Dy aleatët shqiptaro-maqedonë Ahmeti dhe Gruevski nën hetime

Prokuroria Speciale Maqedonisë ka nisur hetime ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ish- kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit lidhur me dështimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011. Prokurorja speciale, Fatime Fetai, siç raporton REL, tha se dy liderët e partive që ishin në koalicion qeveritar kanë keqpërdorur funksionin duke dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 175 milionë denarë apo rreth 2.8 milionë euro. Shkas për ndërprerjen e regjistrimit, sipas Prokurorisë Speciale, ishte supozimi se nga përfundimi i këtij procesi do të dëmtohej imazhi i liderëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Veç kësaj, sipas Prokurorisë Speciale, dy liderët politikë nuk kishin kapacitet për të realizuar regjistrim real që do të nxirrte në sipërfaqe shpërnguljen e popullatës nga Maqedonia.

“Në bazë të dëshmive, dyshojmë se në muajin tetot të vitit 2011, të dyshuari kanë shfrytëzuar kompetencat e tyre dhe si persona përgjegjës, kryetar të partive politike, kanë keqpërdorur funksionet e tyre dhe kanë dëmtuar buxhetin.

Ekzistojnë dëshmi të bazuara se me qëllim që të fshehin faktin se si partner të koalicionit nuk kanë kapacitet politik për të realizuar regjistrimin, si dhe të fshehin faktet jo të favorshme për gjendjen demografike dhe ekonomike që kanë rezultuar me shpërngulje të mëdha të popullatës, mes datës 10 dhe 11 tetor, të dyshuarit janë marr vesh që të ndërpresin regjistrimin e popullsisë”, ka deklaruar prokurorja Fetai.

VMRO dhe BDI atë kohë ndërprerjen e regjistrimin e kishin arsyetuar me probleme teknike, por në fakt sipas burimeve partiake në pyetje ishin mosmarrëveshjet rreth tyre lidhur me përfshirjen ose jo në regjistrim edhe të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për më shumë se një vit.

BDI-ja kërkonte edhe përfshirjen e tyre, kërkesë kjo që kundërshtohej nga VMRO-ja, duke u bazuar në standardet evropiane. Përfshirja ose jo e kësaj kategorie të qytetarëve mund të ndikonte në uljen apo rritjen e përqindjes së popullatës shqiptare në Maqedoni, e cila sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002, përbën 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni.

Pala maqedonase pretendon se numri i shqiptarëve në Maqedoni është shumë më i ulët, kurse pala shqiptare thotë se numri i shqiptarëve është më i lartë se statistikat zyrtare, përgatiti Koha./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7960,Camëri,108,Editorial,1709,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dy aleatët shqiptaro-maqedonë Ahmeti dhe Gruevski nën hetime
Dy aleatët shqiptaro-maqedonë Ahmeti dhe Gruevski nën hetime
https://4.bp.blogspot.com/-VdVAfq02ln0/WrMwBfUKMhI/AAAAAAAAE1s/tc_PhTm9mXUQAuHSQEWPBnGY8zuBQHOAgCLcBGAs/s640/auto_21ahgru1521639706.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-VdVAfq02ln0/WrMwBfUKMhI/AAAAAAAAE1s/tc_PhTm9mXUQAuHSQEWPBnGY8zuBQHOAgCLcBGAs/s72-c/auto_21ahgru1521639706.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dy-aleatet-shqiptaro-maqedone-ahmeti.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dy-aleatet-shqiptaro-maqedone-ahmeti.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy