Demarkacioni nuk është kushti i fundit për liberalizimin e vizave të kosovarëve

Pothuajse e gjithë energjia e politikës në Kosovë është përqendruar në plotësimin e kushtit të parafundit për liberalizimin e vizave: ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Përpjekjet e partive politike për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ta krijojnë përshtypjen se ky është kushti i fundit që qytetarët të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Është edhe një kusht që duhet të plotësohet me po aq përkushtim sa marrëveshje për Demarkacionin. Ai është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, pothuajse fare nuk është përmendur kushti i dytë, duke e minimizuar rëndësinë e tij.

Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, gjatë vizitave të tyre në Kosovë, vazhdimisht e kanë bërë të qartë se përveç Demarkacionit, duhet të luftohet edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar, në mënyrë që Kosova të tregojë seriozitetin e saj si shtet dhe i gatshëm për t’u bërë pjesë e BE-së.

Në njëfarë forme, Demarkacioni, ndonëse që një kohë ka bllokuar proceset e Kosovës, duket se do të jetë më i lehtë sesa kushti tjetër: luftimi i korrupsionit. Kjo për faktin se Demarkacioni ka qenë reflektim i mosmarrëveshjeve politike brenda partive politike, por në disa raste edhe me Malin e Zi, shkruan Insajderi.

Kurse luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duket se do të jetë sfidë edhe më e madhe, për shkak se duhet të luftohet brenda llojit. Në këtë rast nuk kemi arsye ta fajësojmë askënd për bllokim, pasi që organet e drejtësisë por edhe të gjithë mekanizmat e shtetit duhet ta tregojnë veten në këtë “luftë”.

Është thënë vazhdimisht se Kosova duhet ta ratifikojë Demarkacionin për ta zënë hapin e fundit për liberalizimin e vizave. Sipas politikanëve vendorë, ratifikimi i Demarkacionit do t’ua mundësonte qytetarëve që kah fundi i vitit të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Ndonëse Demarkacioni mund të marrë epilog gjatë javës që vjen, pasi është caktuar edhe seanca për këtë gjë, megjithatë, nuk dihet se kur do të marrë epilog kushti për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Demarkacioni nuk është kushti i fundit për liberalizimin e vizave të kosovarëve
Demarkacioni nuk është kushti i fundit për liberalizimin e vizave të kosovarëve
Demarkacioni nuk është kushti i fundit për liberalizimin e vizave të kosovarëve
https://4.bp.blogspot.com/-j15THL1MxAo/Wq8v8mnJ_uI/AAAAAAAAVC4/yg1LLECtir09EMf1y-xQmilKYxsHMWeTQCLcBGAs/s640/viza-3.jpg-500.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-j15THL1MxAo/Wq8v8mnJ_uI/AAAAAAAAVC4/yg1LLECtir09EMf1y-xQmilKYxsHMWeTQCLcBGAs/s72-c/viza-3.jpg-500.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/demarkacioni-nuk-eshte-kushti-i-fundit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/demarkacioni-nuk-eshte-kushti-i-fundit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy