Demarkacioni përplasi ish-shokët e luftës

Nga Blendi Gashi/

Demarkacioni, edhe pse tashmë i ratifikuar vazhdon të shkaktojë përplasje mes aktorëve politikë.

E ndodh që dhe mes miqsh të vjetër, kjo temë të futet si pykë. Kështu po ndodh mes ish-shokëve të armëve, vetëvendosësit Rexhep Selimi dhe Haradinajve.

Pak ditë pasi Selimi u përplas me mikun e tij, Dautin rreth kësaj teme, në seancën e së premtes është kapur keq me të vëllanë, Ramushin, ku janë përdorur edhe fjalë fyese.

E gjitha nisi pasi Selimi tha se “pas miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra”, duke aluduar se vendi ka humbur tokë. Kjo e nervozoi tej mase Ramushin i cili drejtoi akuza të rënda ndaj vetëvendosësit për sabotim të luftës.

“Ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit token. Ti je rrenc i madh. Ti ke qëndruar në Shqipëri, je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës. Gjithë kohës e din që nuk është ashtu. Je ul afër këtij burri për vota. Ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt”, reagoi Haradinaj.

Replikat më pas vijuan deri në pikën e nxjerrjes së të palarave të së djeshmes mes tyre si ish-krerë UCCK-je, deri kur u desh ndërhyrja e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili i luti që të kthehen në temë për hir të shoqërisë gjatë luftës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Selimi do vazhdojë raportet e mira që ka për vite të tëra me vëllezërit Haradinaj apo pas përplasjeve të fundit përfundimisht do prishin miqësinë. E ka fajin Demarkacioni? Jo, politika! Ajo i ngatërron punët…edhe miqësitë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Demarkacioni përplasi ish-shokët e luftës
Demarkacioni përplasi ish-shokët e luftës
https://1.bp.blogspot.com/-39tMQLpKWgg/Wrb2oW6Fc_I/AAAAAAAAFEg/oV-BS5VIjfUM2qdxmf5ebHTxE3QAqlo6ACLcBGAs/s640/demarkacioni-e1521655418257.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-39tMQLpKWgg/Wrb2oW6Fc_I/AAAAAAAAFEg/oV-BS5VIjfUM2qdxmf5ebHTxE3QAqlo6ACLcBGAs/s72-c/demarkacioni-e1521655418257.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/demarkacioni-perplasi-ish-shoket-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/demarkacioni-perplasi-ish-shoket-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy