Daçiç: Aleksandër Vuçiç “shumë tolerant” rreth zbatimit të marrëveshjes së Asosacionit të Komunave Serbe.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha në Beograd se Presidenti Aleksandar Vuçiç ishte “shumë tolerant” rreth zbatimit të marrëveshjes së Asosacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij, ai do ta tërhiqte nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit.

“Unë e kam nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe do ta tërhiqja nënshkrimin, për shkak të mos formimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe me këtë do të ktheheshim në gjendjen e vjetër, që do të thotë kthimin e institucioneve serbe të Serbisë”, ka thënë Daçiç, në një konferencë për shtyp, pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Algjerisë, Abdelkader Mesael, raporton “B92”.

Megjithatë, kreu i diplomacisë serbe, theksoi se Serbia do të bëjë përpjekje maksimale për të arritur një zgjidhje kompromisi në lidhje me Kosovën.

Daçiç ka shtuar se nuk dëshiron të bëjë deklarata që mund t’i krijojnë telashe Vuçiç, por ai mendon se presidenti është ‘shumë tolerant’ në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ata do ta kenë shumë vështirë me një Vuçiç të tillë, i cili është i zhgënjyer”, tha kreu i diplomacisë serbe.

I pyetur për paralajmërimin e fundit “të kinse planit gjerman për Kosovën”, Daçiç përsëriti se kjo është një “trillim i pastër”.

Ndërsa shefi i diplomacisë së Algjerisë, deklaroi pasë takimit me homologun serb se pavarësisht presionit, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se “është gjithmonë në anën e integritetit territorial të Serbisë“.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë vazhduar në Bruksel raundin e ri të dialogut me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Daçiç: Aleksandër Vuçiç “shumë tolerant” rreth zbatimit të marrëveshjes së Asosacionit të Komunave Serbe.
Daçiç: Aleksandër Vuçiç “shumë tolerant” rreth zbatimit të marrëveshjes së Asosacionit të Komunave Serbe.
https://3.bp.blogspot.com/-Sr2oUYl_AZI/Wrbxaj2VRaI/AAAAAAAAFDU/Gkq3oPC7VcIBmgMU9ZDQJ8ND0r5DOkHogCLcBGAs/s640/dacic-655x356-640x348.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Sr2oUYl_AZI/Wrbxaj2VRaI/AAAAAAAAFDU/Gkq3oPC7VcIBmgMU9ZDQJ8ND0r5DOkHogCLcBGAs/s72-c/dacic-655x356-640x348.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dacic-aleksander-vucic-shume-tolerant.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dacic-aleksander-vucic-shume-tolerant.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy