Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj

p>Nga Ruben Avxhiu - Një vizitë e kapitenit historik të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, në Muzeun e Klubit “Gallatasaraj”, në Stamboll, ka risjellë në vëmendje një fakt nga historia e shqiptarëve në Turqi.

Themeluesi i klubit të famshëm turk të futbollit ka qenë Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë të madh.

I njohur nga turqit si Ali Sami Yen (ligji i vitit 1934 për mbiemrat në Turqi detyroi shumë shqiptarë të braktisin emrat e familjeve të tyre), ai ka qenë një futbollist i njohur dhe zyrtar i lartë i futbollit turk.

Një ish-nxënës i shkollës të mesme prestigjioze “Gallatasaraj”, ai vendosi bashkë me bashkëmoshatarët e tij që të krijonin një klub futbolli, në 1905. (Duke shfrytëzuar këtu disa të dhëna që radhiten në Wikipedia.)

Ali Samiu vendosi edhe për ngjyrat që Gallatasaraj mban edhe sot e kësaj dite. “Imagjinonim ndriçimin e zjarrit tonë verdhakuq mbi supet e skuadrës sonë dhe besonim se do të na çonte nga një fitore në tjetrën.

Djali i Sami Frashërit ishte presidenti i parë i klubit për 13 vjet me radhë dhe si futbollist doli disa herë kampion i Ligës së Stambollit.

Ali Samiu ka qenë trajneri i kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare (kundër Rumanisë në 1923) si dhe President i Komitetit Olimpik Turk në vitet 1926-1931.

Për 50 vjet me radhë, Gallatasaraj SK ka luajtur në stadiumin që mbante emrin “Ali Sami Yen”, në qendër të Stambollit. Që prej janarit 2011, ky stadium nuk ezkiston më dhe ekipi është zhvendosur në një stadium të ri e modern të qytetit.

Gjatë karrierës së tij profesioniste si futbollist, Lorik Cana ka luajtur për Gallatasarajin gjatë sezonit 2010-2011. Ndonëse shumë popullor mes tifozëve të ekipit, dëmtimet fizike e etyruan që të humbiste pjesën më të madhe të fazës së dytë të sezonit.

Cana ruan lidhje të forta me klubin shembull i të cilave është dhe kjo vizitë e tij e fundit në muzeun e verdhakuqëve./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj
Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj
Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj
https://3.bp.blogspot.com/-ThaNpXg3Pqk/WpsX7FPVebI/AAAAAAAAT2E/NbuNoXQyA90BW67GMOoM5FA3JKLADimwACLcBGAs/s640/gallata--730x480.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ThaNpXg3Pqk/WpsX7FPVebI/AAAAAAAAT2E/NbuNoXQyA90BW67GMOoM5FA3JKLADimwACLcBGAs/s72-c/gallata--730x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/djali-i-sami-frasherit-themelues-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/djali-i-sami-frasherit-themelues-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy