Faqja zyrtare e Brukselit: BE sinjalizon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë këtë verë

Duke sot folur në Parlamentin Europian në Bruksel, shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini tha se pret që Komisioni Europian të japë një “rekomandim pa kushte” për hapjen e negociatave brenda “dy tre muajve të ardhshëm”, shkruan sot EUreporter.

Ajo tha në mbledhje se kjo gjë do t’i hapë rrugën Këshillit, organi që përfaqëson shtetet anëtare, të fillojë bisedime formale “aty nga qershori”.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së po fliste në një mbledhje mbi përpjekjet për reforma të ndërmarra nga Shqipëria si pjesë e ofertës së saj për t’u anëtarësuar.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, gjithashtu foli në sallën e mbushur plot me dëgjues dhe tha se ishte “qesharake” etiketimi i vendit të tij si “kryeqyteti rajonal i krimit”.

Ai pranoi se krimi i organizuar, korrupsioni dhe ndërtimi i institucioneve ishin akoma probleme për t’u zgjidhur, por vendi tani ishte i gatshëm për të filluar bisedimet e anëtarësimit me BE-në.

Rama tha: “Nuk po them se jemi gati për anëtarësim që sot dhe as po kërkojmë ndonjë dhuratë apo kënaqësi të pamerituar. Po them vetëm se ka ardhur koha të hapim bisedimet, sepse e meritojmë. Gjërat i kemi bërë një nga një dhe saktësisht sipas udhëzimeve, jo sepse kështu na kërkoi Brukseli, por sepse kështu është mirë për vendin dhe brezin e ardhshëm”.

Duke folur plot pasion për arritjet e Shqipërisë në rrugën për anëtarësim, ai tha: “E di, deri diku, po u predikoj të lëkundurve në këtë Parlament, por besoj se këtë gjë mund ta bëjmë të ndodhë”.

“Skeptikët mund ta kuptojnë se hapja e bisedimeve nuk ka potencialin për të krijuar probleme të reja dhe se BE-ja ka nevojë për Ballkanin, ashtu si edhe Ballkani ka nevojë për BE-në.”

Në fjalën e saj, Mogherini foli me entuziazëm për progresin e arritur deri tani, duke cituar reformën në drejtësi dhe politikat në çështjet e jashtme si shembuj kryesorë.

”Aderimi do të jetë përfitues jo vetëm për arsye ekonomike, por gjithashtu për bashkimin e rajonit të Ballkanit… tha ajo duke shtuar se ndërkohë që Shqipëria ”mund të mos jetë gati” t’i bashkohet 28 anëtarëve të bllokut, ajo ka bërë ”gjëra të pabesueshme” në procesin e saj të reformimit gjatë këtyre viteve.

Ajo tha në këtë takim se “nuk bëhet fjalë thjesht për plotësim procedurash. Në fakt, ajo që shoh është një vendosmëri dhe përkushtim i madh, një ndjesi e të qenurit europian. Është dëshira dhe aspirata për të qenë pjesë e BE-së, kjo energji që ne këtu në Europë kemi kaq shumë nevojë, veçanërisht në kuadrin e trendit politik aktual. Kjo na kujton se çfarë është mbi të gjitha BE-ja”.

Ajo i tha Ramës se “në aspektin e rezultateve të arritura në procesin e reformimit, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe politikën e jashtme, Shqipëria ka bërë gjëra të pabesueshme në vitet e kaluara dhe po lëviz në drejtimin e duhur. Nuk mungon asnjë lidhje. Jemi të gjithë 100% në të njejtën anë”.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se nevojitet që të vazhdojë reformimi duke thënë se “është njësoj si të ngasësh një biçikletë. Rrezikon të biesh, nëse qëndron si i ngrirë. Kjo nuk do të ishte as në interesin e Shqipërisë dhe as të BE-së”.

Komentet e saj u mbështetën edhe nga Antonio Tajani, presidenti i Parlamentit.

Shqipëria ka qenë një kandidat zyrtar për aderim në BE që prej qershorit 2014 dhe është në axhendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në 28 prill 2009.

Në tetor 2012, Komisioni rekomandoi se Shqipërisë do t’i garantohet statusi kandidat për në BE, pasi të plotësojë kushtet kryesore në reformimin e drejtësisë dhe administratës publike, si dhe të rishikimit të rregullave proceduriale të Parlamentit.

Gjithashtu, komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh optimist rreth procesit të reformës, duke deklaruar kohët e fundit se Komisioni Europian shumë shpejt, ndoshta që këtë verë, do të sugjerojë që vendet anëtare të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Gjithashtu, anëtarët e Parlamentit Europian kanë mirëpritur progresin e reformave të Shqipërisë lidhur me BE-në dhe ”progresin e mirë” në luftën kundër krimit të organizuar, duke thënë se këto përbëjnë çelësin për avancimin e procesit të pranimit në BE dhe fillimin e negociatave.

Deputetët pritet të diskutojnë sot me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, strategjinë e re të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Gjashtë vendet, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova kanë aspirata për t’u bashkuar me BE-në dhe secila prej tyre është në një fazë ndryshe të procesit të anëtarësimit.

“Rajoni është një nga prioritetet e grupit të PPE-së dhe ne duam që të gjithë ata të bashkohen me BE-në, duke u mbështetur në meritat e tyre dhe pasi të përmbushin Kriteret e Kopenhagës”, deklaroi një zëdhënës i Partisë Popullore Europiane (PPE)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Faqja zyrtare e Brukselit: BE sinjalizon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë këtë verë
Faqja zyrtare e Brukselit: BE sinjalizon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë këtë verë
https://1.bp.blogspot.com/-e-IycM9dsYU/WrG1QNrU88I/AAAAAAAAEro/EdQQ3lnKklM5xyl1fLl6iPOQeTngwbZpQCLcBGAs/s640/be-e1521556729314.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-e-IycM9dsYU/WrG1QNrU88I/AAAAAAAAEro/EdQQ3lnKklM5xyl1fLl6iPOQeTngwbZpQCLcBGAs/s72-c/be-e1521556729314.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/faqja-zyrtare-e-brukselit-be-sinjalizon.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/faqja-zyrtare-e-brukselit-be-sinjalizon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy