Dritëhijet e një gjyqtari: Nga pasuria enigmatike, te vendimet e errëta të lidhura me politikën

Nëse do analizohej një prej precedentëve në sistemin e drejtësisë për gjyqtarët që jo vetëm kanë ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësinë e dritës, por edhe janë bërë të pasur fal profesionit “fisnik”, një prej kampioneve do të ishte edhe gjyqtari Artan Broci. Bëhet fjalë për vëllanë e dëshmorit të demokracisë, Arben Broci, emri i të cilit del në disa dosje të bujshme me vendime të çuditshme, apo siç thuhet “që vijnë erë”. Vetëm në 4 vjet “shkëlqim”, ngjiti menjëherë po kaq shkallë karriere.

Nga Gjykata e Tiranës, deri në KLD. Atë që nuk e arriti dot që prej kohës kur u emërua gjyqtar, në vitin 1996, kur doli nga auditoret e Juridikut dhe për 14 vite karrierë, e realizoi gjatë periudhës 2010-2013. Fillimisht kalon nga shkalla e parë, në Apelin e Tiranës dhe në katër muaj, midis vitit 2012-2013, merr dy sihariqe njëherësh, fillimisht anëtar i Gjykatës së Lartë dhe më tej anëtar i KLD-së. Por këto “shpërblime” përkojnë edhe me ngjarje jo pak të parëndësishme për opinionin.

Fillimisht i rikthen pronat biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç në prill 2009 dhe pak më pas emërohet në Apel. Në muajin shkurt 2012 liron nga qelia me “arrest shtëpie” ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, për vrasjen e 4 protestuesve në bulevardin para kryeministrisë më 21 janar 2011 dhe pak muaj më pas “gradohet” me dy detyra, në KLD dhe Gjykatën e Lartë. Kurse në ditët e sotme, emri i tij përkufizohet me atë të listës së gjyqtarëve të pasuruar, një prej kundërshtarëve të thekur ndaj Dekriminalizimit dhe Vettingut, i zgjedhur në KED dhe si drejtues i saj.

Por mbi të gjitha, një nga emrat e “listës së zezë” të SHBA-ve, të cilat ia kanë refuzuar vizën dhe e publikuan zyrtarisht emrin e tij si të padëshiruar në vendin e lirisë. Dhe për t’i vënë kapakun gjithçkaje, Artan Broci është në listën e 68 gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë futur për Vetting dhe bëhet me dije se gjendet në listën e sigurt të 28 emrave që Vettingu i prek automatikisht.

Kjo sepse nuk justifikon pasurinë marramendëse që posedon aktualisht me të paktën 10 llogari bankare dhe dhjetëra pasuri të patundshme. Emri i tij ndodhet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që është një prej tre organeve të Vettingut. Por çfarë duhet të bësh më shumë se kaq, për të të prekur Vettingu?

Artan Broci një nga 28 gjyqtarët që preket nga Vettingu, në listën e verifikimit të orendive

Rreth 28, nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët e parë, të cilët po i nënshtrohen procesit të Vettingut, nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive me dokumentacion ligjor. Dosjet e verifikimit të ligjshmërisë së pasurive të 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve janë marrë në dorëzim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njëri nga tre organet e Vettingut. Një prej emrave të listës është edhe gjyqtari Artan Broci. Mësohet se gjyqtari 46-vjeçar është edhe në listën e personave të drejtësisë që do u verifikohet pasuria e patundshme në terren. Ai ndodhet në numrin 52 të listës për gjyqtarët që do u verifikohen orenditë shtepiake, sendet me vlerë në flori dhe argjend, konfeksionet e shtrenjta, makinat luksoze, trojet dhe pasuri të tjera të patundshme.

Broci liron nga sekuestro dhe i kthen pasuritë Fazlliçit, i akuzuar për pastrim parash

Megjithëse i diplomuar në vitin 1996 dhe emëruar direkt gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, emri i Artan Brocit do të bëhej i bujshëm vetëm në vitin 2009, në një prej dosjeve më të nxehta të asaj kohe. Prokuroria e Tiranës kishte nisur prej vjeshtës së vitit 2008 një hetim për pastrim parash ndaj biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, i njohur ndryshe si miku i ngushtë familjar i ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit dhe vajzës së tij dhe kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha. Prokuroria i sekuestroi të gjitha pasuritë biznesmenit, i cili humbi betejën e parë. Çështja që mbante numrin 1419, me paditës shoqërinë “Croën Acquisition” të Fazlliç, për një pasuri të dyshuar me mbi 1,7 mln euro të qarkulluara në Qipro, ndodhej në dorën e prokurorit Dritan Rreshka, sot kryeprokuror i Tiranës. Avokati e dërgoi dosjen në Gjykatë, aty ku me short u caktua gjyqtar relator pikërisht Artan Broci. Prokuroria pretendonte se kishte elementë të pastrimit të parave, por Broci pa dëgjuar fare konkluzionet e dy prokurorëve, më 30 prill 2009 vendosi lirimin e pasurive nga sekuestro dhe rikthimin e tyre te Fazlliç.

8 shkurt 2012, Broci liron nga burgu vrasësit e 4 protestuesve më 21 janar

Më 8 shkurt 2012 ka qenë edhe prova më e vështirë e gjyqtarit Artan Broci në karrierën e tij. Dhe duket se ai vendosi të qëndronte në anën e pushtetit dhe jo drejtësisë, edhe pse ishte betuar se do të udhëhiqej në profesionin e tij nga kjo drejtësi. Me një vendim të befasishëm, Artan Broci liron nga burgu ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, duke dhënë vetëm “arrest shtëpie”. Pikërisht një vit pas masakrës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin para Kryeministrisë, Garda vrau me gjakftohtësi 4 protestues të opozitës. Prendi u gjet i dyshuar për një nga vrasjet me armën pistoletë, duke i dëmtuar edhe gjilpërën armës që të mos kapej nga ekspertiza balistike. Por për kryesuesin e çështjes në Gjykatën e Apelit Tiranë, Artan Broci, ish-komandanti nuk mund të qëndronte në qeli, sepse nuk kishte prova se kishte kryer vrasje. Kjo ishte goditja më e madhe që iu dha dosjes së “21 Janarit” në atë kohë dhe ajo u bë nga vëllai gjyqtar i një dëshmori të demokracisë. Pas këtij vendimi vjen shpërblimi në Gjykatën e Lartë dhe KLD.

Në mbrojtje të gjyqtarëve me shkelje, voton kundër në KLD

Më 30 maj 2014, u bë një nga debatet më të ashpra në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Artan Broci spikat si një nga anëtarët e KLD-së që del kundër kërkesës së ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, për masat e propozuara për shkarkim ndaj 4 gjyqtareve me shkelje. Broci në atë kohë i quajti publikisht propozimet e ministrit si “Propozime antikushtetuese”.

Broci pastron universitetin “Kristal” nga skandali “Bossi”

Më 30 shtator 2012, Artan Broci del në mbrojtje të universitetit “Kristal”, për diplomën false të djalit të “Lega Nord”, Umberto Bossi. Ministria e Arsimit kërkonte masa ndëshkuese për universitetin dhe hetime. Por gjyqtari Broci që kryesonte çështjen në Apel, e pushoi këtë hetim dhe i kthehu universitetit të drejtën për të nisur regjistrimet e studentëve të rinj. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e quajti të padrejtë vendimin, ndërsa kishte marrë masë administrative prej muajit korrik 2012 ndaj universitetit. Shkak u bë zbulimi i diplomës false që kishte përfituar Renzo Bossi te “Kristal”, më datë 29 shtator të vitit 2010, kundrejt pagesës së një shume të konsiderueshme parash, pa qenë asnjëherë prezent në auditor.

11 prill 2016, Broci del kundër Ligjit të Dekriminalizimit në mbledhjen e KLD, akuzon qeverinë

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Artan Broci, e ka konsideruar Ligjin për Dekriminalizmin si “një tentavitë të maxhorancës për të kapur pushtetin gjyqësor në vend”. Kjo deklaratë e fortë, është bërë në mbledhjen e KLD-së, më 11 prill 2016. Gjatë kësaj mbledhjeje, Artan Broci ka debatuar me anëtaren e zgjedhur nga kuvendi, Albana Shtylla. Thelbi i debatit ka qenë, caktimi i strukturës që do të administrojë formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, për llogari të ligjit për dekriminalizimin. Broci ka deklaruar se “ligji në fjalë është i papajtueshëm me Kushtetuën dhe se cenon ndarjen e pushteteve”. Duke iu referuar dispozitës që përcakton formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, të administrohen nga një strukturë në varësinë e Kryeministrit, Broci i ka bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, që ta shfuqizojë atë. Por Broci në vijim ka qenë edhe një nga kundërshtarët më të fortë të Reformës në Drejtësi.

30 janar 2017, Broci pyetet në gjyqin e koleges Andrea, e akuzuar për korrupsion

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, u gjykua me proces normal, së bashku me bashkëshortin e saj dhe 4 të pandehurit e tjerë, në dosjen e korrupsionit me 50 mijë euro për një trashëgimi trualli prej 4 ha në Butrint. Ajo u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë dhe më pas u dënua së bashku me të tjerët. Ngjarja u bë e bujshme në verën e vitit 2016. Gjatë procesit të zhvilluar u zbulua se vendimi në favor të një familjeje nga Saranda u dha nga Andrea dhe dy kolegët e saj, Artan Broci dhe Admir Thanza, të cilët sipas hetimeve kanë qenë pjesë e treshes gjykuese në procesin civil për pronësinë e pretenduar nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Emri i Artan Brocit ridel edhe në këtë dosje, por ai u thirr si dëshmitar, duke thënë se nuk kishte dijeni për ryshfetin. Por çuditërisht pak muaj më pas e mori në mbrojtje në KLD gjyqtaren Andrea, duke votuar kundër shkarkimit të saj.

2 shkurt 2017, Artan Broci në listën e zezë të SHBA-ve, i refuzohet viza amerikane

Tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe katër gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pjesë e sistemit të drejtësisë, u janë hequr vizat nga Ambasada Amerikane pak ditë më parë. Ata janë gjyqtarët kushtetues Vitore Tusha, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari. Dy të fundit në fakt janë emra të njohur së fundmi, pasi dolën në pakicë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur kundër ligjit të Vettingut. Ndërkohë, nga Gjykata e Lartë janë të refuzuar për vizën amerikane gjyqtarja e dorëhequr Mirela Fana dhe gjyqtari Artan Broci.

Në listën e gjyqtarëve janë edhe dy togat e zeza të Tiranës, gjyqtarja e Apelit dhe ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari dhe gjykatësi i Tiranës, Artan Lazaj. Lista e zezë e prokurorëve të refuzuar kryesohet nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij, vijon me shefen e sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi dhe bashkëshortin e saj, prokurorin Dritan Gina dhe ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha. Megjithëse në listën e zezë, disa prej këtyre njerëzve të drejtësisë, përfshi dhe Artan Brocin, u zgjodhën si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

17 korrik 2017, Broci voton kundër shkarkimit të Majlinda Andreas

Ministri teknik i Partisë Demokratike, në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka votuar kundër propozimit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e dënuar me katër vite burg për korrupsion, dënim ky i konvertuar në tre vite shërbim prove. Por përveç ministrit teknik të djathtë, ra në sy vota kundër edhe e gjyqtarit anëtar të KLD-së, Artan Broci. Dhe argumenti i përdorur nga kundërshtarët e shkarkimit ishte se “nuk është kompetencë e KLD-së”. Broci ka qenë anëtar i trupës gjykuese për çështjen që u bë marrja nën akuzë e Andreas, arrestimit të bashkëshortit të saj dhe tre të tjerëve.

Në mes të “ciklonit”, Broci zgjidhet anëtar i KED

Kur emri i tij është në listën e zezë të SHBA-ve dhe Komisionit të Vettingut për shkak të pasurisë së pajustifikueshme, Artan Broci është zgjedhur me short si anëtar dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një nga hallkat e reja të sistemit. Ky short është hedhur më 7 dhjetor 2017. Së fundmi ai ka thirrur mbledhjet më 19 dhe 20 mars të këtij viti, pra të hënën e ardhshme. Por pyetja është, si mund të drejtojë një Komision të tillë një gjyqtar që preket nga Vettingu dhe nuk justifikon dot pasurinë? Përpos që SHBA-të e kanë shpallur si një njeri të padëshirueshëm…

20 janar 2018, Broci denoncohet nga vajza e Vehbi Veliajt për shkelje

Artan Broci është një prej emrave të 19 njerëzve të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë, që Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka denoncuar si shkelës të ligjit në procesin e saj dhe zvarritjet për më shumë se një dekadë të çështjes. Së fundmi ajo e ka fituar dëshminë e trashëgimisë në Gjykatën e Tiranës dhe Apel. Por jo pa vuajtje, sepse sipas saj pengesë është bërë edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla me 19 të tjerët. Anna i dërgoi njerëzit e drejtësisë për Vetting dhe verifikim të pastërtisë së figurës, pikërisht për shkeljen ligjore ndaj saj. Kërkesa e saj në formë denoncimi i shkoi jo vetëm selive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare, por edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.

Broci u zgjodh në Parlament me 71 votat e PD-LSI më 2013, dy gëzime në katër muaj

Dekreti i Presidentit Bujar Nishani, i datës 26 prill 2013, i cili propozoi Artan Brocin për anëtar të Gjykatës së Lartë, kaloi në Parlament me 71 vota. PS nuk mori pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e kësaj kandidature në komisionin e Ligjeve si dhe në Parlament. Ndërsa më 14 dhjetor 2012, katër muaj para, ai ishte zgjedhur edhe anëtar i KLD-së, që vinte nga Konferenca Gjyqësore./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dritëhijet e një gjyqtari: Nga pasuria enigmatike, te vendimet e errëta të lidhura me politikën
Dritëhijet e një gjyqtari: Nga pasuria enigmatike, te vendimet e errëta të lidhura me politikën
https://2.bp.blogspot.com/-1rcJk1lLtHc/Wq29NDMg5ZI/AAAAAAAAESM/SNA4A_wv2NUbnNPkzxD5V9z0at1sznMRwCLcBGAs/s640/artan-broci-546x360.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-1rcJk1lLtHc/Wq29NDMg5ZI/AAAAAAAAESM/SNA4A_wv2NUbnNPkzxD5V9z0at1sznMRwCLcBGAs/s72-c/artan-broci-546x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dritehijet-e-nje-gjyqtari-nga-pasuria.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dritehijet-e-nje-gjyqtari-nga-pasuria.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy