E thotë juristi i njohur: Thaçi mund të dënohet 10 vjet deri me burg të përjetshëm

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi  ka thënë për “Bota sot” se me nënshkrimin e marrëveshjes për Demarkacionin nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të zi, Filip Vujanoviq është kryer vepër penale.

“Me dokumentin që është nënshkruar nga dy presidentet, atij të Kosovës dhe të Malit të Zi, ekziston dyshimi penal i bazuar në nenin 123 dhe 125, paragrafi 2 i Kodit Penal, se është kryer vepra penale nga këto nene”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

Për më tepër, ai ka shtuar se tani pas ratifikimit të marrëveshjes nëse bëhet korrigjimi përgjegjësia bije mbi nënshkruesit.

“Dhe, natyrisht se nëse arrihet që të korrigjohet vija kufitare e vitit 2015, tash pas ratifikimit, përgjegjësia është e dy nënshkrueseve të marrëveshjes. Por, çështja shtohet se atëherë a ka përgjegjëse vetëm Hashim Thaçi e Skender Hyseni, apo tërë qeveria e kaluar dhe kjo e tashme, me deputetë që e miratuan atë marrëveshje”, ka shtuar Kelemndi për “Bota sot”.

Gjithashtu, Kelmendi ka sqaruar se sipas nenit 123 mund të dënohet nga 10 vjet deri me burg të përjetshëm kushdo që miraton okupimin e vendit.

“Sipas neneve në fuqi, neni 123, dënimi është se paku 10 vjet burg deri më burg të përjetshëm, kushdo që nënshkruan apo pranon kapitullimin ose miraton okupimin e Republikës së Kosovës apo të ndonjë pjesë të saj(...)”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Kelmendi ka thënë se edhe presidenti mund të dënohet sipas nenit 234 nëse nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare nëse i jepet një pjesë territoriale.

“Ndërsa, në nenin 234, bëhet fjale për Presidentin e Republikës, i cili nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose nxjerrë ndonjë akt me të cilin një pjesë e territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër, dënohet me burgim se paku 15 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Këto dy nene të Kodit penal të Republikës së Kosovës unë i konstatoj të përmbushura me plotë fakte e dëshmi. Sa do të aplikohen këto nene mbetet për të dëshiruar”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

Ndryshe, në fund të muajit shkurt Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetes AlbulenaHaxhiu  pati dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj Presidentit Thaçi,  me akuzën për “shkelje të rëndë” dhe “tradhti ndaj vendit”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: E thotë juristi i njohur: Thaçi mund të dënohet 10 vjet deri me burg të përjetshëm
E thotë juristi i njohur: Thaçi mund të dënohet 10 vjet deri me burg të përjetshëm
https://3.bp.blogspot.com/-TmcH05G2tbc/WrUlFI7PFVI/AAAAAAAAVT4/3CTgbvf7_J0taw4l4PxWrR3EG02p7FgTwCLcBGAs/s640/auto_auto_28471517_1833290313347989_4408554994702221312_n152016283815217520071521752050.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-TmcH05G2tbc/WrUlFI7PFVI/AAAAAAAAVT4/3CTgbvf7_J0taw4l4PxWrR3EG02p7FgTwCLcBGAs/s72-c/auto_auto_28471517_1833290313347989_4408554994702221312_n152016283815217520071521752050.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/e-thote-juristi-i-njohur-thaci-mund-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/e-thote-juristi-i-njohur-thaci-mund-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy