Fisi i njohur i Albanëve dhe Papa Klementi XI

Papa Klementi XI, i quajtur Gjon Françesk Albani lindi më 23 korrik 1649 në Urbino dhe do të vdiste më 19 mars 1721 në Romë. Ishte papa i 243 i Kishës Katolike. Ai shërbeu si papë nga 23 nëntori i vitit 1700 deri më 19 mars 1721. Pra udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet në krye të kësaj kishe mbas Shën Pjetrit, Papa Piut IX dhe Papa Gjon Palit II me 26 vjet.

Në vitin 1660 pas kryerjes së shkollës fillore shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet për drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Do të emërohet nga Papa Inoçenti XI si sekretar i dekreteve papnore, në 13 shkurt 1690, ku emërohet kardinal dhe më 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike.

Ai do të ishte Papa që do të jepte një ndihmë të madhe për Shqipërinë. Shpresa e madhe e tij për të bashkuar Krishtërimin dha rezultate dhe kisha katolike me atë ortodokse bashkëjetuan për një kohë të gjatë.

Klementi XI u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet . I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.

Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat latine të Ohrit dhe Shkupit.

Prejardhja e familjes së njohur Albani

Familja Albani e kishte prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit nga Laçi i Kurbinit. Ai pati dy djem Gjergjin dhe Filipin që ishin luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino dhe ishin dy njerëz të besuar për çështjet ushtarake dhe diplomatike.

Morën mbiemrin Albani dhe kjo ishte një familje me nam të madh nga ku rrodhën përveç Klementit XI, kardinalë të njohur, diplomatë dhe burra të mëdhenj shteti.

Klementi XI dhe Illyricum Sakrum

Një nga pjesët më të bukura të librit “Illyricum Sacrum” është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi për mbledhjen dhe përpunimin e historisë së Shqipërisë. Ai caktoi kishtarët të ndërtonin historinë kishtare ilire.

Në historinë shqiptare si dhe në fushat e studimeve albanologjike emri i Papa Klementit XI përmendet si një papë me gjak shqiptari. Ai thirri Kuvendin e Arbrit më 1703 dhe ka pasur shumë merita në çështjet shqiptare.

Edhe pse ai lindi në Itali, asnjëherë nuk e harroi origjinën e tij dhe bëri shumë për Shqipërinë. Ai në çdo fjalë të tij do shprehej me krenari për origjinën e tij shqiptare. Dhe jo vetëm kaq. Me punën dhe veprën e tij ai ngriti lart emrin e familjes së tij të madhe dhe emrin e shqiptarëve. Aq e madhe ishte fama e tij sa ai do përmendej nga personalitetet kishtare më të larta të papatit.

Kështu gjatë vizitës që bëri papa në Shkodër më 25 prill 1993 ai do përmendte disa herë Papa Klementin XI-Albani, duke theksuar lidhjet që krijoi ai mes Vatikanit dhe Shqipërisë. Gjithashtu autori gjerman L.B.Von Pastor, Papa Klementit i ka kushtuar një vend të konsiderueshëm në veprën e tij, duke e quajtur një papë të madh që la gjurmë të thella në kishën katolike dhe në jetën politike evropiane. Ky epitet “i madh” zakonisht përdoret për ato papë që kishin sukses në organizimin kishtar, ndaj dhe trupi i tij i shenjtëruar gjendet dhe sot në pjesën lart të Bazilikatës së Shën Pjetrit në Vatikan dhe bustet dhe portretet e tij janë të shumta.

Dhe një gjë që e bëri të veçantë këtë Papë është fakti se ai pas emrit papnor vendosi mbiemrin e vet Albani, për tu dalluar para gjithë botës se është shqiptar. Duke vendosur mbiemrin e vet ai u kujdes dhe për çështjen shqiptare. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: “Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.”/konica.al/

(Historia e Papëve, dokumentet e Vatikanit)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fisi i njohur i Albanëve dhe Papa Klementi XI
Fisi i njohur i Albanëve dhe Papa Klementi XI
https://1.bp.blogspot.com/-_sg7XBl0Ito/Wq7fzHxO2GI/AAAAAAAAVCo/qWSZ1EzCdUwM0jLgaZoJfYBUINGgBADOwCLcBGAs/s640/largea_bs-clement_xiv1433415691-640x305.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-_sg7XBl0Ito/Wq7fzHxO2GI/AAAAAAAAVCo/qWSZ1EzCdUwM0jLgaZoJfYBUINGgBADOwCLcBGAs/s72-c/largea_bs-clement_xiv1433415691-640x305.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/fisi-i-njohur-i-albaneve-dhe-papa.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/fisi-i-njohur-i-albaneve-dhe-papa.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy