“Çfarë u ka premtuar Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre?”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, shkrimin investigativ të Mother Jones, që ngrinte dyshime në lidhje me rrugët e financimit të PD dhe futjen e elementëve rusë me qëllim lobimin në mbështetje të opozitës në SHBA.

Pas ngjarjes PD ka reaguar duke thënë se shkrimi ishte një shpifje e sponsorizuar.

Balla në mesazhin e tij, zbulon sesi bazuar në dokumentet zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Nick Muzi lobuesi kryesor i demokratëve në SHBA është paguar nga një kompani fantazëm e regjistruar në Skoci.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Prej disa muajsh tashmë kemi denoncuar transfertat e paligjshme, që pa asnjë deklarim Partia Demokratike ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Deklaratat e regjistruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dëshmojnë se fotoja me Presidentin Trump dhe mbështetja e një numri kongresmenësh, në prag të zgjedhjeve, i ka kushtuar Partisë Demokratike me qindra mijëra dollarë, prejardhja e të cilave nuk është bërë asnjëherë e ditur nga Lulzim Basha.

Megjithatë, një investigim i një prej mediave më autoritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë në dritë dje të dhëna të reja skandaloze, të cilat lidhin direkt Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën me Kremlinin.

Sipas këtij investigimi të bazuar mbi dokumentet zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Nick Muzin, lobuesi kryesor i demokratëve në SHBA, është paguar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci, e quajtur “Biniatta Trade”.

Kontrata e depozituar në Departamentin e Drejtësisë nuk lë vend për dyshime.

“Biniatta” ka paguar 150 mijë dollarë direkt për llogari të Partisë Demokratike si “kompensim shpenzimesh për Muzin”.

Në vijim janë paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh, në total 1 milion dollarë.

Por, kush është ky “bamirës” i fshehur i Lulzim Bashës?

Investigimi i “Mother Jones” tregon se pronarët e vërtetë të “Biniatta Trade” janë dy shtetas rusë. Evgeni Sheremetijev, njëri prej ortakëve, ka të regjistruar në Rusi një kompani shërbimesh ligjore dhe një numër kompanish të tjera shërbimesh.

Të dhënat tregojnë se ai, duke shfrytëzuar lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin, ka fituar një numër tenderash të qeverisë ruse. Pra “shërbimet e tij ligjore” janë pajtuar nga vetë qeveria ruse, duke sjellë për Sheremetijevin përfitime të jashtëzakonshme.

Ortaku i dytë quhet Konstandin Ferulev, gjithashtu pronar i një numri kompanish në Rusi. Reporteri amerikan tentoi të shkonte në zyrën e tij të regjistruar në një qiellgërvishtës në Moskë, por zbuloi se ajo mund të aksesohej vetëm përmes një hyrje private.

Por, kjo nuk është e gjitha. Të dy këta biznesmenë të fuqishëm rusë, me kompani të regjistruara në parajsat fiskale, kanë ngritur partneritete të tjera edhe me personazhe të tjerë të lidhur drejtpërsëdrejti me Kremlinin.

Njëri prej ortakëve të tyre quhet Leriam Dvorkin, një shtetas rus me banim në San Françisko, por që në jetëshkrimin e tij të pasur përfshin edhe shumë vite punë në pozicione drejtuese të kompanisë së gazit dhe naftës “Gazprom”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, “Gazprom” është një kompani e kontrolluar drejtpërsëdrejti nga shteti rus.

Një tjetër partner është 35-vjeçari Juri Ivanov, me banim në Shën Petërburg, edhe ai një personazh i lidhur me politikën në Rusi.

Përballë këtyre fakteve tronditëse, ekzistojnë dy hipoteza për të cilat Partia Demokratike ka detyrën ligjore dhe morale që të përgjigjet përpara shqiptarëve.

Hipoteza e parë është që paratë për lobimin e PD në Uashington nuk janë paguar nga ajo vetë, por nga Moska. Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të përbënte një precedent tmerrësisht të rrezikshëm të ndërhyrjes së Kremlinit në politikën shqiptare.

Hipoteza e dytë, njësoj skandaloze, është që paratë janë paguar nga Partia Demokratike, por janë përdorur biznesmenët rusë për të fshehur prejardhjen e tyre.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë PD përsëri duhet të japë shpjegime se si ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit e besuar të qeverisë ruse.

Por mbi të gjitha, PD duhet të përgjigjet:

Çfarë interesi kanë biznesmenët me lidhje që të çojnë në Rusi?

Që të përfshihen në betejat politike të një vendi të vogël, aq larg sferës interesit të Rusisë, siç është Shqipëria?

Çfarë u ka premtuar Lulzim Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre financiare dhe politike?

E nëse përgjigja e PD do të jetë heshtja apo, akoma më keq, përgënjeshtrimi i këtyre fakteve të pakundërshtueshme, dëshiroj të saktësoj edhe diçka thelbësore.

Investigimi nuk është kryer nga ne, nuk është kryer nga një media shqiptare, por nga një prej mediave investigative më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një media të themeluar në vitin 1976 dhe që në më shumë se katër dekada ka denoncuar me qindra skandale të përmasave të jashtëzakonshme.

Janë tre gazetarë, tre prej gazetarëve më të rëndësishëm të këtij portali, ata që kanë zhvilluar një hetim gjithëpërfshirës, i cili ka zgjatur me muaj të tërë.

Këta nuk janë gazetarët e kazanit të opozitës, por njerëz që jetojnë me të vërtetën dhe që nuk kanë ngurruar të vendosin emrin e tyre në këtë investigim.

E përtej tyre, janë përdorur edhe reporterët në terren, të cilët kanë shkuar deri në Moskë, për të verifikuar faktet, përpara se të publikoheshin sot.

Kjo që ka ndodhur sot është e paprecedent.

Mediat ndërkombëtare prej kohësh kanë raportuar ndërhyrjet e bujshme të Rusisë në Ballkan. Moska ka shtrirë tentakulat e saj në vendet tona fqinje, në Serbi, në Mal të Zi apo në Maqedoni. Kjo është e ditur për të gjithë.

Por mesa duket Shqipëria nuk ka qenë imune nga kjo shtrirje e interesave, që nuk kanë të bëjnë asgjë me të ardhmen europiane që shqiptarët aspirojnë.

Provat tregojnë se Partia Demokratike është aleatja më besnike e Rusisë në vendin tonë.

Për të gjitha këto, Lulzim Basha duhet të japë llogari!/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Çfarë u ka premtuar Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre?”
“Çfarë u ka premtuar Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre?”
https://4.bp.blogspot.com/-iCryxjOsFWc/WqDqkXkGp8I/AAAAAAAAUN8/G_FFTAyklr4s6ADF4NICWHdxG7G3krfEQCLcBGAs/s640/850x636_Lulzim-Basha1514359167-1-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-iCryxjOsFWc/WqDqkXkGp8I/AAAAAAAAUN8/G_FFTAyklr4s6ADF4NICWHdxG7G3krfEQCLcBGAs/s72-c/850x636_Lulzim-Basha1514359167-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cfare-u-ka-premtuar-basha-ruseve-per-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cfare-u-ka-premtuar-basha-ruseve-per-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy