Çfarë shkruhet në përkrenaren e Skënderbeut?

Armët e Skënderbeut kanë qenë subjekt i adhurimit mitik.

Sipas legjendave shpata e tij ishte aq e rëndë sa që vetëm krahu i tij mund ta mbante. Po sipas legjendave, shpata e tij ishte kaq e mprehtë sa mund ta priste një burrë nga koka në bel me pak mundim dhe të priste një gur të madh në dysh me një goditje të vetme.

Nga të gjitha ato që na kanë mbetur prej Skënderbeut janë vetëm katër objekte: dy shpata, një përkrenare veneciane dhe një libër lutjesh. Momentalisht armët (përkrenarja dhe shpatat) janë të shfaqura në Koleksionin e Armëve dhe Armaturave në Neue Burg (i lidhur me Muzeun Kunsthistorisches) në Vjenë pasi kishin kaluar në duart e shumë fisnikëve që nga shekulli i 15-të kur u sollën për herë të parë nga Shqipëria nga gruaja e Skënderbeut, Donika Kastrioti. Libri i lutjeve është i arkivuar në Shtëpinë Publikuese Shelley në Çelsi, Londër.

Armët e Skënderbeut kaluan një odise të gjatë deri sa u vendosën përfundimisht në Muzun e Vjenës.

Pas vdekjes së Skënderbeut, ato u morën në Itali nga gruaja e Skënderbeut Donika dhe djali i tij Gjoni. Kush i trashëgoi pas vdekjes nuk dihet. Armët u rishfaqën në dekadën e fundit të shekullit të 16-të. Në 1590 një përkrenare dhe një shpatë ishin në pronësinë e Kontit Eolfgang i Sturnbergut kurse shpata tjetër ishte në Inventarin e Muzeut të Armëve të Arqidukës Karl të Stirisë, djalë i Perandorit të Shenjtë Romak në Graz të Austrisë (ato paraqiten në inventarin e 30 tetorit 1590).

Personi që i grumbulloi të gjitha armët bashkë ishte djali i Perandorit dhe vëllai i Karlit, Arqiduka Ferdinand i Tirolit, i cili, duke vepruar me këshillën e Kancelarit të tij Jacob Shrenk von Gotzing, i bleu armët dhe i mbajti në të njëjtin vend. Më vonë, ky princ ngriti Muzeun e Ambrasit, pranë Tirolit, të cilin e mbushin me lloj-lloj materialesh ushtarake, ashtu si edhe me piktura dhe protrete të personaliteteve të kohës. Në 1806, armët u transferuan në Muzeun Perandorak në Vjenë.

Por, çfarë shkruhet në përkrenaret e Skënderbeut?

Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te (Jezusi i Nazaretit E Bekon Skënderbeun, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanëve, Mbret i Epirit).

Gjithësesi ekzsiton edhe një mendim tjetër i cili e shpjegon ndryshe shkrimin në përkrenaren e Heroit tonë Kombëtar

Shiriti i bakrit me mbishkriminmund të jenë shtuar nga pasardhësit e Skënderbeut, kurse Skënderbeu vetë nuk ka mbajtur asnjë titull tjetër veç atij të “Lordit të Shqipërisë” (Latin: Domi inus Albaniae)./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çfarë shkruhet në përkrenaren e Skënderbeut?
Çfarë shkruhet në përkrenaren e Skënderbeut?
Çfarë shkruhet në përkrenaren e Skënderbeut?
https://3.bp.blogspot.com/-oUPeMLOqc-0/WrVhZB7eiUI/AAAAAAAAVWY/bMwvHCLcmYUyNM2FgocWkdpLOyM7dcU0ACLcBGAs/s640/skenderbeu-4-1-696x382.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-oUPeMLOqc-0/WrVhZB7eiUI/AAAAAAAAVWY/bMwvHCLcmYUyNM2FgocWkdpLOyM7dcU0ACLcBGAs/s72-c/skenderbeu-4-1-696x382.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cfare-shkruhet-ne-perkrenaren-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cfare-shkruhet-ne-perkrenaren-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy