Deeuroizimi, a do ta zhvlerësojë vërtet euron në Shqipëri?

Panajot Soko

Do ta prezumoj si të konsumuar shpjegimin parashtrues të gjithë kësaj ndërmarrjeje të madhe nga ana e Bankës së Shqipërisë, me titullin futuristik “deeuroizim” dhe do të futem direkt në temë.

Përse një masë e tillë në këto momente? Natyrisht është pyetja e parë që çdokush në naivitetin e sinqertë të njohurive të munguara do të shtronte. Përse tani, përse në këto momente dhe jo përpara një, dy apo tre vjetësh? Çfarë ka ndryshuar që na lindi nevoja për një ndërhyrje të tillë?

Kultura e përdorimit të Euros dhe infiltrimi i monedhave të huaja në jetën e përditshme ekonomike të vendit, nuk është një fenomen që po ndodh rishtas. Shqiptarët kanë vite që Euron dhe Dollarin, por më së shumti Euron, e kanë bërë pjesë të aktivitetit të tyre financiar.

Tradicionalisht ka qenë një segment i caktuar i veprimtarisë ekonomike që përfshin investimet familjare, kryesisht por jo vetëm, makinë, shtëpi etj., e deri tek investimet për qëllime biznesi, të cilat historikisht janë kryer me monedhë të huaj. Natyrisht që kjo ka pasur si pjesë të integruar dhe mundësimin e financimit nga institucionet financiare në po të njëjtën monedhë. Dhe ky segment i përmendur më sipër nuk rezulton të jetë zgjeruar vitet e fundit. Ai vazhdon të mbetet po i njëjti.

Të njëjtat mallra dhe shërbime që shiteshin dhe bliheshin me Euro p.sh. në vitin 2010, të njëjtat kryhen dhe sot. Shtëpitë, makinat, lokalet, baret, pronat, titujt e bizneseve etj., të ngjashme që janë transaksionuar në Euro në 2010-n, të njëjtat kryhen dhe sot. Dhe kjo do të thotë që nuk ka një zgjerim të gamës së aktivitetit që mbulohet nga valuta e huaj në transaksionet financiare të shtetasve apo bizneseve. Kjo na tregon që nuk është kjo arsyeja pse po ndërmerret deeuroizimi.

Çfarë ka ndodhur

Në Shqipëri kanë ardhur, kryesisht për shkak të aktiviteteve informale, një sasi shumë e madhe kartëmonedhë Euro, saqë aktualisht përfshirja e saj në jetën financiare dhe ekonomike të vendit ka arritur përmasat e monedhës sonë vendase.

Por atëherë çfarë ka ndryshuar?

Ka ndryshuar sasia e kartëmonedhave Euro në qarkullim. Është rritur. Në Shqipëri kanë ardhur, kryesisht për shkak të aktiviteteve informale, një sasi shumë e madhe kartëmonedhë Euro, saqë aktualisht përfshirja e saj në jetën financiare dhe ekonomike të vendit ka arritur përmasat e monedhës sonë vendase.

Pavarësisht se nuk ka zgjeruar gamën e transaksioneve horizontalisht, ajo i ka thelluar ato vertikalisht. Dhe kjo ka pasur reflektimet e saj në këto pjesë të segmentit. P.sh., është pikërisht futja e këtyre sasive të mëdha të kartëmonedhës së huaj ajo që ka fryrë së fundmi çmimet e apartamenteve dhe pronave. Apo është po pikërisht i njëjti fenomen që ka stimuluar shitblerjen e titujve të pronësisë së shumë bizneseve në vend.

Por, gjithsesi, synimi i politikës deeuroizuese nuk është as shfryrja e flluskës së apartamenteve dhe as stabilizimi i tregut të titujve. Është një tjetër efekt ai që kërkohet të rregullohet.

Dhe ky është shtrenjtimi i lekut.

Çfarë synohet të arrihet me deeuroizimin?

Te faqja e Bankës së Shqipërisë do të gjeni një sërë arsyesh ultra-teknike që ndikuan Bordin në ndërmarrjen e një nisme të tillë. Arsye që fillojnë me uljen e efektivitetit të politikës monetare e përfundojnë tek ekspozimi i sistemit financiar ndaj zhvillimeve të pafavorshme në kursin e këmbimit. Dhe, natyrisht, të gjitha këto janë ato që do të riparoheshin në momentin që deeuroizimi do të hynte në eficencë.

Por kur më pas shikon se cilat janë masat që ndërmerr Banka për të korrektuar anomalinë e krijuar, ti kupton që arsyet e përmendura më lart janë thjesht fasada e qëllimit të vërtetë, që është rikthimi i kursit të këmbimit të euros në nivelet e tij të natyrshme, siç ishte përpara ekspansionit të saj.

Është e kundërta, leku do të zhvlerësohet

Në një sërë artikujsh dhe opinionesh të publikuara në median e shkruar dhe elektronike në lidhje me deeuroizimin, disa herë është nënkuptuar/aluduar sikur e gjitha kjo nismë po ndërmerret me synim forcimin e lekut. Është e kundërta! Deeuroizimi dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të deeuroizimit kanë për synim zhvlerësimin e lekut kundrejt euros dhe rikthimin e kursit të këmbimit në nivelet e mëparshme.

Nëse i kthehesh planit të masave që do të ndërmerren konkretisht në lidhje me këtë politikë, kupton që qoftë ndryshimi i normës së rezervës së detyrueshme duke e rritur për valutën e huaj dhe duke e ulur për lekun; qoftë rritja e kërkesës minimale rregullative për vlerën e aktiveve likuide në valutë, ndërkohë që për lekun nuk ndryshon; apo qoftë edhe rritja e ndërgjegjësimit të huamarrësve për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë, janë masa të cilat synojnë të reduktojnë huamarrjen në valutë të huaj (më konkretisht në Euro) dhe rritjen e depozitave të tyre.

Dhe rrjedhimisht duke reduktuar sasinë e valutës në qarkullim. Natyrisht që kuptohet që efekti kryesor i reduktimit të kredimarrjes në valutë të huaj, rritjes së depozitave dhe rrjedhimisht dhe valutës në qarkullim, do të ishte shtrenjtimi i valutës së huaj dhe zhvlerësimi i lekut.

A është një gjë e mirë e gjithë kjo nismë?

Natyrisht që këtu opinionet ndahen. Ka disa që mendojnë që është një nismë e mirë dhe disa që mendojnë që nuk është e tillë. Unë do të kisha rezervat e mia, qoftë për nga qëllimi i rezultatit që pritet të arrihet, qoftë edhe për mënyrën si mendohet të arrihet. Këto po i rreshtoj më poshtë:

Është e qartë që leku i fortë shtrenjton eksportet, por nga ana tjetër i bën importet më të lira. Ne jemi një ekonomi ku importet prevalojnë në vlerë dhe në ndikimin që kanë në konsumin e përditshëm. Kur vjen puna tek eksportet, ato janë të ndara në monedhë (nafta, mineralet janë në dollarë, ndërsa energjia elektrike, fasoneria, eksportet e shërbimeve dhe agrikulturat janë në euro).

Kjo do të thotë që zhvlerësimi i lekut kundrejt euros do të ndikojë vetëm një pjesë të tyre, ndërsa nga krahu tjetër ndikon në një përqindje dërrmuese importet. Prandaj besoj se përfitimi nga një lek i fortë (i moderuar) është më i madh nga dëmet që mund të shkaktojë.

Një lek i fortë ul peshën e borxhit publik dhe lehtëson ripagesat e tij. Madje një pjesë të meritës për kapërcimin e fundit që borxhi publik i bëri pragut prej 70% (duke u ulur në 69%) e ka dhe forcimi i lekut kundrejt euros. Kjo pasi rreth 1/3 e borxhit është në monedhën europiane dhe sa më e lirë të jetë ajo, aq më pak vlen borxhi i marrë në atë monedhë.

Lehtësia tjetër është kostoja e ulur e ripagesave të borxhit publik në valutë. Kjo pasi qeveria jonë, të ardhurat (nga taksat dhe tatimet) i siguron në lekë dhe natyrisht që një lek i fortë në krahasim me euron ul koston e kësteve që do të paguhen në euro, ndërkohë që nuk ndikon te borxhi i marrë në monedha të tjera.

Mbajtja nën kontroll e kursit të këmbimit, zakonisht bëhet nëpërmjet politikave monetare dhe levave të tyre. Tentativa për një qasje autoritare në trajtimin e çështjes, duke kufizuar tregun e përdorimit dhe duke e deformuar forcërisht kërkesën për valutë të huaj (pa i hyrë çështjes së deklaratës së ndalimit të transaksioneve në valutë të huaj) nuk mendoj se është efikase. Kjo pasi tregu me siguri që do t’i gjejë mundësitë për t’i qëndruar besnik instinktit të vet, sepse në thelb ky është dhe misioni i tregut të lirë.

Vendosja e barrave jotarifore, të cilat do të kushtëzonin deformimin e tregut të lirë nëpërmjet pengimit të kreditimit të valutës së huaj, do të rriste korrupsionin në institucionin aprovues të kredisë.

Efekti te kursi

Deeuroizimi dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të deeuroizimit kanë për synim zhvlerësimin e lekut kundrejt euros dhe rikthimin e kursit të këmbimit në nivelet e mëparshme. Efekti kryesor i reduktimit të kredimarrjes në valutë të huaj, rritjes së depozitave dhe rrjedhimisht dhe valutës në qarkullim, do të ishte shtrenjtimi i valutës së huaj dhe zhvlerësimi i lekut

Natyrisht që aktualisht po kalojmë një situatë atipike në lidhje me valutën e huaj që qarkullon në vend. Por, personalisht besoj se në të tilla situata nuk duhet ndërhyrë për sa kohë këto situata nuk janë pasojë e një spekulimi financiar.

Nëse tregu i lirë, në lirinë e vet, përcakton vlerën e një malli apo monedhe, i padeformuar nga ndonjë praktikë spekulative, por thjesht si pasojë e forcave të tregut, atëherë institucionet mbikëqyrëse është e udhës të mos ndërhyjnë, pasi cenojnë lirinë e tij dhe deformojnë vullnetin e tij.

Në Shqipëri ka hyrë valutë e tepërt dhe ligjësitë e financës e kërkojnë që kjo valutë të zhvlerësohet në lidhje me monedhën vendase, sepse kjo është dinamika natyrale e procesit. Nëse Banka Qendrore ndërhyn duke deformuar ligjësitë, atëherë ajo është duke manipuluar tregun dhe kjo nuk është lojë sipas rregullave.

Dhe kur kupton që nga kjo lojë jashtë rregullave përfitojnë ata që e krijuan këtë situatë atipike dhe që zotërojnë tepricat e valutës, pyetja që lind natyrshëm është: “Dakord që i bënë, dakord që po i fusin në ekonomi, po t’ua mbajmë dhe vlerën e lartë, a nuk është pak si tepër?”

*Monitor/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Deeuroizimi, a do ta zhvlerësojë vërtet euron në Shqipëri?
Deeuroizimi, a do ta zhvlerësojë vërtet euron në Shqipëri?
Deeuroizimi, a do ta zhvlerësojë vërtet euron në Shqipëri?
https://4.bp.blogspot.com/-9oDkGGKyP9c/WrAD2JkGKmI/AAAAAAAAVFA/oJpiGyCX4Ewg__ZR41nUx2A-1G24ojjhQCLcBGAs/s640/euros-905x395.jpeg
https://4.bp.blogspot.com/-9oDkGGKyP9c/WrAD2JkGKmI/AAAAAAAAVFA/oJpiGyCX4Ewg__ZR41nUx2A-1G24ojjhQCLcBGAs/s72-c/euros-905x395.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/deeuroizimi-do-ta-zhvleresoje-vertet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/deeuroizimi-do-ta-zhvleresoje-vertet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy