Drejt kujt po shkon Partia Demokratike

Bedri Islami

Në ditët e fundit, por edhe më herët, media të njohura ndërkombëtare, sidomos në fushën e investigimeve, kanë bërë të njohur se mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe klaneve të ndryshme ruse ekzistojnë lidhje të ndjeshme, të cilat janë përkthyer edhe në mbështetje politike e financiare, si një rast që, në pragun e zgjedhjeve politike të qershorit të kaluar, të krijohej destabilizim dhe revolta.

Kur disa muaj më parë, shefi i qeverisë nënvizoi faktin se segmente të politikës ruse po ndërhyjnë në Ballkan dhe se kanë synime dashakeqëse ndaj vendit tonë, shumë kush mund ta ketë ndjerë si një përpjekje qeveritare për të tërhequr vëmendjen nga përditshmëria, çka ka qenë dhe vazhdon të jetë një praktikë e zakonshme në politikën tonë.

Firma nga parajsat ofshore, por edhe në vende të tjera, në fshehtësi tinzare, kanë mbështetur politikën pëdëiste dhe e kanë financuar atë, dhe e gjithë kjo, si duket, është bërë përmes një trekëndëshi të njohur Moskë – Beograd – Shqup, trekëndësh që edhe më herët ka qenë i pranishëm në politikën themeltare të pëdëistëve politikë.

Partia Demokratike, si duket edhe nga paralajmërimet e mbështetësve të tyre rusë, ka qenë në dijeni të investigimit serioz dhe kanë vënë në lëvizje njërën nga marishkat e saj, një maniak seksual, i cili mizorisht qëndron ende si deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Një ditë para se të bëhej i njohur investigimi i një medieje amerikane, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, pikërisht në këtë fushë, deputeti manik i drejtoi një pyetje ministres së Mbrojtjes lidhur me njërin nga pjesëtarët e delegacionit shqiptar në Marrëveshjen e re të Detit, duke aluduar se ai ka bashkëpunuar me të dërguar në Shqipëri të shërbimit rus. Ai hodhi aludimin, por mediat e lidhura ngushtë me financimet e pëdëistëve dhe familjes së dikurshme kryeministrore , shpejtuan të “përcaktojnë” se një njeri, deri dje i panjohur për shumicën, Salillari, na paska qenë në vartësi nga shërbimi rus. Asnjë provë, asnjë fakt, veçse një batanije, që mund të ketë qenë prodhim rus, asnjë dëshmi, veç një çartisje dallkaukësh të maniakut.

Lepuri i madh është në ferrën e vogël.

Një ditë më pas u bë i njohur investigimi i një media serioze amerikane për lidhjet e dyshimta dhe financimin e padyshimtë të Bashës me biznesin mafioz rus. Si ishte pritur, pasi e quajtën fillimisht një skanim sorosian, pëdëistët kthyen në atë që e bëjnë më mirë, në pagesën që ka bërë shefi i qeverisë, 2 milionw dollarë, për një artikull, e më pas, pasi e quajtën një media të së majtës ekstreme, të dorës së dytë, si në rastin e gazetës më të njohur në botë, Nju Jork Taims, e deklasifikuan si një rast të pavlerë, që është ushqyer nga paratë e drogës dhe të krimit.

Ajo që e bëri edhe më tw besueshëm investigimin ishte deklarata e menjëhershme e ambasadës ruse në Tiranë, që duke u distancuar nga e dhëna, u përpoqën të distancojnë veten, duke ia ndodhinë në dyert e PD-së, dhe, duke dashur të venë vetulla, po ia nxjerrin sytë një të dhëne që tashmë është plotësisht e besueshme.

Në të vërtetë: ku po shkon PD-ja në rrugën e saj politike; drejt Lindjes apo drejt Perëndimit?

Në fakt, megjithëse slogani i saj ka qenë Perëndimi, shpirti i saj ka qenë Lindja.

Lidhjet më të fuqishme, duke hequr vitin 1992, liderët e saj i kanë pasur me lindjen politike, sidomos me lëvizjet politike sllave, duke nisur që nga ajo e Millosheviçit e deri tek lëvizja politike putiniste.

Nuk ka qenë e rastit që në vitet e fundit Berisha, Basha dhe një tufë memecësh që flasin me leje, i janë vërsulur strukturave perëndimore. I janë sulur aq tmerrshëm, sa që as nuk mund të mendohej se mund të ndodhte një ditë. Të gjithë emrat e njohur të saj, për fat këto emra janë ende të panjohur, por edhe disa të njohur, nuk kanë lënë sulm banditësh pa bërë ndaj institucioneve perëndimore, që nga Brukseli e deri në Uashington; të dërguarit e tyre, Vlahutin e Donald Lu janë përbaltur e vazhdojnë të përbalten shumë më tepër se dhjetëra firma fantazmë dhe biznesmenë hije; në faqet e media pro shqupase nuk është lënë gjë pa thënë ndaj të dërguarve perëndimorë, deri sa jo pa qëllim është vënë nën kërcënim edhe jeta e tyre. Gjuha e përdorur nga PD-ja politike ndaj Vlahutin e Donald Lu ka qenë e denjë vetëm për rrugaçë politike të klasit të lartë, akuzat ndaj tyre vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, si ndodhi pak ditë më parë edhe në njërën nga bisedat” e ish shefit të qeverisë, Berisha.

Linja anti-perëndim ka pasur dukjet e saj të mëdha që në vitin 1997, por fillesat më të hershme. Vetëm një figurë politike tmerrësisht i dashuruar me Lindjen mund të bënte atë që bëri Berisha, i cili, kundër Vendimeve të strukturës më të lartë politike, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dërgonte naftë, armë dhe logjistikë të sofistikuar drejt shtetit serb, drejt një njeriu që shumë pak kohë më vonë do të shpallej si Hitleri i Ballkanit dhe, ashtu si në kohën e hitlerizmit, do të sulmohej nga forcat e bashkuara perëndimore.

Reagimi i PD-së, se këtë e bënë për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, sikur ata të udhëtonin me tanke ose avionë, ishte tallje me vetë vizionin që kishte asaj kohe Perëndimi ndaj izolimit të së keqes pro-ruse, që në Beograd kishte simotrën e saj më të fortë.

Nuk mbahet mend asnjë mik shtëpie i Berishës dhe njëkohësisht i Bashës,veç Fazlliçit, nipit të shërbimit të fshehtë të sigurimit serb dhe djalit të shefes së kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme serbe, të dy në kohën e Millosheviçit dhe të akuzuar për krime lufte në Kosovë. Fazlliçi ishte dhe mbeti i vetëm mik shtëpie i Berishës, që deshi ta sjellë edhe në parlament, si të ishte një burrë shteti, e po ashtu, si burrë shteti e dërgoi në Këshillin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar.

Fillesa e jetës politike pëdëiste është pikërisht nga njerëz të lidhur me shërbimet ruse, përmes shërbimit serb. Njerëzit që e sollën atë në pushtet kishin interesa të mëdha financiare në Serbi dhe Shqipërinë e trajtonin si një tampon për mbylljen e mbetjeve të tyre politike.

Basha vazhdon të njëjtën rrugë. Në “ erën politike” të tij, sulmet anti-perëndimore janë bërë aq të shpeshta sa edhe slogani “ Rama ik”. Të duket sikur, dhe ndoshta jo vetëm duket, ai më shumë synon që politikisht të denigrojë perëndimorët, që, sipas tij blihen e shiten nga paratë e krimit, se sa të largojë nga pushteti Edi Ramën. Me këtë të fundit mund të jetë i gatshëm në çdo moment të ndajë hiset e pushtetit, ashtu si shpresoj se do të ndodhë pas 18 majit, ndërsa me perëndimorët duket se nuk do të mund të pajtohet kurrë.

Ai është njeriu që çirret nga perëndimi, por zemrën dhe financat i ka nga Lindja.

Ku po shkon PD-ja?

Më siguri nga një rrugë e mbrapshtë, kthimi nga e cila do të jetë shumë e vështirë, pasi investimet që kanë bërë shërbimet antiperëndimore nuk janë të pakta dhe nuk janë aq të lehta, nga të cilat mund të tërhiqesh kur ta dojë qejfi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Drejt kujt po shkon Partia Demokratike
Drejt kujt po shkon Partia Demokratike
https://2.bp.blogspot.com/-l3rZ4YTllFs/WqHWXAiYHKI/AAAAAAAADaU/SzcUMwkJNVkfDonAZaNO6Q6WNZlsBachQCLcBGAs/s640/1-17-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-l3rZ4YTllFs/WqHWXAiYHKI/AAAAAAAADaU/SzcUMwkJNVkfDonAZaNO6Q6WNZlsBachQCLcBGAs/s72-c/1-17-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/drejt-kujt-po-shkon-partia-demokratike.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/drejt-kujt-po-shkon-partia-demokratike.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy