Daçiç: Nuk ka asnjë shantazh që mund ta detyrojë Serbinë ta njoh Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për mundësinë e shtetit të tij për të njohur Pavarësinë e Kosovës, tha se Serbia as nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, ku potencoi që sipas tij nuk ka asnjë shantazh që mund t’i detyrojë ata të bëjnë këtë veprim.

“Vuçiq është gjithmonë në kontakt me komunitetin ndërkombëtar, mirëpo ata duan vetëm njohjen e Kosovës dhe jo kompromis me këtë të fundit. E kam paralajmëruar Presidentin që ata vetëm po na gënjejnë, sepse ata nuk duan të gjejnë një kompromis. Unë frikësohem se ata do të sjellin një letër ku do kërkojnë njohjen e Pavarësisë së Kosovës” tha Daçiq.

Daçiq thotë se sipas tij nuk ka asnjë shantazh të mundshëm që mund ta detyrojë Serbinë ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Ai i’u kundërpërgjigj edhe shefit të kabinetit të Presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, i cili dje tha se Rumania duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës para përfshirjes në gjetjen e një zgjidhje mes dy vendeve.

“Nuk e di nëse ata arrijnë ta kuptojnë që janë budallenjë nëse mendojnë që dikush mund ta detyrojë Serbinë ose Vuçiqin ta njohë Kosovën pa asnjë kompromis” deklaroi ai.

Daçiq shtoi se ai dhe Vuçiq po frikësohen nga fakti që Bashkimi Evropian mund të paraqesë letrën për zgjidhje të problemit me Kosovën, ku si pikë e vetme për Serbinë, do të ishte njohja e Pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti Vuçiq do të paraqesë idenë për zgjidhje të problemit në muajin prill, unë e mbështes vendosmërinë e tij për të qenë i pakompromis në aspektin e njohjes së Pavarësisë, gjithsesi ne do të vazhdojmë me veprimet tona” deklaroi ai./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Daçiç: Nuk ka asnjë shantazh që mund ta detyrojë Serbinë ta njoh Kosovën
Daçiç: Nuk ka asnjë shantazh që mund ta detyrojë Serbinë ta njoh Kosovën
https://2.bp.blogspot.com/-_7OZdhvbHZI/WqMQ3SmlYvI/AAAAAAAADdk/QQ8bEQgnw7ck5d9KWyvRolWvyPrJyHWXwCLcBGAs/s640/dacic.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-_7OZdhvbHZI/WqMQ3SmlYvI/AAAAAAAADdk/QQ8bEQgnw7ck5d9KWyvRolWvyPrJyHWXwCLcBGAs/s72-c/dacic.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dacic-nuk-ka-asnje-shantazh-qe-mund-ta.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dacic-nuk-ka-asnje-shantazh-qe-mund-ta.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy