Emigrantët, pasuria e pashfrytëzuar e Shqipërisë

Me mbi 1.4 milion shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Itali e Greqi dhe me prani në te gjithë botën, diaspora shqiptare përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme, por të pashfrytëzuar për Shqipërinë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) e OKB-së lajmëroi nisjen e një programi që synon të trajtojë pikërisht këtë sfidë: të rrisë angazhimin e diasporës shqiptare për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë.

Sfida e së tashmes është që të krijohet një mjedis që nxit angazhimin e diasporës për të ofruar talentin, praktikat dhe përvojat më të mira për të zhvilluar Shqipërinë.

Ky program financohet nga Kooperacioni Italian, nën angazhimin politik të Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë dhe përfshirjes operacionale të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Programi zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Ky program trevjeçar do të fokusohet në diasporën shqiptare në Itali me një prani prej rreth 500 mijë personash. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e shpalljes së programit, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, vendosi theksin në rolin e rëndësishëm që diaspora mund të luajë.

“Migrantët zotërojnë dije dhe talente. Këto janë vlera themelore për bashkëpunim. Të dy vendet tona mund të përfitojnë nga angazhimi i diasporës” – tha ai.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cilësoi bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit si një pasuri për Shqipërinë.

“Shqiptarët jashtë vendit janë një pasuri thuajse e pashfrytëzuar e kombit shqiptar. Prandaj ky projekt është i rëndësishëm, pasi do të na mundësojë një qasje më të efektshme ndaj potencialit të pakufishëm të diasporës sonë”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Emigrantët, pasuria e pashfrytëzuar e Shqipërisë
Emigrantët, pasuria e pashfrytëzuar e Shqipërisë
https://4.bp.blogspot.com/-IBDcb9YksQs/WprsVV-FT1I/AAAAAAAAT1A/iJPSfGZW4aQXvchwDn2DhloFbMy3fK59wCLcBGAs/s640/10394797_740981225966800_5310290564827673572_n1-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-IBDcb9YksQs/WprsVV-FT1I/AAAAAAAAT1A/iJPSfGZW4aQXvchwDn2DhloFbMy3fK59wCLcBGAs/s72-c/10394797_740981225966800_5310290564827673572_n1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/emigrantet-pasuria-e-pashfrytezuar-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/emigrantet-pasuria-e-pashfrytezuar-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy