Edhe Vulin flet për ‘planin amerikan’: Nuk i shqyrtojmë presionet për njohjen e Kosovës

Raportimi i medieve serbe sot se Amerika do t’ia prezantoj një plan katër pikësh presidentit serb, Vuçiq në lidhje me Kosovën, ka shkaktuar shumë reagime në Serbi. Sipas atij plani Kosova do ta formonte Asociacionin, kurse Serbia nuk do ta pengonte Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Pas Marko Gjuriqit, ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.

Ai thotë se këto janë vetëm presione, të cilave Serbia nuk do tu nënshtrohet, që sipas tij bëhen për ta njohur Kosovën.
“Serbia nuk do të bëj asgjë që është në kurriz të interesave jetike për Serbinë, dhe nuk ka presion që na bind të pajtohemi për njohjen e Kosovës”, tha Vulin, transmeton Lajmi.net

Vulin thekson se Serbia asnjëherë nuk do ta ndryshojë qëndrimin karshi Kosovës.

“Kjo nuk është hera e parë që ushtrohet presion mbi qeverinë serbe dhe Vuçiqin. Pra të gjithë mund të shkruajnë dhe spekulojnë, por Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj. Diskutimet tona me qeverinë e Kosovës kanë qenë në mënyrë që njerëzit në territorin e Kosovës të jetojnë më mirë”, tha ministri serb i mbrojtjes.

Ai ka kërkuar themelimin e menjëherëshm të Asociacionit, çka sipas tij mundëson që Serbia të mbetet e pranishme në Kosovë.

“Prishtina nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit. A mendon dikush se Prishtina në këto katër vite që ka dështuar me Asociacionin po e ndihmon pavarësinë? Marrëveshja e Brukselit është shumë e rendësishme, dhe ajo nuk ka gjasa të negociohet përsëri”, deklaron ministri serb.

“Bashkësia e komunave serbe është përcaktuar nga marrëveshja e Brukselit, dhe nuk mund të jetë subjekt i negociatave të reja. Ne kemi negociuar tashmë për të, dhe ajo duhet vetëm të zbatohet. Nuk duhet të bëjmë lëshime në diçka që e kemi arritur”, përfundoi Aleksandar Vulin.

Ky reagim i ministrit serb erdhi pasi gazeta serbe Novosti raportoi për një plan që Amerika do t’ia paraqes Serbisë në lidhje me Kosovën.

Sipas burimeve të gazetës serbe ky dokument do të bëhet pasi Amerika nuk është e kënaqur me mënyrën si po shkon dialogu i monitoruar nga Brukseli.

Kjo paketë do t’i dorëzohej Vuçiqit në vizitën e ndihmës-sekretarit amerikan, Ves Mitchel.

Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, Serbisë do t’i mundësohet bashkimi me BE, dhe se Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare, thoshte gazeta.

Madje nëse Serbia e refuzon këtë ofertë, do të kishte edhe pasoja.

“Pasoja e parë tashmë është kanosëse – bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t’u bërë anëtare e BE-së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe”, thuhej në raportin e gazetës serbe.

Ndaj kësaj reagoi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq i cili tha se Serbia e ka planin e vet për Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Edhe Vulin flet për ‘planin amerikan’: Nuk i shqyrtojmë presionet për njohjen e Kosovës
Edhe Vulin flet për ‘planin amerikan’: Nuk i shqyrtojmë presionet për njohjen e Kosovës
https://4.bp.blogspot.com/-QB8VJGOf5p8/WqcNUcuPjtI/AAAAAAAADt4/TkS2wmwIiyQcNNW_4JB8bjGKry29-RYAACLcBGAs/s640/vulin1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-QB8VJGOf5p8/WqcNUcuPjtI/AAAAAAAADt4/TkS2wmwIiyQcNNW_4JB8bjGKry29-RYAACLcBGAs/s72-c/vulin1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/edhe-vulin-flet-per-planin-amerikan-nuk.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/edhe-vulin-flet-per-planin-amerikan-nuk.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy