Fischer: Ja pse Zogu mori titullin ‘Mbret i Shqiptarëve’

Titulli ‘Mbret i Shqiptarëve’ nuk e kufizonte mbretërimin e Zogut vetëm brenda Shqipërisë, por përbënte një rivendikim për shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi dhe Greqi.

Me 1 shtator të vitit 1928, Ahmet Zogu do të vetëshpallej si ‘Mbret i Shqiptarëve’. Ky akt, ligjshmëria e të cilit diskutohet edhe sot e kësaj dite, pati zgjuar një ciklon reagimesh për një arsye tjetër. Një titull si ky nuk e kufizonte mbretërimin e Zogut vetëm brenda Shqipërisë, por edhe përbënte një rivendikim për shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi dhe Greqi.

Portali Konica.al sjell dy interpretime të historianëve të huaj mbi këtë çështje, atë të Miranda Vickers dhe Bernd Fischer.

Studiuesja britanike Vickers përmend reagimin e jugosllavëve dhe frikën e tyre se titulli i Zogut do të ngjallte ndjenja separatiste mes shqiptarëve në Kosovë:

“Duke qenë i pasigurt për shkallën e mbështetjes publike, Zogu vendosi që mbretëria do t’i jepte regjimit të tij më shumë siguri dhe vazhdimësi sesa një formë republikane e qeverisë. Prandaj, më 1 shtator 1928, Zogu hoqi dorë nga emri i tij turk Ahmet si dhe nga ‘u’ e Zogu, dhe e shpalli vetën si ‘Zog I, Mbreti i Shqiptarëve’. Ky titull nguci pezmatimin e Beogradit. Derisa jugosllavët nuk kishin ndonjë kundërshtim për ‘Mbret i Shqipërisë’, ata e akuzuan Zogun se po nxiste prirjet irredentiste mes shqiptarëve të Kosovës, duke e emëruar veten ‘Mbret i të gjithë shqiptarëve’. Sidoqoftë, ata e njohën atë me qëllim që të mos e shtynin më tej drejt Italisë”.king-zog

Në anën tjetër, historiani Bernd Jürgen Fischer ka një interpretim më zhbirues. Sipas tij, titulli në fjalë nuk dallonte aspak nga titujt që mbanin mbretërit në Ballkan:

“Edhe pse gjithçka eci mirë së brendshmi, reagimi fillestar ndërkombëtar, me përjashtim të italianëve, ishte disi negativ, jo për shkak të ndryshimit në mbretëri, por për shkak se Zogu zgjodhi ta quante veten ‘Mbret i Shqiptarëve’ dhe jo ‘Mbret i Shqipërisë’. Sado që në dukje ndryshimi dukej disi i parrokshëm, kur shihej në kontekstin e politikës ballkanase, sigurisht se nuk ishte i tillë. Jugosllavët që kishin një pakicë të madhe shqiptare në Kosovë, e interpretonin këtë si ogur të një fushate të ardhshme irredentiste kundër shtetit të tyre. Mbështetësit e titullit, në anën tjetër, ngulmonin se Zogu thjesht po përvijonte një traditë të mbretërve ballkanas që përdornin forma të ngjashme në titujt e tyre. Në Greqi mbreti quhej ‘Mbret i Helenëve’, në Bullgari ‘Car i Bullgarëve’ dhe në Jugosllavi ‘Mbret i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve’. Titulli që ishte përdorur burimisht në janar ishte ‘Mbret i Shqipërisë’ dhe në të vërtetë ky version ishte përdorur gjatë ditëve të para të protestave. Janë hedhur një numër shpjegimesh për të qëmtuar pse titulli ishte ndryshuar. Ministri italian në Shqipëri erdhi me skenarin se ishte ai vetë dhe italianët që propozuan fillimisht titullin ‘Mbret i Shqipërisë’ për të përkuar me ‘Mbret i Italisë’, pasi ishin pyetur nga Zogu se çfarë titulli ai duhet të mbante”. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fischer: Ja pse Zogu mori titullin ‘Mbret i Shqiptarëve’
Fischer: Ja pse Zogu mori titullin ‘Mbret i Shqiptarëve’
Fischer: Ja pse Zogu mori titullin ‘Mbret i Shqiptarëve’
https://2.bp.blogspot.com/-j2Trp3mFPwM/WqLyTsF9H1I/AAAAAAAAUa8/n9OcgMI76vkwohS3cx73nSrHciP2PY-WACLcBGAs/s640/fisher-696x392-640x360.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-j2Trp3mFPwM/WqLyTsF9H1I/AAAAAAAAUa8/n9OcgMI76vkwohS3cx73nSrHciP2PY-WACLcBGAs/s72-c/fisher-696x392-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/fischer-ja-pse-zogu-mori-titullin-mbret_9.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/fischer-ja-pse-zogu-mori-titullin-mbret_9.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy