me zemër, me fe dhe me ideal, dhe sigurisht, grekë të sakrificës, sepse ne jepnim dhe jetën tonë për Greqinë, por jo greke nga gjaku, sipas historianëve puristë. Unë jam një arvanitase, me një fjalë, shqiptare.

Që prej kohërash tepër të largëta, raca jonë ka pasur emra të ndryshëm. Vallë jemi pellazgë, ilirianë? Mos vjen vallë gjuha jonë drejpërdrejtë nga sankritishtja, siç e pohojnë ekspertët ?

Di vetëm se ne kemi ardhur në Ballkan që prej mijëra vjetësh dhe jemi shpërndarë nëpër koloni, pothuaj ngado nëpër Greqi. Hydra është shqiptare, Specaj po ashtu… ”

Laskarina u rrit në një ambient arvanitas, me këngët dhe zakonet e tyre, të njëjta me ato të Shqipërisë së jugut.

Të njëjtat këngë, mite e rite. Shumë e re ajo dashurohet me një grek nga Specaj, të quajtur Dhimitris Jonuzas, që atë kohë, si gjithë burrat e këtyre ishujve, rrihte detet e Greqisë dhe të Mesdheut.

Në historinë e atyre ishujve, Bubulina do të ishte e para grua që do të thyente zakonin e vjetër. Duke ia lënë fëmijet nënës së saj, ajo ishte e para që e ndoqi të shoqin në det.

Ai e mori atë në portet e Italisë dhe të Dalmacisë, e çoi tutje në Smirnë dhe në portet e Spanjës, ku blinin armë prusiane dhe angleze.

Në Marsejë të Francës shisnin grurë dhe blinin mëndafshet e famshme të Lionit apo verën “Bordeaux”. Në Kartagjenë shisnin haviar dhe blinin verën “Malaga”.

Tregtia u shkonte mbarë, edhe pse u duhej shpesh të luftonin me piratët “korserë” apo doganierët turq.

I frymëzuar nga Katerina e II e Rusisë, Jonuzas nisi luftën në det kundër otomanëve dhe Laskarina trime e shoqëroi në momentet më të vështira e tragjike.

Marinarët e thërrisnin “kapetanica”, sepse ajo ishte e fortë si një burrë dhe armët i mbante ngjeshur në brez.

Një ditë, në Specaj, mberriti trupi pa jetë i Jonuzas, vrarë në betejë me otomanet në ngushticën e Sicilisë. Laskarina 26 -vjeçare mbeti e ve me tri fëmijë, por shpejt Bubulis, miku më i ngushtë i të shoqit, do t’i propozonte që të martohet me të.

Dhe përsëri, duke ndjekur Bubulis, Laskarina do të vazhdonte aventurën e saj me detin, luftën dhe jetën boheme.

Edhe Bubulis ishte trim e njeri i aventurës. Me të ajo do shëtisë Atlantikun, do të shkojë deri në Veracruz e Buenos-Aires, në Lisbonë, Kartagjenë dhe Detin e Zi derisa një ditë ai vdes në një betejë kunda piratëve dhe ia kaloi Laskarinës gjithë pasurinë e vet.

Bubulina, tashmë nënë e shtatë fëmijëve, dy herë grua e ve, në moshën 40 vjeçare, mund ta kish mbyllur jetën e saj.

Por ajo nuk u ligështua shpirtërisht. Mendja e mprehtë dhe shkathtësia e rrallë, bënë që ajo shpejt ta fitojnë krejt pasurinë e të shoqit, duke krijuar marrëveshje dhe aleanca me pronarët e anijeve, dhe duke u bërë partnere me flotat e tjera, duke e rritur dukshëm numrit e anijeve të saj.

Në një kohë të shkurtë ajo arriti të krijojë një pasuri të konsiderueshme.

Një nismë e tillë s’mund të kalonte si e pavënëre. Perandoria Osmane e deklaron fajtore për tradhti, për shkak të së kaluarës së burrit të saj, që kishte kaluar në anën e Rusisë cariste, gjatë luftës ruso-turke për kontrollin e Detit të Zi, dhe u përpoq t’i konfiskojë gjithë asetet e saj.

Bubulina kërkoi mbrojtje prej ambasadorit rus Strogonoff, i njohur për tendencat pro-helene, dhe ajo zbarkoi në kishat e Kostandinopojës, duke kërkuar të bisedojë me nënën e Sulltan Mahmudit II.

Ne nuk e dimë se çfarë i tha e çfarë i kërkoi Laskarina, apo cili qe qëndrimi i saj; ndoshta ajo bisedë kokë më kokë midis një gruaje me një grua, apo mes një nëne me një nëne, për jetën e saj të deriatëhershme, o ndoshta i ka rrëfyer për fëmijët e saj, duke kërkuar ndihmë prej saj si të ishte një vajzë!

Dihet vetëm se nëna e Sulltanit, e prekur shumë nga guximi dhe kurajo e asaj gruaje, i bindi djalin e vet që të hiqte dorë nga konfiskimi i pasurisë së saj.

Pas një qëndrimi të shkurtë në Krime, Bubulina u kthye në Specie, dhe jo vetëm për t’iu përveshur punëve, por tashmë duke sjellë me vete edhe erërat e revolucionit.

Gjatë qëndrimit në Konstandinopojë, Laskarina në fakt i qe bashkuar, si e vetmja grua, shoqërisë së fshehtë “Filiki Eteria”, një konspiracion për lirinë e Greqisë.

Prandaj, kthimi në shtëpi i saj, përkoi me përgatitjen e përpiktë të kryengritjes kundra sundimit turk: Blerja e paligjshme e armëve dhe municioneve, transferimi i fshehtë i tyre me anije në ishullin e Speces, shndërrimi i tyre në luftanije, dhe ndërtimi i të famshmit “Agamemnon”, një anije lufte e armatosur me 18 topa, balli i anijeve luftarake të flotës. bëri që ajo të mbledhë rreth vetes një ushtri të vogël me “djemtë më trima” (palikari) siç i quante ajo vetë, një organizim ku ajo paguante, ushqente dh mbështeste krejt anijet edhe ekuipazhet.

E gjithë pasuria e saj u sakrifikua për çështjen e çlirimit të Greqisë.

Me 13 mars, 1821, me një gjëmim topi të “Agamemnonit”, komanda e të cilit ishte në duart e Bubulinës, flamuri separatist grek ngrihet mbi shtizën e një anije lufte. Ky qe dhe “Fillimi i Revolucionit” – me 3 maj 1821, flota e ishujve të Species, Hydrës dhe Psaras sulen drejt Napflios për të organizuar bllokadën detare.

Ikonografia zyrtare, e paraqet Laskarina Bubulinën ashtu në këmbë të “Agamemnonit” me shikim përpara, me kryet të mbuluar me veshje tradicionale, me krahun e drejtuar në pushtim të kështjellës, tashmë e mbrojtur nga 300 topa.

Beteja qe e zjarrtë dhe Kapedania, siç quhet ajo, zbarkoi në terren me njerëzit e saj dhe me gjithë energjitë merr pjesë në betejën e parë. Dhe pas vijuan betejat e Monemvasias, Pylos dhe Argos, ku ajo humbi edhe të djalin e parë të saj, Janin.

Por Bubulina nuk mbeti e famshme për shpirtin e saj luftarak. Ajo meriton të kujtohet edhe për aktin e faljes kërkuar separatistëve grekë të gatshëm për masakrimin e popullsisë së rrethuar në kalanë e Tripolis, në zemër të Laconias.

Me ndërmjetësimin e saj, grekët kursyen jetën e grave dhe fëmijëve të familjes së Pashait, sundimtar të qytetit, në respekt për aktin e dikurshëm të nënës së Sulltan Mahmudit kur ajo zbriti për herë Konstandinopojë.

Më pas ndodhi edhe 1825.

Kufijtë e Greqisë ishin përsëri në rrezik, mbasi flota turko-egjiptiane kish mbërritur në brigjet e Peloponezit, në qytetin Pilos. Laskarina, edhe pse tani ishte në mjerim, mbasi e kish shpenzuar krejt pasurinë e saj për revolucionin, shfaqet sërish e gatshme të luftojë, të përgatisë e të organizojë njerëzit.

Papritmas i mbërrin një akuza shpifëse nga familja e së dashurës së djalit të saj. Kjo ndodhi bëri që Laskarina të harrojë Greqinë, atdheun dhe revolucionin.

Ndodhi që ajo të braktisë idealet politike dhe ta lere luftën mënjanë. Kështu Kapedania e humbet rolin e saj publik dhe bëhet thjesht një Nënë.

Përballet me të afërmit e familjes së vajzës, duke i dalë në mbrojtje djalit të saj.

Papritmas atmosfera ndizet dhe një armë zjarri, e qëlluar nga një dorë që mbeti përjetësisht anonime, e godet midis ballit duke e lënë të vdekur.

Bazuar tek progettomediterranea.com i përkthyer nga Jozef Radi, dhe studimi i Albert Zholit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bubulina, heroina arvanitase. Një “pirate” që gjunjëzoi otomanët
Bubulina, heroina arvanitase. Një “pirate” që gjunjëzoi otomanët
https://4.bp.blogspot.com/-R7PR4lgaTvU/WqbU8G8FlWI/AAAAAAAAUpQ/zAtNJKIbfy8M-WPevCFvk1BJuh6q3pt5QCLcBGAs/s640/Laskarina-Bubulina-640x790.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-R7PR4lgaTvU/WqbU8G8FlWI/AAAAAAAAUpQ/zAtNJKIbfy8M-WPevCFvk1BJuh6q3pt5QCLcBGAs/s72-c/Laskarina-Bubulina-640x790.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/bubulina-heroina-arvanitase-nje-pirate.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/bubulina-heroina-arvanitase-nje-pirate.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy